Sheqer

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj

7 Maj, 14:21| Përditesimi: 7 Maj, 14:27

  • Share

Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në përditshmëri. Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.

Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit
Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë. Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji, pra gjithsej 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori.

Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijët
Në regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer, megjithëse nuk duhet tepruar, sepse mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës. Sasia e rekomanduar për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.

Fëmijët e moshës 4-6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.

Për ata të moshës 7-10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.

Mbi moshën 11 vjeçare ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.

A duhet të konsumojnë sheqer personat mbi peshë
Për personat që vuajnë nga sëmundje si obeziteti apo tipe të diabetit sheqeri duhet të evitohet sa më shumë. Ju mund të konsumoni sasi shumë të pakta sheqeri vetëm një ose dy herë në javë. Gjithsesi mjekët këshillojnë që më e mira është që sheqeri të shmanget plotësisht. Sigurohuni të merrni sasi të shëndetshme ëmbëlsie duke e përfituar kështu sheqerin nga frutat.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?