Moti i keq, rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, pas disa orësh e bllokuar, hapet njëra nga korsitë! Radhë të gjata automjetesh

1 Prill 2022, 17:52| Përditesimi: 1 Prill 2022, 22:24

  • Share

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin, por problematikat më të mëdha janë shënuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd, tek ura e Murrashit. Sasi gurësh të madhësive të ndryshme dhe dherash kanë rrëshqitur nga mali duke bllokuar rrugën, ndërsa kanë prishur edhe trasenë anësore të saj. Kjo ka bërë që aksi të bllokohet ndërsa radha e mjeteve të bllokuara të jetë kilometrike.

Qytetarë të bllokuar dhe radhë të gjata automjetesh, kjo ishte panorama e kësaj rruge prej disa orësh tashmë.  Nga bllokimi mjeteve për orë të tëra ka pasur edhe evakuime të qytetarëve të cilët nën reshjet e shiut kanë lënë mjetet e tyre për të vijuar rrugën në këmbë. Pamjet e siguruara nga Report Tv dallohen shumë prej tyre që nisën të evakuohen.

Firma kontraktore e rrugës po punon për zhbllokimin e plotë të rrugës dhe largimin e inerteve, ku aktualisht është lirua një nga korsitë e rrugës ku bëhet e mundur kalimi, por radhët e mjeteve janë ende të gjata. Kjo korsi e hapur po shfrytëzohet për kalim të automjeteve të të dyja krahëve.

Ky aks rrugor është problematik në mënyrë të vazhdueshme për sa i përket rrëshqitjes së gurëve dhe të dherave, sidomos në kohë me lagështi. Rrëshqitja e gurëve në këtë zonë kthehet në rrezik potencial për jetën e drejtuesve të mjeteve në kohë të keqe. Pavarësisht ndërhyrjeve për të vendosur rrjeta, duket se masat nuk janë të mjaftueshme, pasi edhe sot gurët dhe dherat vërshuan mbi rrugë.  Për shkak të motit të keq, policia apelon për drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Moti i keq me stuhi shiu dhe erë të fortë që ka përfshirë vendin prej dy ditësh ka shkaktuar viktimën e parë. Një i ri nga Kuçova që u rrëzua nga soleta një ditë më parë ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa në Kukës është shembur ura e Shishtavecit e për pasojë 7 fshatra kanë mbetur në izolim. 

Ora 20:42
Hapet pas disa orësh njëra prej korsive në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, fillon lëvizja e automjeteve

Njëra prej korsive në aksin rrugor Elbasan-Librazhd është hapur pas disa orësh bllokimi. Automjetet kanë filluar të lëvizin me kujdes maksimal, pasi reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit po vijojnë.

Ora 20:29
Rëndohet situata në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, fillojnë evakuimet e para të shoferëve, shiu nuk ndalet

 

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është prej disa orësh i bllokuar, ndërsa stuhia e shiut sa vjen bëhet edhe më e shpeshtë dhe furishme.

Qytetarët e bllokuar në automjetet e tyre po ndihmohen nga polica rrugore për t’u evakuuar. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet qartë momenti, kur ata merren nga punonjësit e policisë.

Ora 19:45
Rrëshqasin dhera dhe gurë, ja si duket aksi Elbasan-Librazhd! Shoferët në pritje të zhbllokimit

Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar nga në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, kjo është situata e aktuale në aksin rrugor.

Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 02/04/2022 09:33

    Hahahah ne pritje te mrekullive nga zoti o zot na shpeto... Pika pika qe su bie e na dalin e flasin per standarte e rroga pa interes taksativ... Mir qe se zuri ndonjerin masivi I dheut poshte thuaj por bllokime do ket gjithmone kudo ne Albanistan.

    Përgjigju
  • Iris: 02/04/2022 01:19

    /YLLI/,e gjithe ajo zone ashtu eshte,gjithmone ka pasur rreshqitje dherash e guresh.Ne kohen e Xhaxhit,po te udhetoje andej,si me tren,si me makine,kudo shikoje rrjeta metalike qe ndalonin pasoja te tilla.Kane kaluar 30 vjet ,nuk e di nese ka mbetur ndonje rrjete,a jane vene te reja,por nuk do ishte keq te merreshin masa,sidomos tani qe fillojne dhe shirat e pranveres.

    Përgjigju
  • BENI: 02/04/2022 01:03

    DUHET BERE KANAL ATY NE RREZE TE KODRES ME BETON,,,DHE KESHTU BEHET E MUNDUR QE UJI TE KANALIZOHET DHE TE DERDHET NE LUME,,,NDOSHTA ME ANE TE NJE TUBI APO NJE TUNELI...

    Përgjigju
  • ylli: 01/04/2022 19:47

    RRESHKASIN DHERAT SEPSE I KENI BERE PUNET ME BYTHE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?