Kronikë

Sherri në Bulqizë pas takimit të PD/ Edhe Xhelal Mziu kallëzim për zyrtarin e Bashkisë: Intimidoi pjesëmarrësit! Materialet në SPAK

26 Prill, 12:21| Përditesimi: 26 Prill, 16:44

  • Share

BULQIZË- Për incidentin e fushatës së PD-së në Ostren të Bulqizës (e enjte, 24 Prill) policia ka çuar në SPAK dhe zyrtarin lokal, Kalosh Murra, pas denoncimit të deputetit Xhelal Mziu.

Ai pretendon se gjatë takimit elektoral, përgjegjësi i ndihmës ekonomike ka indimiduar demokratët, ndaj policia e referoi për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore", për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij  me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte  pjesëmarrësit në takim”, njoftoi Policia.

Ky denoncim pason atë të Kalosh Murrës, i cili e paditi Xhelal Mziun për dhunë fizike, një ditë më parë. Policia e Dibrës e referoi në SPAK, Xhelal Mziun dhe nipin e tij Elson Mziu, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “kanosje apo dhunim i pjesëmarrjeve në zgjedhje”.

Zyrtari i bashkisë pretendon se deputeti demokrat e ka kapur për fyti, ndërsa nipi i tij e ka goditur me grushte pa asnjë shkak, përpara zyrave të njësisë administrative.  Në rrjetet sociale qarkullon videoja e dhunës se ushtruar ndaj Murrës por duhet theksuar se pamjet e filmuara në distance nuk e identifikojnë qartë Xhelal Mziun.

Sakaq, deputeti demokrat pretendon se ngjarja është manipuluar nga policia e Dibrës, pasi sipas tij pjesëmarrësit janë intimiduar dhe dhunuar gjatë takimit elektoral ne Ostren. Në rrjetet sociale qarkullon një tjetër video, ku sipas tij, Jeton Dani, babai i kandidatit socialist, Murat Dani sulmon fizikisht kryetarin e PD në Bulqizë, Shaqir Manjani.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?