Shifra alarmante/ 69 raste të reja me COVID-19 në 24 orë! Mbyllet Bashkia e Durrësit! Ministria: Rastet më të shumta në biznese! Ja vatrat më të nxehta në Tiranë (VIDEO)

15 Qershor 2020, 10:17| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 22:47

  • Share

TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në 24 orë në Shqipëri po merr përmasa alarmante. Ditën e sotme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 69 persona, duke bërë që nga dita në ditë, të thyet rekordi i vendosur.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP,  Eugena Tomini konfirmon se kjo rritje të numrit të të prekurve ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara mjekët, e ndërsa thekson se javëve të fundit janë konfirmuar shumë raste edhe në biznese, për këtë u bën thirrje që të respektojnë protokollet e sigurisë. Edhe pse këto shifra vendi ynë nuk i ka pasur as në kulmin e pandemisë, për Tominin, kjo nuk është për t'u shqetësuar, pasi koha e ekzpozimit të qytetarëve është shumë herë më e lartë se gjatë ditëve të karantinës.

"Duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Nisur nga fakti se ditët e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi", thotë mes të tjerave Tomini.

Me rritjen e numrit të rasteve të reja në 24 orë ka pasur edhe një numër më të lartë të të shtruarve në spital dhe persona që janë në gjendje të rëndë. Më konkretisht, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP,  Eugena Tomini bën me dije në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana. 69 raste në ditë kanë ardhur si rezultat i 319 testimeve. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës. Teksa ka pësuar një rritje numri i rasteve të reja, një ulje ka pësuar numri i të shëruave. DItën e sotme janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel

"Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë", shpehet Tomini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e mbyll njoftimin me një apel për qytetarët.

"Kur dilni, qendroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese kur nuk mund te ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qendroni. Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127", njofton ministria.

COVID-19 – Statistika (15 Qershor 2020)
Testime totale 20813
Raste pozitive 1590
Raste të shëruara 1055
Raste Aktive 499
Humbje jete   36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë  249
Shkodër 68
Krujë 63
Kamëz 27
Durrës 25
Vlorë 21
Lushnje 13
Pukë  11
Elbasan 6
Fier 4
Lezhë 3
Tropojë  2
Mallakastër  2
Korçë   1
Librazhd   1
Berat 1
Ura Vajgurore   1
Gjirokastër 1

Ora 22:35
Shtohen rastet me COVID-19 në QSUT, te spitali francez raportohet për personel mjekësor të infektuar

Infeksioni brenda QSUT vazhdon të marrë përmesa edhe më të mëdha. Burime për Report TV bëjnë të ditur se tek spitali francez ka sërish staf që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ditën e djeshme në këtë spital u konfirmuan pozitiv dy specializantë.

Ora 14:58
2 raste të reja me COVID-19 në Elbasan

Qyteti i Elbasanit ka regjistruar dy raste të reja me COVID-19. Rasti i parë është një administrator i një firme në lagjen Shënkoll dhe rasti tjetër është i një 65-vjeçari në lagjen "28 nëntori".

Ora 11:43
Tiranë qyteti më i prekur me COVID-19/ Ja ku janë pikat më të nxehta

Tirana është qyteti më i prekur në Shqipëri me COVID-19. Vetëm ditën e sotme janë konfirmuar 28 raste të reja, e ndërsa në total numri i të infektuarve aktiv në kryeqytet ka shkuar në 249. Report Tv mëson se vatrat më kryesorë në Tiranë janë Qyteti studenti, Komuna e Parisit, Kodra e Diellit, Unaza e Re, zona e Freskut, rruga Sami Frashëri, rruga Elbasanit, rruga e Dibrës.

Ora 10:26
1 rast me COVID/ Mbyllet Bashkia e Durrësit, punonjësit në karantinë

Nisur nga fakti që në Bashkinë e Durrësit u konfirmua një rast me COVID-19, punonjësit janë futur në karantinë, duke bërë që ky institucion të mbyllë dyert. Burime për Report Tv bëjnë me dije se u është marrë tamponi të gjithë punonjësve, raste kontakti me të infektuarën, të cilët aktualisht janë mbyllur në shtëpi. Bashkia është mbyllur që nga dita e shtunë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha 2: 15/06/2020 22:44

