Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën

16 Tetor, 17:39| Përditesimi: 16 Tetor, 18:58

  • Share

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj thotë për Report Tv se brenda këtij viti, pritet të mbahet edhe konferenca e tretë ndërqeveritare BE-Shqipëri. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, anëtarja e Komisionit të Jashtëm thotë se brenda fundit të dhjetorit pritet hapja e negociatave për kapitujt e politikës së jashtme.

“Ky grup përcakton ecurinë e negociatave. Ky është ai që mbyll të gjithë procesin e diskutimeve që do të ndodhë me Brukselin. Presim që brenda dhjetorit të kemi konferencë e tretë ndërqeveritare, ku do hapim negociatat për grupkapitullin e politikës së jashtme”, tha Gjonaj.

Ndërkohë, Gjonaj shtoi se brenda qershorit 2025 pritet të mbahen edhe 2 konferenca të tjera ndërqeveritare ku do hapen edhe 4 grupe të tjerë kapitujsh.

“Brenda qershor 2025, presim të mbahen edhe dy konferenca të tjera ndërqeveritare ku të hapen edhe 4 grupe të tjera të kapitujve dhe ne të jemi gati për të marrë masat për të plotësuar kriteret”, vijoi Gjonaj.

Për Gjonajn, hapja e negociatave për grupkapitullin e parë është meritë e punës së Shqipërisë dhe se sipas saj ky vendim është vonuar nga vendimmarrje politike.

“Asnjë shqiptar si nga mazhoranca dhe opozita s’mund ta thonë më mirë se e thanë ata. Varhelyi tha se Shqipëria i ka plotësuar kriteret për të pasur këtë vendim për hapej e negociatave. Kjo është meritë e Shqipërisë për ata që ka bërë në drejtësinë, luftën kundër korrupsionin, shtetin e së drejtës dhe në ekonomi. Duke marrë krerët më të lartë të BE që ne duam të aderojmë, që  e kanë konsideruar që procesi ka qenë i merituar, pavarësisht se vendimmarrja politike e ka vonuar pak. Ky është një vendim, gur kilometrik bazuar në meritë”, u shpreh Gjonaj.

Një koment e kishte edhe për kaosin e opozitës në Kuvend që sipas saj nuk tregon asgjë tjetër, veçse krizën e Partisë Demokratike.

Edhe në 2017 ka qenë po e njëjta situatë. Mund të ndryshojnë aktorët, kush është më i dukshëm, por është e njëjta sjellje. Edhe në momente kaq të rëndësishme për Shqipërinë, ku duhet të ketë një dialog konstruktiv, vazhdohet me këto akte që nuk tregojnë asgjë tjetër përveçse krizës së brendshme të një partie politike. Janë tensione ku mund të biesh pre edhe e provokimeve në Kuvend, të ndonjë goditje me këmbë druri. Më vjen keq, por kjo është një krizë e PD, për ne puna vazhdon dhe do të vazhdojë”, përfundoi Gjonaj.

Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?