Situatë alarmante në Fitore të Selenicës, flet prefekti Mamaj për Report Tv: Parametrat e ujit në pikën kritike, rrezikohen banesat! Po marrim masa për forcimin e argjinaturës

12 Dhjetor 2021, 08:21| Përditesimi: 12 Dhjetor 2021, 08:26

  • Share

Prefekti Flamur Mamaj bëri me dije për Report TV se situata është kritike në Fitore të Selenicës pasi lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati dhe për pasojë rrezikohen banesat e zonës. Deri më tani në këtë zonë janë përmbytur 4 shtëpi, por Mamaj theksoi se ato janë të ndërtuara në shtratin e lumit. Prefekti bëri më dije se niveli i ujit në urën e Mifolit është në pikën kritike dhe po merren masa për forcmimin e argjinaturës.

“Situata është e vështirë, parametrat ose niveli i ujit në Mifol është nga më historikët duke e krahasuar me 2015 ose 2017, por falë argjinaturës që është ndërtuar kohët e fundit po përballojmë me shumë vështirësi përmbytjen në fshatin Fitore. Në parashikimet tona ishte çdo gjë  e parashikuar pasi intensiteti i reshjeve në 48 orët që kaluan ishte tejet i lartë.

Reshjet kanë pushuar, niveli në Memaliaj është në rënie, por kjo nuk po pasqyrohet ende në Mifol, po marrim masa për të forcuar argjinaturën. Jemi në pikën kritike, jemi në rrezik por jemi angazhuar për ta përballuar”, tha Mamaj për Report Tv.

Ai gjithashtu bëri me dije se banorët e zonës në qarkun e Vlorës janë lajmëruar për këtë situatë kritike, ndërsa ata në banesat e përmbytura janë evakuuar.

“Pjesën e lajmërimit me popullatën, përreth kësaj zone të paktën për qarkun e Vlorës e kemi kryer. Tashmë disa banesa që kanë qenë në këmbët e urës së Mifolit, janë në pushtetin e ujit. Njerëzit janë evakuuar. Janë 4 banesa, pasi këto përmbyten zakonisht edhe nga shirat më të dobëta pasi janë ndërtuar në shtratin e lumit Vjosë. Kemi 10 ditë që e ndjekim situatën, kemi marrë masat që ta paktën mos të kemi humbje jete në njerëz, intensiteti i shirave kanë bërë të mundur rritjen e prurjeve në Vjosë”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?