Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë

12 Dhjetor 2021, 07:23| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 22:50

  • Share

Moti i keq, me reshje shiu intensive ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit të Vjosës, ku për pasojë në Novoselë lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 7 banesa, ndërkohë që 4 të tjera janë përmbytur në Fitore, të cilat ishin të ndërtuara në shtratin e lumit. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj më një lidhje për Report Tv bëri me dije se situata në Fitore, argjinatura në urën e Mifolit është çarë dhe ndërkohë po punohet për bllokimin e saj. Mamaj tha se niveli i ujit në lumin Vjosa është në pikë kritike dhe rrezikohen banesat e tjera pranë bregut të lumit.

Ndërkohë, si pasojë e dëmtimit të urës së Mesaplikut, 300 banorë kanë mbetur të izoluar dhe të tjerë që nuk kanë mundur të kthehen mbrëmjen e djeshme në shtëpi e kanë kaluar natën në automjetet e tyre. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Malit’, aks që lidh Vlorën me Selenicën ka prezencë të ujit në rrugë dhe patrullat janë në terren duke informuar drejtuesit që të mos kalojnë pasi është e rrezikshme. Ka pasur dëmtime edhe në urën e Llakatundit dhe Kallaratit. Niveli i ujit në Vlorë rreth orës 02:00 ka arritur në 8 m mbi nivelin e detit, nga 7.6 që ishte rreth orës 23:00 të një dite më parë.

Report Tv solli live përmes gazetarit Armand Xhelili, operacionin e shpëtimit të familjeve në Vlorë të cilët kishin mbetur të izoluar në shtëpi për shkak të ujit. Një rast specifik është ai i dy të moshuarve, pasi çifti kishte ka shkuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë në fshat për shkak të reshjeve për të shpëtuar bagëtitë. Por, ata mbetën të bllokuar nga uji dhe u detyruan të kalojnë natën në të ftohtë për 20 orë në tarracë. Ushtria bëri të mundur evakuimin e tyre së bashku me bagëtitë. Sipas ministrit të Mbrojtjes, deri më tani janë evakuar 30 familje.

Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier, ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha se niveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike.

Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 familje. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Sakaq, Në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht janë pa drita. Në Gjirokastër, 4 fshatra janë pa drita pasi është dëmtuar shtylla e tensionit elektrik, duke lënë në errësirë zonat Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

Në terren kanë zbaritur të gjitha strukturat, nga ushtria, policia, prefektura të cilët po punojnë për të stabilizuar dhe mbajtur nënkontroll situatën. Ministrja e Bujqësisë bëri me dije se në Vlorë është dëmtuar 1 mijë hektarë tokë bujqësore, ndërsa theksoi se situata do të vijojë të stabilizohet në orët në vijim.

 

 

 

 

Ora 20:13
Lumi Vjosa 8 metra mbi nivelin e detit, bie niveli në Memaliaj e Tepelenë! 500 ha tokë nën ujë në Novoselë! 12 familje të evakuara

1614074520_covershkodrapermbytjet2.jpg

Niveli i Vjosës është aktualisht mbi 8 metra. Ka rënie të nivelit në Memaliaj e Tepelenë referuar prurjeve. Nga përmbytjet sipas llogaritjeve paraprake janë rreth 500 hektarë tokë të përmbytura në zonën e Novoselës, Bishan, Fitore dhe Mifol. Janë të evakuara aktualisht 12 familje të vendosura tek të afërmit e tyre. Në komunë dhe Konviktin e Vlorës janë gati ambjentet nëse do të duhen sërish për evakuime të tjera. Ndërkohë në fshatin Mesaplik ku u dëmtua totalisht ura një ditë më parë është vendosur një urë provizore vetëm për këmbësorët. Ura për automjetet pritet të ndërhyhet pas normalizimit të situatës nga reshjet.

