Luisi i plagosur, gjatë vizitës në spital nga shokët e ekipit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

24 Nëntor, 21:52| Përditesimi: 24 Nëntor, 22:03

  • Share

Tiranë- Rreth një javë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pas sherrit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka folur nga shtrati i spitalit edhe bashkëmoshatari i tij që mbeti i plagosur rëndë teksa përpiqej që ta shpëtonte.

Luis Meçe, djali 14-vjeçar që po kurohet nga mjekët për plagët e marra tregon se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë. Sipas tij në momentin që Martini u vra nga bashkëmoshatari, të pranishëm kanë qenë edhe dy persona të tjerë.

Madje kërkon që të bëhet një ekspertizë më e detajuar, pasi edhe vetë ka plagë nga dy armë të ndryshme mprehëse.

“Nga ai moment mbaj mend që shoku i Marjos, një djalë me flokë të gjata më goditi pas shpine. U ktheva, e godita. Kur u ktheva përsëri pashë që Mario kishte nxjerrë thikën dhe po godiste Martinin në zemër, shkova direkt për të mbrojtur Martinin. Më pas më kapi një burrë që nuk e pashë kush ishte, më kapi dhe më ngriti në ajër. Kur u ktheva prapë pashë që Mario ishte ngritur dhe më drejtoi thikën për në zëmër. Vura dorën përpara. Thika më preku vetëm pak zemrën. Më pas ai kaloi thikën nga dora e majtë në të djathë dhe donte të më sulmonte në fyt. Unë ula kokën dhe e godita me dorën e vetë në ballë. Pastaj vazhdoi lufta. Ai më qëlloi 6 herë në pjesën e kraharorit, por 4 herë më kapi. Unë pashë që thika e tij ishte më e madhe se dora ime dhe u tremba. Shkova dy hapa pas dhe e qëllova në fytyrë. Më rrethuan dy. Nga frika që kisha i qëllova aq fortë, sa njërit ia përplasa kokën te hekuri, Marios. Atij tjetrit i kam qëlluar në sy dhe ia futa vrapit”, rrëfen Luisi.

Ai thekson për “Euronews Albania” se kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë, që sipas tij është burri që e ka ngritur peshë. Luisi bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi ka plagë me armë të ndryshme.

Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, kurse sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një tjetër 14-vjeçar, që Gjykata e Tiranës e la në paraburgim.

Gjithashtu gjeti të premten (22 Nëntor), ditën që u dha masa e sigurisë për të dyshuarin, edhe thikën e hedhur bashkë me çantën pranë ATSH-së dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngritur edhe debatet për kufizimin apo mbylljen e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat, nga ku ka nisur sherri, por edhe janë postuar video pas krimit nga autori. Nisma është lancuar nga kryeministri Edi Rama, si fushatë kundër bullizmit, rrjeteve sociale dhe parandalimit të ngjarjeve të tjera të ngjashme.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?