Rrënojat antike në Belsh, pas kronikës së Report TV arkeologjia nis ekspeditën

13 Qershor 2020, 17:04| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 17:15

  • Share

Pas filmimeve të shfaqura për herë të parë nga Report Tv të qytetërimit antik në Belsh, nis ekspedita nga instituti arkeologjisë. Tre arkeolog kanë zbarkuar në terren për të duke nisur identifikim e këtij vendbanimi të paregjistruar më herët.

Report Tv ndoqi nga pranë arkeologet në terren të cilët thonë se: “Është një objekt i periudhës romake, termë e periudhës romake ose thënë thjeshtë një banjë e kësaj periudhe. Ajo që nuk dimë për momentin është se nuk dimë në funksion të kujt ka qenë, është një stacion rrugor, është pjesë e një qyteti të periudhës romake apo është e një vile të periudhës romake. Ajo që do të pasojë këtë moment të parë që ka të bëjë me verifikimin në  terren që po bëjnë specialistët e institutit të trashëgimisë kulturore është që do të ketë një vendimmarrje për këtë monument, kuptohet do të pasohet më pas nga gërmimi arkeologjik, nga studimi dhe më pas nga konservimi. Qëllimi është që ti shtohet jo vetëm zonës së Belshit por edhe fondit të trashëgimisë kulturore një monument siç është dhe një termë e periudhës romake”, u shpreh arkeologu, Mariglen Meshini.

Vetëm 3 km larg qytetit të Belshit në fshatin Rrasë ky vendbanim në të cilin veç rrënojave të një ndërtese romake termë e shekullit të dytë ka dhe praninë e eshtrave të lashta. E pikërisht këto eshtra faktojnë se në këtë zonë ka pasur jetesë të hershme dhe qytetërim.

Nga matjet e arkeologëve sipërfaqja e këtij zbulimi arrin në 1000 m2 ndërsa çka dyshohet se është ende e pazbuluar është në përmasa më të mëdha.

Për kreun e bashkisë Belsh zotin Arif  Tafani ky zbulim do të shtojë asetet turistike të këtij qyteti.

“Në njësinë administrative Rrasë, sot jemi këtu para një zbulimi të ri arkeologjik, një zbulim rastësor nga pronari i tokës në fakt. Çdo ditë Belshit të ri turistik i shtohen asete të rinj të rëndësishme në këtë fushë”, tha kryetar i bashkisë Belsh, Arif Tafani.

Report Tv ishte media e parë që filmoi këto rrënoja e me pas Instituti i Arkeologjisë shfaqi interes për të nisur një ekspeditë.

Nga punimi i tokës nga banorët e zonës ky zbulim arkeologjik pritet të sjellë një interes për turizmin historik e arkeologjik.

Belshi njihet edhe për vendbanimin ilir të zbuluar nga arkeologët Hasan e Neritan Ceka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?