Ora 18:21
Vlora ‘nën ujë’, Report Tv sjell pamjet eksklusive me dron të zonave të përmbytura

Në vetëm pak ditë shi, disa zona në qytetin e Vlorës janë përmbytur nga uji. Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron, ku shihet se Novosela, fshati Fitore si dhe fshati Mifol janë nën pushtetin e ujit. Qindra ha tokë nën ujë, e për fat të keq janë edhe dhjetëra banesa të përmbytura. Nga sa është raportuar, 11 familje janë evakuuar. Vlora është qarku më problematik si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ora 17:45
Vërshimi  i Vjosës, nxjerr nga strofulla gjarpërinjtë

Reshjet e dendura të shirave përgjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje një pjesë të ndryshme të vendit. Për shkak të reshjeve lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati, ndërsa vërshimi i tij ka nxjerrë nga strofulla edhe gjarpërinjtë, të cilët dimërojnë prej të ftohtit.

Ora 16:32
Vjosa doli nga shtrati, Rama publikon pamjet: Ekipet mjekësore janë në terren për banorët e prekur nga përmbytjet

1639323291_2659532984494578198832185252183448792236639n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me situatën në terren si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Kreu i qeverisë shprehet se ekipet mjekësore janë në terren në gatishmëri për banorët e prekur nga përmbytjet si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

"Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të #Vjosës. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore."-shprehet Rama.

 

Ora 15:23
Reshjet e dendura të shiut, ministrja e Bujqësisë: Probleme tek Ura e Mifolit, jemi në terren! Situata drejt normalizimit

 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, tha për Report Tv se prej ditës së djeshme janë në terren. Ajo deklaroi se po kthehet nga Ura e Mifolit, ku ka qenë me ekipet që hidrovoret të jenë në funksion të plotë. Ministrja deklaroi se ka pasur ndërhyrje tek ura e vjetër e Mifolit për të bllokuar çarjen poshtë të kësaj ure duke e mbushur me gurë masiv. Ndër të tjera ministrja theksoi se në orët në vijim pritet normalizim i situatës

"Ku kemi pasur problematika, kemi ndërhyrë te ura e vjetër e Mifolit për të bllokuar çarjen poshtë kësaj ure duke e mbushur me gurë masiv. Tek lumi Vjosa paraqitet problemi më i madh ku është krijuar një sipërfaqe nën ujë prej 1000 hektarë që po monitorohet dhe sistemi kullues për të evituar çdo bllokim. Ka disa familje që janë evakuuar, emergjencat civile po monitorojnë situatën, janë pak familje, përmes stukturës së veterinarisë po komunikojmë me fermerët për gjënë e gjallë por nuk ka pasur humbje. Me të gjitha njësitë po monitorojmë situatën. Nga ura në Memaliajt mund të shikojmë prurjen e ujërave, shikojmë që ka tendecië renie, aktualisht 4.8 metra, pritet të reflektojë poshtë në rrjedhën e lumit në Fier dhe Vlorë dhe të kalojë emergjenca. Nuk ka rrugë të bllokuara. Ndalova për të takuar dhe fermerët se ka situatë të pafavorshme për të mbjellat. Niveli i ujërave do bjerë shpejt, dhe vetë fermerët mund të punojnë për ta eleminuar. Strukturat janë në dispozicion. Pritet një përmirësim i situatës. Sinjali që marrim nga Memaliaj dhe zonat sipër të Përmetit, presim përmirësim të situatës."-tha Krifca.

Ora 15:20
Përmbytjet në Fier, deputeti i PS-së: Kemi një situatë të vështirë, nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë do bëjmë evakuimin e banorëve

Drejtuesit Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga vërshimi i ujrave të lumit Vjosa në Fier.

Në një deklaratë për mediat nga Ura e Mifolit Balla deklaroi se situata është e pazakontë. Sipas Ballës Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe Bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjete që parashikohej.

