Kronikë

Flakët mbi Dhivër të Finiqit vihet nën kontroll pas disa orësh aksioni nga 2 helikopterë të FA! Vatër dhe në varrezat e fshatit Dhërmi (VIDEO)

6 Gusht, 11:36| Përditesimi: 6 Gusht, 20:24

  • Share

Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.

Flakët dogjën sipërfaqe të tëra me shkurre dhe bimësi pyjore. Vatra u raportua prej orës 11:00 të ditës së sotme dhe grupet operacionale u hodhën në terren. U bënë edhe evakuime nga fshati Cerkovinë, ku kishte rrezik më të shtuar nga flakët. Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë pati riaktivizim në faqen e malit edhe si pasojë e temperaturave dhe erës.

Kjo ka bërë që orët e pasdites ekipet e zjarrfikëseve, të mbështura nga trupa të Forcave të Aarmatosura dhe me ndihmën nga ajri të 2 helikopterëve ‘Blackhaëk’, të ndërhyjnë. Ata kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët në Cerkovicë dhe Dhivër të Finiqit.

Prej disa orësh efektivët janë në terren, duke luftuar zjarrin dhe duke shoqëruar banoret brenda perimetrit të caktuar të sigurisë. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se AKMC vazhdon monitorimin dhe koordinimin në terren për elemimin total të rrezikut. Në Cerkovinë njoftohet se rreziku ka kaluar.

Aktualisht nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në fshatrat përreth.

Vatër zjarri pati edhe në Dhërmi të Himarës në orët e mbrëmjes. Zjarri u raportua pranë varrezave të fsatit, teksa Report Tv siguroi pamjet. Autoritetet dhe zjarrfikësja u njoftuan për të vepruar menjëherë, që vatra të mos përhapej.

Ora 20:20
Himarë/ Vatër e madhe zjarri edhe pranë varrezave të fshatit Dhërmi, rrezikohen edhe banesat (VIDEO)

Himarë- Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme edhe në fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarës.

Report Tv ka siguruar pamjet e vatrës së zjarrit pranë varrezave të fshatit, ku flakët janë masive dhe përbëjnë rrezik, pasi pranë saj ka edhe shtëpi të banuara.

Zjarri ka djegur gjithçka përreth tij, bimësi, shkurre e pemë, teksa janë njoftuar edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje.

Ora 19:26
Zjarri në Dhivër të Finiqit/ Helikopteri në ‘luftë’ me flakët, policia evakuon banorët e fshatit Cerkovicë (VIDEO)

Prej disa orësh shërbimi zjarrfikës ka qenë në ‘luftë’ me flakët në Dhivër të Finiqit.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv teksa helikopteri ndodhej në terren për të neutralizuar zjarrin, shërbimet e policisë nga ana tjetër filluan të evakuonin banorët fshatit Cerkovicë.

Megjithatë sipas informacioneve zjarri në zonën e Cerkovicës nuk paraqet më rrezik.


Lajmi kryesor:

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, vetëm 1 mbetet aktive


V.GJ /A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?