Një vatër zjarri në fshatin e Konispolit është shfaqur në këto momente. Zjarri raportohet të ketë rënë në fshatin Markat të Konispolit, në skajin më jugor të Shqipërisë.
Banorët kanë bërë apel për ndihmë për shkak të situatës së krijuar.
Pas sinjalizimit të rastit, autoritetet kanë nisur një helikopter Cougar që ndodhet në Delvinë. Ndërkohë, nga Saranda po niset një zjarrfikëse drejt fshatit Markat. Ndërsa dy mjete të tjera zjarrfikëse të Forcave të Armatosura që ndodhen në fshatin Palavli të Delvinës, janë nisur drejt Konispolit.
Ndërkohë, forca policore të Komisariatit të Sarandës dhe FNSH-së janë nisur drejt vendngjarjes nëse do të lindë nevoja për evakuim.
Lajmi kryesor:
Zjarre në Kaninë-Delvinë-Borsh, rrezikohen banesat në Sherishtë! Në flakë Parku Kombëtar i Prespës dhe Qafa e Buallit! Në Berat e Selenicë u evakuuan banorët
V.GJ /ReportTv.al