‘Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Prefektura dhe Bashkia e Fierit kanë njoftuar dy tre ditë para situatën emergjete që parashikojhej. Ashtu siç e tha edhe z. Çako është prurja më e madhe në 50 vjet, edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje ura e Mifolit nuk u kalua nga ujrat.

Kemi një situatë të vështirë, por unë doja tju thoja që shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujrave të bjeri.

Kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujrave nuk do të bjeri ne do të bëjë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qendrojnë në banesa. Jo se ka një rrezik aktualisht, por ajo që është detyra jonë primare në çdo situatë emergjente është jeta e banorëve.

Disa prej shqetësimeve që kemi marë dhe nga banorët janë pjesa e blektorisë së tyre, qofshin bagëti, qofshin ferma të cilat me dhe me mbështetjen e focave të ushtrisë ne do mundohemi ti nxjerrim nga zona e rrezikut. Më pas do të riforcojmë të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave, Da ta theksoj që investimet në këto 4 vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot.

Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rreziut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin dhe shpresoj që rreth orës 16 të kemi një lajm më të mirë për një ulje të nivelit të ujit në Urën e Mifolit.’- tha Balla.

Ora 14:44
Heronjtë e ditës së sotme, momenti kur policët shpëtojnë të moshuarën në Fier (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje në Fier. Shumë banorë mbetën të izoluar nga uji në shtëpitë e tyre, por policët u kanë ardhur në ndihmë. Ky është momenti, kur në Fier policët kanë shpëtuar një të moshuar.

Ora 14:33
Shtëpi të zhytura nën ujë, qindra hektarë tokë të shkatërruara, Report Tv sjell pamjet me dron, çfarë po ndodh në Fier nga përmbytjet (VIDEO)

Pamjet që kanë mbetur pas përmbytjeve për shkak të daljes nga shtrati të lumit Bosnjë janë të trishta. Report sjell pamje me dron nga Fieri, ku vendi dhe shtëpitë janë të zhytura nën ujë. Shtëpitë tashmë nën pushtetin e ujit, janë braktisur nga banorët, të cilët kanë lënë pas banesat e tyre të shkatërruara e ngritura me mund nga një jetë të tërë. Ndërkohë, qindra hektarë tokë janë dëmtuar nga uji.

Në pamje sillen edhe momenti i evakuimit të banorëve me gomone nga shtëpitë e izoluara nga uji.  

 

Ora 14:02
Reshjet e dëborës, ndalohet përkohësisht qarkullimi në Rrugën e Arbrit, policia: Po punohet për pastrimin e aksit

Qarkullimi rrugor është bllokuar përkohësisht për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin. Aksi rrugor është bllokuar nga dëbora, ndërsa policia thotë se aksi po pastrohet nga borëpastrueset.

“Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po  pastrohet nga borëpastueset.

Shërbimet e Policisë Rrugore  ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore  zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, njofton policia.

Ora 13:25
Tepelenë/ Shpërthen tubacioni që furnizon qytetin me ujë të pijshëm (VIDEO)

Tubacioni i ujit të pijshëm në Tepelenë ka shpërthyer. Tubacioni nga burimi i fshatit Lekël furnizon qytetin me ujë të pijshëm.

Ora 13:12
Ministrja e Bujqësisë inspekton Vlorën: 1 mijë hektarë tokë bujqësore e përmbytur! Situata pritet të përmirësohet në orët vijim

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka shkuar në Vlorë për të inspektuar situatën problematike për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati. Krifca bëri me dije se deri më tani, nga të dyja anët e lumit është përmbytur rreth 1 mijë hektarë tokë bujqësore.

