Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama flet si Nuredin Dumani, në sallën e gjyqit me kërcënime.
‘Ju nënpunësit që zbatoni ligjin dhe i shërbeni qytetarëve do të jeni të respektuar në takime s’keni ca bëni do shkoni se ju pushojnë nga puna por votën mos ja jepni. Po të kishte një emër do ta quanin mister banaliteti. Ai flet njësoj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit me kërcënime me sharje me shpifje. Erdhi këtu dhe mendoi e bleva Ilir vrenozin. Ai mendoi se do ta merrnte vrenozin një ditë në podcast e tij, por ai nuk e di se më të fortë se cdo gjë njeriu ka karakaterein dhe moralin.', tha ai.
Berisha sulmoi edhe partitë që nuk pranuan që të bënin koalicion me të për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato parti e bënë këtë pasi janë në krahun e Edi Ramës.
'Ndaj dhe unë të përgëzoj ty, sikundër u bëj thirrje të dashur qytetarë, asnjë votë, asnjë votë për ata të cilët i ftuam të jenë në koalicion me ne, në mënyrë që çdo votë shqiptare të vinte për fitoren e opozitës dhe kundër Edi Ramës. Dhe nuk gjetën forca të vijnë. Jo miq, i ftova vetëm në emrin tuaj dhe në interes tuaj. Se vetë, aspak nuk doja ti ftoja, por nuk doja që asnjë votë e popullit opozitar të përçahej, të ndahej. Nuk erdhën dhe tani thonë; jo, ne nuk jemi për rotacionin, jo ne jemi kundër sistemit. Hë, heqin maskat. Por në qoftë se nuk je për rotacionin, je për Edi Ramën. Në qoftë se je kundër sistemit, përsëri je për Edi Ramën', tha ai.
Berisha tha se në këto vite qeverisje të PS, qytetarët e Korçës janë lënë në varfëri.
'Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka një projekt për çdo korçare dhe korçar, për çdo shqiptare dhe shqiptar. Ky projekt është Korça, Pogradeci, Devolli dhe Kolonja në zenitin e kohës së tyre, në madhështinë e potencialeve të tyre, në madhështinë e shpirtit të qytetarëve të kësaj treve, të cilët në beteja të tyre për liri, në beteja të tyre për dije, në betejën e tyre për punë dhe mirëqënie qëndrojnë në kurorën e kombit shqiptar, qëndrojnë në kurorën e qytetërimit shqiptar dhe evropian. Korça dhe korçarë, sot përjetojnë një kohë të cilën ata kurrë nuk e meritojnë. Korça, korçarë dhe mbarë shqiptarët në 12 vite të këtij regjimi njohën shkretëtimin më të madh në historinë e tyre kombëtare, por njohën edhe një nga periudhat më të zeza të varfërimit që një vend ka njohur në histori. Por Korça dhe korçarët janë gjithashtu potenciali më i madh për madhështinë e Korçës dhe Shqipërisë', tha ai.
Nga Korça, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek shqiptarët në diasporë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos fotografojnë asnjë votë, ndërsa i ftojë që të votojnë për ndryshimin në 11 maj.
'Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton. I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores', tha ai.
Kreu i PD Sali Berisha nga Korça sulmoi kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama i merr me detyrim në takimet elektorale që bënë zyrtarët e tij. Berisha u bëri thirrje atyre që të mos votojnë PS në 11 maj.
‘Merrni rrugën Qafë Plloçë-Qukës, e cila kishte dy qëllime madhore. Së pari të afrojë më shumë Korçën me Tiranë, së dyti të urbanizojë Mokrën. Rruga prej 15 vitesh vazhdon dhe nuk mbaron. Rruga nga 74 milionë euro që ishte e prokuruar me çelësa në dorë, ka shkuar në 250 mln euro dhe vjedhin, vjedhin e nuk ndalen. Pra vendosja para ligjit e këtyre hajdutëve, pastrimi i shtëpisë, pastrimi i Korçës, është kushti i kushteve për Korçën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore. Miq! Ju e shifni, Edvin ti themi burreci 2 metra i gjatë, apo memja i gjallë, apo ti themi Edvin batuta, si të doni, por kalon në takime me zyrtarë të tij, të sjellë me detyrim në takime.
Tani kam një mesazh për ta në emër tuaj: Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit, ju garantoj se, jeni dhe do mbeteni njerëz të respektuar. Ndaj dhe thirrja ime për ju është, në takime nuk keni çbëni do shkoni, se ju pushojnë nga puna, por votën mos ja jipni atij, votën mos ja jipni. Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton’, tha ai.
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim për fushatën elektorale në Korçë. Gjatë takimit nuk munguan thirrjet për Ervin Salianjin i dënuar për kallëzim të rremë në çështjen “Babalja”.
Mbështetësit e tij, shfaqën edhe një pankartë me mbishkrimin “Në një vend demokratik nuk duhet të ketë të burgosur politikë, gjithmonë me ty Salinaji”.
Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha u shfaq krah Vangjel Dulës kreu i i PBDNJ-së.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për pensionet dhe minimumin jetik, i cili do të jetë 200 euro nëse PD vjen në pushtet.
‘Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqënies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri. Ndaj dhe ne duke vendosur pensionin minimal 200 euro, minimumin jetik 200 euro, duke vendosur pagën minimale 500 euro, duke vendosur kartën e konsumatorit, duke vendosur bonuset për fëmijë e parë, të dytë, për të tretin shpenzime të plota nga lindja gjer në 23 vjeç, ne japim, i krijojmë kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj. Familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar', tha ai.
Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar edhe Niko Peleshin.
Ai tha se kryeministrin Edi Rama e merr në takime vetëm në Kolonjë, pasi kur vjen në Korçë sipas tij Rama ka turp nga ai.
'Po ai Nikua. Kur vjen në Korçë Rama ka turp nga ai dhe se merr afër e merr vetëm në Kolonjë. Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë janë. 12 vite qeverisje, çfarë ndodhi me shqiptarët, para 2013 rrogat ishin më të larta se maqedonasit dhe serbët dhe Rumania e Bullgaria. Sot rroga minimale duhet të ishte dyfish i asaj që është sot, por Rama 3 dhe 5 fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la që njerzit të mos të hanë dot kafshatën. Ne do t'ju kthejmë paratë juve. Krahasoni pak programin tonë me atë tjetrin, Rama ka qeverisë 12 vite dhe nuk thotë një sukses, sepse dhe ato që ka bërë i ka të zhytyra në vjedhje dhe në plaçkitje. Vidh dhe vidh dhe s'kanë të ndaluar.', tha ai.
Komente

Si mund te pres Korça nje çiban, mullah salinë!
PërgjigjuTe paska keshilluara mire Latifi qe te mos shash me Altin Dumanin dhe te mos e permendesh me shkrirjen e Spak eeee plak i rrjedhur. Ska gje se po te afrojne datat. Data e zgjedhjeve, data e gjyqit, data e gjykimit.
Përgjigju