Shenjat paralajmëruese që tregojnë se vuani nga ankthi

17 Gusht, 14:36| Përditesimi: 17 Gusht, 14:40

  • Share

Shumë njerëz e ngatërrojnë shqetësimin dhe hallet e ditës me ankthin, ndonëse ndryshimi është i madh.

 Por, cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese se vuani nga ankthi?

Shqetësime të vazhdueshme

Shqetësimi është kryefjala e shumë prej çrregullimeve të ankthit. Njerëzit që vuajnë prej tij kanë tendencën të shqetësohen për shumë gjëra të përditshme sado të vogla të jenë. Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë shqetësime të tillë që vazhdojnë për javë të tëra e deri në 6 muaj.

Një gjë e tillë pasohet me një lodhje drobitëse.

Problemet me gjumin

Njerëzit që janë të prekur nga ankthi kanë shumë vështirësi kur vjen puna tek gjumi. Ata mezi i zë gjumi dhe e kanë shumë të vështirë të flenë pa trazuar gjithë natën.

Nëse këto probleme vazhdojnë, ndjesia e ankthit dhe lodhjes rritet duke krijuar kështu një rreth vicioz.

Probleme kronike me tretjen

Truri është pikënisja e ankthit por ai manifestohet edhe me simptoma fizike duke ndikuar direkt tek tretja. Njerëzit që vuajnë nga ankthi, preken edhe nga konstipacioni, dhimbjet e stomakut, fryrjet, gazrat e të tjerë.

Paniku

Sulmet e panikut janë me të vërtetë të tmerrshme. Ndjesia e beftë e frikës e shoqëruar nga ideja e të qenit të pashpresë të merr frymën.

Këto sulme shoqërohen edhe me simptoma fizike siç janë: vështirësia në frymëmarrje, rrahjet e forta të zemrës, mpirja e duarve, djersitja, dhimbja e kraharorit, stomakut dhe ndjesia e të pasurit vapë dhe ftohtë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?