“Po përpiqemi të menaxhojmë një situatë jo të zakontë, por prej 24 orësh ministria e Bujqësisë, prefektura janë të gjithë në terren duke monitoruar dhe duke u përpjekur të kuptojmë ku duhet të jenë ndërhyrjet e nevojshme, për të përforcuar me argjinaturë apo për të mundësuar që skemat kulluese të kryejnë funksionin në mënyrë që ndikimi i reshjeve të jetë sa më i zbutur. Siç thashë është një situatë e rënduar. Konkretisht lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe llogariten rreth 1 mijë hektarë tokë nga të dyja anët e lumit që janë në ujë momentalisht. Pretendohet që gjatë tre ditëve në vijim mund të ketë shkarkim të këtyre niveleve të ujit. Në Memaliaj, uji është ulur në dy metra, hidrovoret janë në funksion të plotë”, u shpreh Krifca.

Ministrja shtoi se në dispozicion të qytetarëve është vendosur edhe shërbimi veterinar për të ndihmuar në zhvendosjen e bagëtive në rastet kur ka probleme.

“Strukturat po punojnë, shërbimi veterinar po, në mënyrë që të mundësojë një komunikim në kohë reale me fermerët me blegtorët për të lëvizur gjën e gjallë nga zonat problematike”, tha Krifca.

Krifca tha se pritet të ketë një ulje të nivelit të ujit që do të reflektohet pas disa orësh, pais në Memaliaj dhe Përmet niveli i ujit është ulur.

"Aktualisht do të ketë ulje, në Memaliaj dhe Përmet ka ulje, ky është lajmi më i mirë që mund të kemi për momentin", tha ajo. 

Ora 12:54
Reshje shiu në të gjithë vendin, OSHEE: Dëmtohet shtylla e tensionit të lartë, 4 fshatra pa drita në Gjirokastër! Defekte në shtyllat elektrike dhe në Selenicë

OSHEE ka njoftuar problematikat që paraqiten në vend si pasojë e reshjeve të shiut. Në qarkun Gjirokastër, situata paraqitet kritike, pasi stuhia ka zhvendosur shtylla e tensionit të lartë duke lënë pa energji Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

Sakaq, si rezultat i rritjes se nivelit të ujit në Nst Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie. Ndërkohë në Vlorë, si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë janë dëmtuar shtylla dhe një kabinë, në fshatin Ganaj në Selenicë. OSHEE bën me dije se në disa zona të vendit është detyruar të bëjë stakime për efekt sigurie, kur ka prezence te ujit ne kabina, Aktualisht të gjithë hidrovorët janë në pune.

Ora 12:40
Reshje dhe përmbytje, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën: Jemi në terren, situata shqetësuese në Vlorë

1639291992_ad2664850ae74f0785ac9eb0bcbad348.jpg

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë një pasqyrim situatës së krijuar nga moti i keq në vend. Përmes një njoftimi 'Mbrojtja' bën me dije se intensiteti I reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit dhe se shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras.

"Prej orëve të para në zonë janë angazhuar mbi 75 efektivë të FA dhe mjete, të cilat po u vijnë në ndihmë strukturave të emergjencave civile në Vlorë e Fier.  Vijon puna në terren për të pastruar nga uji  disa rrugë në bashkinë Gjirokastër, Dropull e Këlcyrë. Punonjësit e Autoritetit Rrugor po vijojnë punën prej dy ditësh për të garantuar qarkullimin e lirë.  Me prioritet po ndiqet situata e krijuar si pasojë e prurjeve të lumit Shushica që nxori jashtë funskionit urën e fshatit Mesaplik në bashkinë Selenicës, por  edhe në fshatin Kallarat në bashkinë Himarë", njofton Ministria.

Ndërkohë që probleme ka sjellë edhe dalja e lumit Osum në fshatin Verrik në Berat, ndaj në bashkinë Dimal e Kuçovë janë evakuuar disa familje.

"Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në zonat, ku ka probleme të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim nëse do të jetë e nevojshme. Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës po ndiqet nga strukturat edhe situata në rrugën Bogë Qafë Thorë dhe Peshkopi- Lurë. Të gjitha strukturat e pushtetit vendor ndodhen në terren për të garantuar vijimin e furnizimit normal me ujë, energji të qytetareve në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri per çdo nevojë", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ora 12:25
Moti i keq në të gjithë vendin, Meta: Autoritetet nuk kanë njoftuar banorët e rrezikuar, institucionet të angazhohen për sigurinë e jetës dhe pronës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës problematike me reshjet në vend, ku në Fier dhe Vlorë ka pasur edhe përmbytje. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Autoritet e mbrojtjes civile dhe Prefekturat nuk kanë njoftuar banorët e rrezikuar nga reshjet, ku sipas tij këto situata priteshin sipas parashikimeve të IGJEUM. Meta iu bën thirrje institucioneve të angazhohen për siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kritike të krijuar, si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura dhe të bllokura nga reshjet e borës.

Jam informuar se situata paraqitet më problematike në Qarkut e Fierit, sidomos në njësinë administrative Levan, fshatin Ferras, ku janë evakuuar 15 familje dhe qindra hektarë tokë bujqësore, ndodhen nën ujë.

Përmbytje të shumta ka edhe në Qarkun e Vlorës, sidomos në zonën e Mifolit ku sipërfaqja e përmbytur e tokës bujqësore i kalon mbi 1200 hektarë, ndërkohë që shumë fshatra në Lumin e Vlorës rezultojnë të izoluara.

Gjithashtu në Veri, Veri-Lindje dhe Jug-Lindje të vendit shumë zona rezultojnë sot të bllokuara nga reshjet e shumta të borës.

Problematik është fakti se ashtu si në të kaluarën, autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë, lidhur me parashikimin e hershëm sipas IGJEUM, që prej ditësh ka njoftuar autoritetet shtetërore në lidhje me parashikimin e motit.

Duke u solidarizuar me banorët e prekur nga pasojat e motit të keq, u bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse shtetërore të angazhohen maksimalisht për sigurinë e jetës dhe të pronës”, shkruan Meta.  

Ora 11:40
Bllokohet rruga e vjetër Vlorë-Fier, lumi del nga shtrati

Lumi Vjosës ka dalë nga shtrati dhe për pasojë rruga e vjetër që lidh Vlorën me Fierin është bllokuar nga uji. Report Tv sjell pamje nga aksi i cili është i përfshrw nga uji.

Ora 10:51
Reshjet e dëborës, ARRSH apel shoferëve: Ulni shpejtësinë, vendosni zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton si paraqitet sot situata në disa nga akset kryesore, pasi vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut dhe bores.

ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu, këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.

Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

Ora 10:41
Natën me dhinë mbi çati, burrë e grua orë të tmerri nga uji! Emergjenca Civile evakuojnë familjen pas disa orësh (VIDEO)

Bashkë me bashkëshorten dhe bagëtinë qëndruan gjithë natës mbi soletën e shtëpisë së tij në Novoselë të Vlorës. Vërshimi i Vjosës bëri që uji të hyjë në katin e parë të banesës. Pas shumë orësh, paradite një gomone e Emergjencave Civile dhe Policisë u nis për ti shpëtuar. Fillimisht u nxorën në tokë Baltazar Nanxa me dhinë.

Më tej, forcat e policisë nisën operacionin për të evakuuar edhe bashkëshorten e tij. Ajo ruante disa kova me ushqime që kishte mundur ti shpëtonte nga përmbytja. Përveç burrë e grua Nanxa u shpëtuan edhe disa persona të tjera në Novoselë. Ato nuk e kishin ndjerë rrezikun dhe nuk ishin njoftuar për të

Në misionin e shpëtimit u bashkua privatisht edhe kapiten Baçi, i cili në ditë zakonshme është në mes të detit. Në Cerven të Fierit u evakuaun dy familjet Rustem Troka dhe Pëllumb Troka Ato ishin lajmëruar që dje për tu larguar por refozuan. Kurse më pas kjo e moshuar që dridhej nga frika u shpëtua nga forcat ‘Shqiponja’

Ora 10:34
Moti i keq/ Prej 48 orësh dy njësi administrative në Pogradec pa energji elektrike, disa fshatra në Korçë pa drita

Foto ilustruese 

Si pasojë e reshjeve të shumta në segmentin e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 70 cm, ku pavarësisht punës dhe mirëmbajtjes së rrugës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë, ndërsa Voskopoja dhe Qafa e Qarrit nuk kanë probleme me kalueshmërinë e mjeteve pasi dëbora varion nga 5 deri në 15 cm.

