Një ditë pasi akuzoi KAS se po i kthente votat e tij në të pavlefshme, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish. Në një postim në rrjete sociale, Braçe shpjegon se në një fletë votimi që ka publikuar, brenda një kutie votimi në njësinë nr.5, vota është vetëm për PS por ngre pikëpyetjen se pse KAS e ka shpallur të pavlefshme.
Ndërsa ka publikuar edhe manualin e KQZ se si duhet plotësuar fleta e votimit, Braçe shkruan se në asnjë nga shembujt për votën e pavlefshme nuk përputhet me shumicën e atyre votave të pavlefshme që po shpall KAS. Ai ka publikuar një tjetër fletë votimi, ku shenja “X” është vendosur saktë në kutinë për emrin e tij, por në rastin e partisë, është vendosur jashtë, e shpallur gjithashtu e pavlefshme.
“Përse një vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudës është konsideruar e pavlefshme? Përse KAS këtë shenjë e quan të pavlefshme?! Pse zemra është e vlefshme dhe topi i Matos jo?”, shkruan ai.
Braçe i referohet gjithashtu edhe një artikulli për të nëse KAS ka zbuluar shitblerje votash në emër të tij, dhe në të cilin hidhen dyshime për formën se si kanë votuar disa votues për të. Në fund Braçe shton se nëse KAS mendon se ka blerë vota, duhet të dalë me një vendim të qartë.
“Tani, nëse KAS mendon siç e ka shpjeguar vetë në këtë shkrimin në foton e tretë e të katërt se “Erion Braçe ka blerë votë e për ta kontrolluar ka urdhëruar kryqin tek emri”, ok ta thotë me vendim të qartë këtë për të 192 votat në 740 kuti”, ka shkruar Braçe, duke iu referuar 129 votave që deri më tani i janë shënuar si të pamerituara nga rinumërimi.
Mes votave të pavlefshme, Braçe ka ndarë edhe një fletë votimi të një zgjedhësi, i cili ka votuar në mënyrë të pazakontë për PS, me shenjën e një organi gjenital. Kjo fletë votimi solli edhe reagimin e anëtarit të PD në KAS, Ledio Braho.
Reagimi i plotë:
RINUMËRIMI DHE TOPI I MATO GRUDËS!
JO PËR VOTAT E MIA;
PËR VULLNETIN E NJERËZVE SHPREHUR ME VOTË!
VOTA NË FOTON E PARË ËSHTË NUMËRUAR DJE;
ISHTE NË NJË NGA KUTITË E NJËSISË NR. 5 DHE ËSHTË VOTË VETËM PËR PARTINË!
KAS E KA SHPALLUR TË PAVLLEFSHME!
PO PËRSE?
Përse një vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudës është konsideruar e pavlefshme? Përse KAS këtë shenjë e quan të pavlefshme?! Pse zemra është e vlefshme dhe Topi i Matos jo?!
Më në fund dje, një mik që arkivon, më dërgoi elektronikisht MANUALIN E KQZ PËR VOTËN E PAVLLEFSHME!
Në asnjë nga shembujt e KQZ, TOPI I MATOS NUK E BËN VOTËN E PAVLLEFSHME; SHIHINI!
Madje në MANUALIN E KQZ, asnjë nga shembujt për votën e pavlefshme NUK PËRPUTHET ME SHUMICËN E VOTAVE TË PAVLLEFSHME QË PO SHPALL KAS!
Shiheni foton E PESTË në radhë: NË CILIN NGA SHEMBUJT E KQZ PËR FLETËT E PAVLLEFSHME PËRFSHIHET E SHPALLET E PAVLLEFSHME KJO VOTË?!
Si kjo janë me dhjetëra!
TANI, NËSE KAS MENDON SIÇ E KA SHPJEGUAR VETË NË KËTË SHKRIMIN NË FOTON E TRETË E TË KATËRT SE “ERION BRAÇE KA BLERË VOTË E PËR TA KONTROLLUAR KA URDHËRUAR KRYQIN TEK EMRI”, OK, TA THOTË ME VENDIM TË QARTË KËTË PËR TË 129 VOTAT NË 740 KUTI;
Vetëm se duhet të shpegojë se si blihet një votë për çdo 6 kuti!
E thjeshtë, bëhet!
Lajmi kryesor:
Rinumërimi për Tiranën vijon me të njëjtin ‘trend’, hapen 872 kuti! PD 453 vota që s’i takonin, PS 332 vota! Braho: S'ka trafikim
Xh.D/SI.E./ReportTv.al
