Bota

NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen: Rusia, kërcënim për sigurinë! Presim me padurim takimin në Shqipëri në 2027

25 Qershor, 14:39| Përditesimi: 25 Qershor, 18:45

  • Share

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur njëri-tjetrin nga sulmet, siçe përcakton neni 5 i Traktatit. 

Në samitin e sotëm të mbajtur në Hagë, u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2034, një përgjigje ndaj kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump dhe frikës së evropianëve se Rusia përbën një kërcënim për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës.

“Ne riafirmojmë angazhimin tonë të hekurt për mbrojtjen kolektive siç është sanksionuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shifra 5% përfshin 3.5% të PBB-së që duhet të shpenzohet për mbrojtjen bazë, si trupat dhe armët, dhe 1.5% shtesë për infrastrukturë kritike të lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë, për të garantuar “gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë civile, nxitjen e inovacionit dhe forcimin e bazës industriale të mbrojtjes.”

Këto investime konsiderohen të nevojshme për të adresuar "kërcënimet e thella të sigurisë", siç deklaruan udhëheqësit përmes deklaratës së përbashkët, duke theksuar në veçanti "kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike", si dhe "kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit".

“Mbetemi të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, veçanërisht kërcënimit afatgjatë të Rusisë ndaj sigurisë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe shpenzimet e lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive, në përputhje me nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit. Investimet tona do të sigurojnë që ne të kemi forcat, aftësitë, burimet, infrastrukturën, gatishmërinë luftarake dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të penguar dhe mbrojtur në përputhje me tre detyrat tona kryesore të parandalimit dhe mbrojtjes, parandalimit dhe menaxhimit të krizave dhe sigurisë bashkëpunuese.”, thuhet në deklaratë.

Aleatët përsëritën "angazhimet e tyre të qëndrueshme sovrane" për të mbështetur Ukrainën. Në deklaratë vihet në dukje se "siguria e Ukrainës kontribuon në tonën", por nuk dënohet drejtpërdrejt Rusia.

Në fund, teksa shprehin vlerësimin për mikpritjen në Holandë, udhëheqësit thonë se mezi presin samitin që do të mbahet në Turqi në vitin 2026 dhe atë që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

Ora 20:12
Rama ndan FOTOT nga samiti i NATO-s: U vendos unanimisht që takimi i radhës të zhvillohet në Tiranë në 2027

1750875245_512654316127638493385716575647.jpg

Kryeministri Edi Rama ka veçuar nga punimet e samitit rë NATO-s në Hagë, vendimin unanim për organizimin e takimit të radhës së Aleancës në Tiranë, në vitin 2027.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”,- shkruan Rama në rrjetet sociale, bashkangjitur disa fotove nga samiti.

Ora 17:08
Trump: Ajo që bëri Spanja ishte e tmerrshme, do të paguajë dyfishin e tarifave doganore

1750864263_aa.JPG

Presidenti i SHBA Donald Trump ka folur edhe për Spanjën, e cila ka kërkuar të mos e zbatojë rregullin për rritjen e detyrueshme të shpenzimeve ushtarake për mbrojtjen.

"Është e tmerrshme ajo që ka bërë Spanja, ata refuzojnë të paguajnë pjesën e tyre, ne do t'i bëjmë të paguajnë dyfishin e marrëveshjes së tarifave', tha Donald Trump në fund të samitit në Hagë.

Ora 17:00
Trump: Zelensky po zhvillon një betejë të guximshme, nuk diskutova për armëpushimin me të, do flas me Putinin

1748440215_donaldtrump.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë teksa foli për luftën Ukrainë-Rusi tha se presidenti Zelensky po zhvillon një betejë të guximshme. 

Ai tha se do të zhvillojë një bisedë me presidentin rus nëse mund të arrihet një armëpushimin. 

"Kam folur me Zelenskyn. Në fakt, në kohë të vështira, ndonjëherë nuk mund të kishte qenë më i sjellshëm. Mendoj se ai do të donte të shihte një fund të kësaj lufte. Mendoj se është një kohë e shkëlqyer për ta përfunduar atë. Do të flas me Vladimir Putinin dhe do të shohim nëse mund ta zgjidhim këtë çështje.

Por këta janë njerëz të guximshëm. Ata po luftojnë. Javën e kaluar u vranë pothuajse 7,000 ushtarë të rinj, ushtarë rusë dhe ukrainasë, 7,000 brenda një jave. Është çmenduri. Kështu që do të flas me Putinin. Pata një takim të mirë me Zelenskyn dhe kam pasur shumë takime të mira me shumë njerëz, shumë udhëheqës të shkëlqyer. Por ai po lufton një luftë të guximshme. Është një luftë e vështirë", tha Donald Trump në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Hagë.

Trump tha se do të shihet mundësia nëse mund ti japin Ukrainës raketa patriotë.

'Ukraina dëshiron raketat antiraketë patriotët, të cilat janë shumë efektive. Do të shohim nëse mund të gjejmë disa, sepse edhe ne kemi nevojë për to dhe ato po i furnizohen Izraelit', tha ai. 

Ora 16:56
Samiti i NATO-s në Hagë, Zelensky takohet me Trump: Diskutuam si të arrijmë paqen në Ukrainë dhe të mbrojmë popullin tonë

1750863571_aa.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump.

"Një takim i gjatë dhe kuptimplotë me Presidentin Trump. Diskutuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. Falënderoj zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara. Biseduam se si të arrijmë një armëpushim dhe paqe të vërtetë. Biseduam se si të mbrojmë popullin tonë. Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes’, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram. 

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje për një zgjidhje të shpejtë për luftën në Ukrainë.

"Shpresojmë ta zgjidhim çështjen ukrainase", tha ai në margjinat e samitit të NATO-s, "javën e kaluar vdiqën 700 persona. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur", tha ai. 

Ora 16:50
Kancelari gjerman Merz: Samiti i NATO-s historik, një sinjal force për kundërshtarët tanë

1748293267_friedrichmerz.ëebp

Ajo që ndodhi në Hagë është "një samit historik për NATO-n, në të cilin të gjithë së bashku vendosëm të rrisim kuotën e destinuar për mbrojtjen në 5% në vitet e ardhshme. Dhe kjo është një shenjë force përballë të gjithë kundërshtarëve tanë të mundshëm. Dhe një shenjë vendosmërie". Kjo u tha nga kancelari gjerman Friedrich Merz, duke folur për shtypin në margjinat e samitit.

"Ne duhet ta marrim seriozisht revizionizmin rus", shtoi ai.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Casus: 25/06/2025 17:23

    Shqipëria ka shansin e arte te behet shtet serioz te bleje F35 ose F16 dhe nenedetese dhe keshtu behet vend i sigurte , Qeveria ne ushtri duhet te rrise rrogat minimale minimumi nje oficer ushtarak 1500€ paga muaj! Rritje madhore per 2026

    Përgjigju
  • Djaloshi: 25/06/2025 16:32

    Rusia nuk esht kercenim, por amerika e cila ka nje shekuj me luftra intriga dhe konspiracione luftrash duke futur shtetet e tjera ne lufte. Respekt per Putin

    Përgjigju
    • Koli: 25/06/2025 17:41

      Ti Djaloshe qenke Komplet Idiot.Si thua ti Respekt Putinit.Hajde Gamor Hajde.Amerika cliroi Shqiptaret e Kosoves,kurse Putini i jep Miljarda $ arme Serbise qe ti zhduki Shqiptaret,dhe ti thua Respekte Putinit.Ik mor Idiot.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?