Probleme me energjinë elektrike vijon të ketë në territorin e Bashkisë Maliq pasi reshjet janë shoqëruar edhe me erë të fortë.

Mungesë të energjisë ka në Gorë, Moglicë, Kolanec, Zboqëri ndërsa mësohet se grupet e punës ndodhen në terren për të rikthyer energjinë.

Ndërkohë në Pogradec prej 48 orësh pa energji dy njësi administrative Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht. OSHEE thotë se është duke punuar por në asnjë nga tre njësitë energjia nuk është kthyer deri më tani.

Ka pasur edhe rrëshqitje dherash në fshatin Zall Torrë dhe po merren masa për hapjen e rrugës.

Akset nacionale  aktualisht janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme me përjashtim të disa rrugëve dytësore rurale në të cilat mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Këshillohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ora 09:31
Vjosa del nga shtrati në Fier, Çako: Nuk ka përmbytje masive, në Ferras disa banesa të përmbytura, janë evakuuar banorët

Reshjet e shiut kanë sjellë problematika edhe në qarkun e Fierit, ku për shkak të daljes së lumit Vjosa nga shtrati ka pasur përmbytje. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako duke dhënë detaje mbi situatën në Fier tha se nuk ka përmbytje masive , por në zonën e Ferrasit disa zona janë përfshirë nga uji, duke bërë që banorët të evakuohen.

“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë. Jo që është më e rëndësishme është kapja  e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ndihmës ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe vendore. Tashmë mund të themi se nuk kanë rrezik. Pritet intensitet në rënie në prurjet e Vjosës, ç’ka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze”, tha Çako.

Ora 08:35
Vlora nën ‘pushtetin’ e ujit, dëmtohet ura e Mesaplikut, izolohen 300 banorë

1639294563_1639294449WhatsAppImage20211212at0729322.jpeg

Foto ilustruese

Dëmet nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati kanë qenë të mëdha. Report Tv me gazetarin Armand Xhelili mëson se gjatë natës është dëmtuar ura e Mesaplikut dhe për pasojë 300 banorë të fshatit kanë mbetur të izoluar. Ndërkohë, ata banorë që nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi e kanë kaluar natën në automjetet e tyre.

Ora 08:21
Situatë alarmante në Fitore të Selenicës, flet prefekti Mamaj për Report Tv: Parametrat e ujit në pikën kritike, rrezikohen banesat! Po marrim masa për forcimin e argjinaturës

Prefekti Flamur Mamaj bëri me dije për Report TV se situata është kritike në Fitore të Selenicës pasi lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati dhe për pasojë rrezikohen banesat e zonës. Deri më tani në këtë zonë janë përmbytur 4 shtëpi, por Mamaj theksoi se ato janë të ndërtuara në shtratin e lumit. Prefekti bëri më dije se niveli i ujit në urën e Mifolit është në pikën kritike dhe po merren masa për forcmimin e argjinaturës.

“Situata është e vështirë, parametrat ose niveli i ujit në Mifol është nga më historikët duke e krahasuar me 2015 ose 2017, por falë argjinaturës që është ndërtuar kohët e fundit po përballojmë me shumë vështirësi përmbytjen në fshatin Fitore. Në parashikimet tona ishte çdo gjë  e parashikuar pasi intensiteti i reshjeve në 48 orët që kaluan ishte tejet i lartë.

Reshjet kanë pushuar, niveli në Memaliaj është në rënie, por kjo nuk po pasqyrohet ende në Mifol, po marrim masa për të forcuar argjinaturën. Jemi në pikën kritike, jemi në rrezik por jemi angazhuar për ta përballuar”, tha Mamaj për Report Tv.

Ai gjithashtu bëri me dije se banorët e zonës në qarkun e Vlorës janë lajmëruar për këtë situatë kritike, ndërsa ata në banesat e përmbytura janë evakuuar.

“Pjesën e lajmërimit me popullatën, përreth kësaj zone të paktën për qarkun e Vlorës e kemi kryer. Tashmë disa banesa që kanë qenë në këmbët e urës së Mifolit, janë në pushtetin e ujit. Njerëzit janë evakuuar. Janë 4 banesa, pasi këto përmbyten zakonisht edhe nga shirat më të dobëta pasi janë ndërtuar në shtratin e lumit Vjosë. Kemi 10 ditë që e ndjekim situatën, kemi marrë masat që ta paktën mos të kemi humbje jete në njerëz, intensiteti i shirave kanë bërë të mundur rritjen e prurjeve në Vjosë”, u shpreh ai.

Ora 07:52
VIDEO/ Dëmtohet ura e Kallarat në Selenicë, e pakalueshme nga banorët

Report Tv ka siguruar pamje nga ura e dëmtuar Kallarat në bashkinë e Selenicës. Si pasojë e daljes nga hstrati të lumit Vjosë, ura është bërë e pakalueshme.

Ora 07:32
VIDEO/ Lumi Vjosa del nga shtrati, shtëpitë në Fitore të Vlorës të zhytura nën ujë

Si pasojë e daljes së lumit Vjosë nga shtrati, shtëpitë në Fitore të Vlorës janë zhytur nën ujë. Këto janë pamjet që Report Tv ka siguruar nga një banesë në zonën e Fitores, ku uji e ka mbuluar pothuajse të gjithën.  

Ora 06:17
Situatë alarmante në lumin e Vjosës, çahet diga e urës së Mifolit! Uji po depërton në pjesën e poshtme të saj(FOTO)

 

1639288549_Capture.PNG

Një situatë me intensivitet të lartë të reshjeve ka prekur lumin e Vjosës ditën e djeshme dhe ka vijuar edhe gjatë natës me një rritje të nivelit të ujit në shifra alarmante. Sipas njoftimeve nga Report Tv, si rezultat i prurjeve rreth orës 03:30 lumi i Vjosës ka çarë digën e Urës së Mifolit duke shkaktuar një depërtim të ujit në pjesën e poshtme të saj. Shifrat alarmante janë shtuar gjatë natës në 8 metra mbi nivelin e detit dhe sipas dëndurive të shumta të reshjeve niveli i ujit mund të shkojë në pikën kritike 8.2 metra mbi nivelin e detit. Deri më tani 11 famije janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm të lumit Vjosa. Në fotot e siguruara  mund të shihet ndërhyrja me mjete të posaçme në Urën e Misfolit pas çarjes së digës nga reshjet e dënduara të cilat arritën deri në 8 metra mbi nivelin e detit

Ora 02:30
Del jashtë kontrolli situata e lumit të Vjosës, shkon në pikën kritike 8m mbi nivelin e detit në një hark kohor prej 2 orësh! Rreziku shtohet nëse rritet në 8.2

1639273504_Capture.PNG

 Vijon situata kritike e lumit të Vjosës i cili pati një rritje mbrëmjen e sotme në 7.6 metra mbi nivelin e detit sipas Prefektit të Vlorës Flamur Mamaj. Situata në këto momente është përkeqësuar sipas informacioneve nga Report Tv ku mësohet se niveli i ujit ka prekur shifrën 8 metra mbi nivelin e detit.

