Kryeministri Edi Rama vijon inspektimet në Vlorë. Ai është ndalur dhe te rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve.
Rama thotë se bashkë me këtë projekt fillon dhe faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore.
“Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët. Edhe këtë do ta bëjmë si sheshi në anën tjetër. Edhe këtë pallatin besoj ekeni futur, jo për ta integruar dhe këtë se smund të rrijë si gogol komunist.
Dhe kjo pjesa këtu që është keqkuptuar si stacion autobusat. Është hapësirë pedonale e hijezuar që është dhe një lloj i evokimit të tempullit të historisë por në të njëjtën kohë mund të përdoret për panaire, treg artizanal e tematik, gjatë gjithë kohës jetëson sheshin edhe për produkte të zonës. Këtu te kjo duhet një rikonceptim për ta lidhur me shkallarin që të vijë e gjithë historia”, thotë Rama lidhur me projektin.
Këtë herë, në shoqërinë e deputetit të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Dritan Leli, kreu i qeverisë është njohur me punën e deritanishme në zonën e Sheshit të Flamurit ku ka dhënë dhe porositë e fundit.
Lajmi kryesor: