Konflikti për zënien e një sipërfaqe toke ështe shkaku i plagosjes së dyfishtë në Sarandë pasditen e së dielës. Sipas burimeve të Shqiptarja.com, bëhet me dije se dy të plagosurit nga Kamza kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ngjitur me pronën e dy vëllezërve që akuzohen si autorë të dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto 43 vjeç dhe Erjon Canaj 36 vjeç.
Të plagosurit Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, të dy nga Kamza, pretendonin se dy vëllezërit Lama u kishin zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës. Ata kishin kërkuar takim për të sqaruar situatën.
Palët u takuan pasditen e djeshme (17 Korrik 2025), por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e armëve. Sipas policisë, që kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, Ramadan Canaj (Zoto) qëlloi me armë ndaj dy të rinjve nga Kamza duke i lënë të plagosur. Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama morën fillmisht mjekim në Spitalin e Sarandës dhe më pas u dërguan për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po vijojnë të qëndrojnë.
Ndërkohë, Policia e Sarandës ka zbadhur sot konfliktin me armë, dhe përveç dy vëllezërve ka shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë, pra në total 4 vetë në kërkim.
Konkretisht, në kërkim janë shpallur edhe Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, si bashkëpunëtorë të dy vëllezërve Canaj.
Policia e Sarandës akuzon Ramadan Zoton alias Ramadan Canaj si autor që tentoi të vriste me armë Ernest Lamën dhe Gëzim Hajdarajn, duke i lënë të plagosur. Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë”.
Ndërsa 3 të tjerët; Erjon Canaj, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe një çantë brenda së cilës kishte një pistoletë. Kjo pistoletë, sipas policisë, i përket të plagosurit Gëzim Hajdaraj 33 vjeç. Për këtë arsye, ky i fundit është arrestuar.
Ndërkohë, dy vëllezërit Canaj të shpallur në kërkim, janë persona me precedentë të mëparshëm kriminal.
Ramadan Canaj, sipas mediave, ka qenë i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje dhe aktualisht është në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”. Vëllai i tij, Erjon Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojën e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta.
Policia e Sarandës ka zbardhur konfliktin me armë në Sarandë të një dite më parë, ku mbetën të plagosur dy të rinj nga Kamza.
Sipas policisë, në kërkim janë shpallur 4 persona si të përfshirë. Ata janë vëllezërit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 43 vjeç, Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy miqtë e tyre Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç.
Policia akuzon Ramadan Zoton (Canaj) si person që ka qëlluar me armë ndaj Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç, duke i lënë të plagosur, të cilët po marrin mjekim aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ramadan Zoto akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë.
Ndërkohë, që njëri nga të plagosurit, Gëzim Hajdaraj 33 vjeç, është arrestuar për armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet një pistoletë.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri.
Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.
Vihet në pranga edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2025, rreth orës 15:00, në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku si rezultat u shpallën në kërkim katër shtetas:
• R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.
• E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtetasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, shtetasit G. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente

Kamzalinjte paskan prona ne Sarande?? Po te kishte Sarandioti prone ne diber e Tropoje?? Dicka nuk shkon, kamzalinjte duhet hetuar si duhet dhe mire fare. Keta qe i plagosen te marrin reston nga ligji dhe maliqi.
PërgjigjuSe si është arrestuar me dy pistoleta në shkurt të vitit 2024 dhe është jashtë i lirë, këtë punë vetëm OPGJ dhe Prokurorët e Sarandës e dijnë!
PërgjigjuJa ku e qoje politika popullin
PërgjigjuNese shteti do qe tjua prese keete ves ketyre “ trimave “ ti fenojne nga 25 vjet dhe flasim pastaj
Përgjigju