Investimet për Vlorën turistike/ Rama: Meta ka bllokuar vijimin e projektit infrastrukturor, po e presim prej nëntorit

4 Janar 2021, 13:12| Përditesimi: 4 Janar 2021, 20:39

  • Share

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ka ngritur shqetësimin se presidenti Ilir Meta, ka bllokuar një pjesë të investimeve të projektit të ri të infrastrukturës turistike të Vlorës, që do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t'i shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë elementë të rinj të mobilimit urban.

Rama thotë se që nga fillimi i nëntorit që presin protfuqinë për një autorizim formal nga presidenti Ilir Meta, pasi është bërë gjithë negociata me fondin Saudit nga ana e qeverisë. Deri në momentin që do ti jepet plotfuqia nga presidenti pjesa tjetër e projektit që janë korsitë e biçikletave dhe trotuaret, do të jetë e bllokuar.

“Nuk kemi dashur të bëjmë debat publik të politizuar për këtë por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit që presim protfuqinë për një autorizim formal  nga presidenti pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin Saudit dhe faktikisht është bllokim total sepse në momentin që nuk i jepet plotfuqia ne nuk e realizojmë dot.

Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime. E para gjithë rehabilitimin dhe sistemimin e kësja rruge që është deri poshtë në Rradhimë dhe pastaj në Orikum plus rrugën tjetër sepse pjesën e Rradhimës e kemi premtuar me kohë sepse do ta bëjmë duke futur elementë të lungomares”, tha Rama.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe kryebashkiaku Dritan Leli, i cili thotë për fazën tjetër të projektit investimi është garantuar nga qeveria por ka një shqetësim nga opinioni publik të bllokimit në presidencë të plotfuqisë së fondeve të garantuara tanimë.

“Ky investim fillon nga sot nga Tuneli i Vlorës drejt Orikumit ku do investon rreth 10 milion dollarë. Do doja që ky projekt të vazhdonte dhe me pjesën tjetër të projektit që janë korsitë e biçikletave dhe trotuaret. Investimi është garantuar nga qeveria dhe ka një shqetësim nga opinioni publik të bllokimit në presidencë të plotfuqisë së fondeve të garantuara tanimë për të kaluar në fazën tjetër të investimit.

Duhet të ketë patjetër një reagim për ta çuar përpara e për ta ngritur këtë investim, vetëm për arsye të plotfuqisë nuk mbërrin kjo pjesë tjetër e investimit në territor. Për të mbërritur këto investime të dakordësuara, Vetëm për arsye të plotfuqisë nuk mbërrin kjo pjesë tjetër në territor”, tha Leli.

Rama shton se pjesë e këtij projekti është edhe rruga e re që do të sigurojë ndarjen e trafikut të makinave nga traseja ekzistuese, e cila do të kthehet në zonë këmbësore në pjesën e Radhimës, ku do t'i jepet prioritet pushuesve e njësive të shërbimit të zonës.

Ora 20:07
'Mos u mërzit që PD-ja të mbeti në det', Rama ngre dolli me raki me vlonjatët: Ky kamarieri është me LSI-në që nuk vjen? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve në Vlorë është ulur në një kafene duke konsumuar raki, ku nuk i ka kursyer batutat me qytetarët.

Edi Rama: O kamarier, hajde, hajde
Qytetari: Është me LSI-në ai
Rama: Janë futur nëpër vrima ata të LSI-së tani, çoç gatuajnë atje brenda
Pronari i lokalit: Të urojmë shëndet
Rama: E do një gotë raki edhe ti?
Pronari i lokalit: Unë do ta jap se jam pronari i lokalit
Rama: Jo, nuk ke çfarë na jep fare ti
Qytetari: Do të qerasim ne
Rama: Bjere atë kamerierin, me LSI-në e ke jetë?
Pronari i lokalit: Kamarieri është me ty
Rama: Hajde gëzuar çuna
Qytetari: Hajde shiko xhaxhi Edi Ramën LIVE, do ta shikojë LIVE
Rama: Sa vjeç je?
Fëmija: 7
Rama: Një vit më i madh se Zaho
Pronari i lokalit për gruan: Unë jam burri i kësajm bëjmë debat për ty në shtëpi ndonjëherë
Rama: Ti qenke burrë zotëri, dhe unë jam burri i asaj

Ndërkohë në postimin në Instagram, Rama ka treguar një bashkëbisedim me një nga vlonjatët. 

