SARANDË- Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u ndalua një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet se është liruar nga Policia. Burimet i thanë Report Tv se kandidati Ergys Isufi, është liruar nga ambientet e Policisë së Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit. Policia tha se ndaj Isufit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se para bluve ai ka dëshmuar se kokainën e ka marrë për përdorim personal dhe nuk është konsumues i rregullt, por ndihej i stresuar edhe për shkak të ngarkesës së fushatës.
Ai është arrestuar në qytetin e Sarandës, sapo ishte ndarë nga dy persona të cilëve dyshohet se u ka blerë kokainën. Isufi më pas do të shkonte në Borsh për një takim elektoral dhe më tej do të nisej në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës të Nisma Shqipëria Bëhet.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit Ergys Isufi 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Lefter Talo”, Sarandë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë", njoftoi policia.
Gjatë kontrollit, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe neutralizuar nga uniformat blu.
Vetë shtabi elektoral e cilësoi inskenim për të dëmtuar këtë forcë politike në kushtet kur sipas tyre, sondazhet e nxjerrin “forcë të parë në qytet”.
Burime nga policia thonë se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Ergys Isufit, por nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.
Komente

Si ka mundesi injorantet duan te bejn drejtsin ne shqiperi nuk njofin edhe kodin penal nuk din se cfar esht kodi penal na bojn prokuror dhe gjyjates me diplloma fallco ngelen vetem tu e shkaterru at vend
Përgjigju