Me nje rritje deri në 8.2 të nivelit të ujit do të kemi një situatë jo lehtësisht të përballueshme duke hasur probleme të mëdha në banesa. Deri më tani numri i banesave të prekura është 11. Ende nuk dihet sesi do të vijojë situata kritike e lumit të Vjosës e shkaktuar nga intesiteti i lartë i reshjeve. I vetmi favorizim është era lindore e cila mund të ndikojë në derdhjen e lumit të Vjosës në det, por sipas rritjes gjatë këtij harku kohor ky proces mbetet i vështirë. Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive nga ngjarja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Afrimi: 12/12/2021 20:52

    E KAM PARE VJOSEN NE VERE E KA SHUME UJE...,,,PA LE NE DIMER...VJOSA DUHET TE THELLOHEN NE VERE DHE TE VENDOSEN BLLOQE BETONI NE PJESET KU UJI DEL NE FUSHA...DHE TE MBILLNI PEME ANES SHTRATI LUMIT ...QE TE JENE PEME QE THITHIN SHUME UJE....qeveria nuk punon ne lumenj..sepse I vjedh parate....

    Përgjigju
  • andrea: 12/12/2021 17:56

    Cdo vit i njejti avaz perse nuk meren masa parandaluse duke regulluar shtratin e lumit....???

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2021 13:47

    Ore po skom pa nji ushtar jo me makine ushtrie.. jemi ne terren ku janehahhahahaha

    Përgjigju
    • Ushtari: 12/12/2021 18:48

      Kubje ne terren ti mer pacavure tirone.ti he Duke pi raki me gjiz se dukesh nga e folur qe sje e ske lidhje me jugun ku Jan cunat Duke punuar.legen muti po pate inot qeverin shaje pi mos na ha hakun. Legen halesh

  • Sasha "zonja e pare": 12/12/2021 13:38

    Ujit,zjarrit dhe termetit,nuk ka zot ti dal perpara,kryesore eshte mos te kete humbje jete nga populli, pa te tjerat rregullohen. Aman i lutemi qeverise mos te shqetesohet agushi me sashen per keto permbytjet,se na mbetet presidenti "pa dashuri". "O fshatar o zemer gure,qytetar s'behesh kurre,sikur te nderrosh edhe 7 lekure". Mbylljani atij hajduti te cmendur facebook, se irriton gjithe dynjane.

    Përgjigju
  • B*3: 12/12/2021 10:50

    Problemi eshte i dyfishte: nga njera ane mungesa praktikisht totale e punimeve nga pushteti lokal (nuk i takon Qeverise,e majte apo e djathte qofte, te merret me punimet lokale) dhe nga ana tjeter, sjellja e papergjegjshme e popullit. Populli shqiptar, edhe pse s'ka patur buke te hante gjate diktatures, ishte popull solidar. Nuk prishnin pronen e perbashket. Kete vere, i vune zjarrin Shqiperise nga veriu ne jug. Ato peme dhe shkurre qe u dogjen nuk i ka vene Zoti qe ti shfarrosim, por i ka vene te na mbrojne nga permbytjet, rreshqitjet e dheut... se shpejti Orikumi do mbytet nga balta se i gjithe gadishulli u dogj. Keq me vjen, por kur populli te ndergjegjesohet se s'mund te bej dot pa natyren, atehere pushteti lokal nuk ka nga ja mban, do bej punen sic duhet. Po ndenji populli ne injorance, pushteti do mbushi vec xhepat dhe do perballet me katastrofa te tilla.

    Përgjigju
  • Gorari: 12/12/2021 10:39

    dhe behini sa me afer Lumit shtepiat ska problem

    Përgjigju
    • fshati: 12/12/2021 12:31

      tamam e pastaj fajin e ka qeverija (ose saliu) se del lumi e permbyten keta debilat.

  • Goni: 12/12/2021 08:41

    Cfare prefekti je ti..ti je nje maskara si gjithe te tjeret qe flini ne ZYRA gjithe vitin..duke marre rroga kot..kur duhej te kishit mbjellur peme anes shtrateve te lumejve....mjere populli qe ju zgjedh ju...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?