Tre personat që lëviznin me një automjet tip Porsche që u ndalua nga policia mbrëmjen e djeshme në Sarandë janë arrestuar. Bëhet fjalë për Endri Doku 27-vjeç, Imer Gega 21-vjeç dhe Ervis Cukali 27-vjeç. Ky i fundit rezulton një person në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
Automjeti u ndalua në rrugën “Butrinti”, dhe në atë moment, Endri Doku ka zbritur me vrap duke u hedhur në det për t’i shpëtuar policisë. Ai mbante me vete edhe një çantë, brenda së cilës u gjet një armë zjarri.
Policia thotë se me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, bënë të mundur kapjen e 27-vjeçarit ndërsa brenda një kohe të shkurtër, u gjet edhe çanta që hodhi në det. Policia thotë se pistoleta, municioni luftarak dhe automjeti “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ervis Cukali është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton pjesë e grupit të Albi Mecinit. Në gusht të atij vitit 2023, Mecini u kap me 23 kg plasëse në makinë, ku u gjet edhe karta e identitetit të Ervis Cukalit dhe dyshohej se do të bënte një atentat.
Akuzat ndaj tyre:
- Endri Doku, 27 vjeç, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”
- Imer Gega, 21 vjeç, “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
- Ervis Cukali, 27 vjeç, “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. I shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, operacioni policor i koduar “Diving”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma.
Vihen në pranga 3 shtetas, mes tyre edhe një person në kërkim për vepra të rënda penale.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 16 fishekë dhe automjeti tip “Porsche”.
"Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Diving”.
Si rezultat, në lagjen nr. 1, rruga “Butrinti”, Sarandë, u ndalua për kontroll automjeti luksoz tip “Porsche”, me të cilin udhëtonin 3 shtetas. Gjatë veprimeve, njëri prej tyre, shtetasi E. D., tentoi të largohej duke u hedhur në det, së bashku me çantën ku ndodhej arma e zjarrit, me qëllim humbjen e provave. Por falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, me mbështetjen e Policisë Kufitare që ndodhej në patrullim në afërsi me mjetin e tyre lundrues, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.
Gjithashtu, nga punonjësit e Policisë Sarandë u bë e mundur, brenda një kohe shumë të shkurtër, gjetja e çantës me armën që ky shtetas tentoi të fshihte duke e hedhur në det.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
* E. D., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
* I. G., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
* B. C., 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Arma e zjarrit (pistoletë), municioni luftarak dhe automjeti tip “Porsche” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Mes tre të arrestuarve gjatë aksionit policor në Sarandë, që i ngjan një skenari filmash, ishte edhe Ervis Cukali, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbatje pa leje dhe sigurim kushtesh për vrasje.
Ervis Cukali u shpall në kërkim në vitin 2023 si bashkëpunëtor i Albi Meçinit, i cili është arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Sipas policies, Cukali dyshohej se do të kryente vrasje për llogari të një grupi kriminal.
27-vjeçari ishte shpallur në kërkim me akuzat për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Komente

Si te GTA kur kerkon ti shpetosh policise edhe hidhesh ne det me not.
Përgjigju