Një gëzuar me vlonjatë mes të qeshurash që kulmuan në fund me një demokrat:

- Gëzuar vëlla e mos u mërzit për PD që të mbeti në det!
- Po ç'të mërzitem o vëlla, ne PD gomë rezervë e kemi sa të të kemi ty!

Ora 14:36
'Ky pallat s’mund të rrijë aty si gogol komunist', Rama për rindërtimin e sheshit të flamurit në Vlorë: Do transformohet në një qendër për të gjitha moshat

Kryeministri Edi Rama vijon inspektimet në Vlorë. Ai është ndalur dhe te rindërtimi i Sheshit të Flamurit e kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve.

Rama thotë se bashkë me këtë projekt fillon dhe faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme hapësira këmbësore.

“Do të pritet kulla e asnjëherëpërfunduar në mes të sheshit dhe baza e saj prej tre katesh të larta do të transformohet në një qendër komunitare për të gjitha moshat, me hapësirat e saj argëtuese e kulturore, duke krijuar edhe një tjetër stacion për vizitorët e turistët. Edhe këtë do ta bëjmë si sheshi në anën tjetër. Edhe këtë pallatin besoj  ekeni futur, jo për ta integruar dhe këtë se smund të rrijë si gogol komunist.

Dhe kjo pjesa këtu që është keqkuptuar si stacion autobusat. Është hapësirë pedonale e hijezuar që është dhe një lloj i evokimit të tempullit të historisë por në të njëjtën kohë mund të përdoret për panaire, treg artizanal e tematik, gjatë gjithë kohës jetëson sheshin edhe për produkte të zonës. Këtu te kjo duhet një rikonceptim për ta lidhur me shkallarin që të vijë e gjithë historia”, thotë Rama lidhur me projektin.

Këtë herë, në shoqërinë e deputetit të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Dritan Leli, kreu i qeverisë është njohur me punën e deritanishme në zonën e Sheshit të Flamurit ku ka dhënë dhe porositë e fundit.

 

Ora 12:26
Rama inspekton investimet në Lungomare+: Merr formë një hapësirë publike turistike me 5 yje! Leli: Plazh si në Karaibe (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Lungomare+ të Vlorës, e cila po merr formë me një plazh të ri të kombinuar urban dhe natyral.

Rama thotë se në këtë projekt është parashikuar 1 kilometër plazh, urban dhe natyral, pishinë olimpike e pishina e fëmijëve, parkingu nëntokësore, shëtitore me pisha, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje.

“Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje”, thotë Rama.

Kryebashkiaku Dritan Leli i cili po i tregonte punimet Ramës ka thënë se Lungomare+ ka një lloj standardi me 5 yje, duke e krahasuar me plazhet në Karaibe.

“Këtu është fillimi i pjesës së re të investimit. Është Lungomare 2. Është 1 km. Shëtitorja thuajse ka përfunduar në 95% të saj. Kanë nisur të mbuillen pishat e reja. Do vazhdojë deri në fund fare ku e gjithë shëtitorja do të jetë e mbuluar me pisha. Ka funksionuar shumë mirë sistemimi i plazhit, me pjesën dekorative me atë natyrale. Kemi rreth 6 mijë metra katrore plazhe të krijuara, pavarësisht se në disa raste njerëzit ankohen; jo s’do kemi më plazhe, por beton’. S’ka pasur asnjë standard të tillë plazhe publike. Standard plazhi me 5 yje. U tha se plazhi do të mbushej nga inertet, por shikoni si është bërë. Plazhi është kthyer si në Karaibe”, tha Leli.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • CNN: 05/01/2021 18:37

    ATE PALLATIN NE MES TE SHESHIT O EDI RAMA PRISHE FARE,,,MOS I LER ASNJE KAT ,,,TE KETE FRYMEMARRJE VLORA ATY NE ATE SHESH ,,,SEPSE EDHE ATY SI NE TIRANE KA MBYTJE ME PALLATE...

    Përgjigju
  • Vlonjatja dashnorja histerike e Lushnjarit: 04/01/2021 17:57

    Vlonjatet bajga nuk lanë gje pa shkaterruar leta 30 vjet. Kane ndertuar shemtuar si xhuxhëria e tyre e shemtuar.

    Përgjigju
  • albi: 04/01/2021 14:00

    Boll ndertove bere 2 km lungomare ne 8 vjet tani edhe pjesen tjer deri ne Orikum deri ne vitin 2080 e perdudon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?