    10 milone Greqia 9 Raste!! As Bangladesh as Pakistanez as Sirian qe e dime te gjithe se si Jetojne 4-5 -6 veta bashke pisllik lyrasher te papare!!As maska as distanc as e rruan njeri fare !! Me keq se ne KETU, bashke ngjitur neper plazhe Market pazar Fshati neper Urbane etj sic mi tregojne me video!! Vetem mosha e 3 qe kane 2-3 semundje kronike dhe ata nga frika I mbajne maskat!! Televizoni nga mengjesi deri ne darke vetem per Covid flet!! Mos Beso po deshe!!! Deri aty e kemi AQ!!Normale tamam sic na mesonin ne shkolla!! Do degjosh do besosh se cfare te thone ...!! Ketu ne as 2 milion banore 69 raste NA thoneeee!! Besimi dhe Mosbesimi, jemi te lire te shprehemi!! Ju uroj gjithesecilit komentues sigurisht dhe Report Tv qe na jep mundesine e shprehjes nje Behar I Mbare!! Gjithe te mirat

    Përgjigju
  • O luku: 15/06/2020 15:39

    O popull "" trim trap dhe virus dashes""asnje faj nuk u ka me qeveria tani e tutje fajin e kemi vet po nuk zbatuam regullat po bejme mitingje po....po...kur te dal ndonje ilac do bejm apelin sa kemi mbetur !?!?

    Përgjigju
  • Nano: 15/06/2020 14:06

    Jemi populli me kot n'bot. Lejojm kto qe na qecerisin te tallen me ne deri ne kyt pik. Tani qe e ka bythen keq Rama rrit numrin e t'infktuarve. Te na rrofshin bythlepirsat e kriminelet e jugut qe i tremben te vertetes dhe mendimit ndryshe. Virusi me i rrezikshem n'bot eshte rama.

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 12:56

    Raste te rinj dhe jo të reja! Rasti, gjinia mashkullore.

    Përgjigju
    • Rezana vrapi: 15/06/2020 17:49

      “Rast” esht emer qe nderron gjini kur kalon ne numrin shumes si per shembull: vaj i mire-vajra te mire ose shi i rrembyer-shira te rrembyera

  • Banor i lagjes: 15/06/2020 12:27

    1. Maska te detyrueshme kudo 2. Distancim social me ligj, kudo qe te jete e mundur 3. Masa mbrojtese (dizinfektime, ajrosje, etj.) te detyrueshme me ligj per cdo qender pune/hapesire publike Te treja keto, derisa te gjendet vaksina/kura per semundjen. Me keto masa rreziku bie ndjeshem. Perndryshe do te kthehet detyrimisht prape karantina dhe kjo do te ishte dicka e tnmerrshme per ekonomine dhe jetet e gjithesecilit. Ne keto kushte, 100 here me mire te durojme pak siklet per shkak te maskave/masave shtrenguese, sesa ti kthehemi karantines. Rruge tjeter, te mesme, fatkeqesisht nuk ka.

    Përgjigju
  • edi: 15/06/2020 12:02

    rritja eshte normale. per sa kohe ska nje vaksine te gjithe pa perjashtim do infektohen. sigurisht do kete dhe nga ata qe do vdesin por devastante do te ishte rimbyllja pasi do vdisnin shume me teper nga depresioni apo varferia

    Përgjigju
  • Sefer daja: 15/06/2020 12:00

    Te behet e detyrueshme vendosja e maskave! Duhet ndergjegjsim qytetar! Mbajtje maske,higjene personale,mbajtje distance,evetim i grumbullimeve te panevojshme! Ulet ne maksimum rreziku i perhapjes!

    Përgjigju
  • Ema: 15/06/2020 11:54

    Boll me shifra po merrni masa te rrepta ne spitale stop vizitave, ne ambiente te mbyllura fasoneri e te gjith te tjerave si dyqane e palestra e konsenter e zyra te punohet me maska ne qofte se nuk doni qe te mbylemi prap

    Përgjigju
  • shakatori: 15/06/2020 11:53

    mbani maskat kur dilni nga shtepia o njerez dhe perdorni disinfektant per duar. eshte kaq e thjeshte.

    Përgjigju
  • Me Me: 15/06/2020 11:49

    Tani qe rastet u shtuan e ka fajin Kryeministria, Ministrite, Leva, X-i.. Kur ishim ne karantine fajin e kishte po prap Kryeministri, Ministrite qe sna linin te dilnim.. Nuk dua ti heq pergjegjesite ministrive e institucioneve por te gjithe e kemi pare kto dite qe lokalet jane full dhe nuk respektohen as distanca, as maska, as masa te tjera! I shikon njerezit grumbull a thua se virusi ska ekzistuar ndonjehere dhe ato muaj sakrifice duken sikur ishin thjesht nje enderr e keqe. Ne fillim te ndergjegjesohemi NE e duke filluar nga NE pastaj institucionet e te gjitha. Me shqiptaret keq kshu e keq ashu. Kur ishim mbyllur jo po te hapemi, kur jemi te hapur prap fajin e ka ky, ai.. Nuk shikojme asnjehere te vetja po gjejme fajtore te te tjeret. Ndergjegjesohuni o popull e mos luani domino neper parqe, ruani distancen neper lokale e kudo! A donit te hapeshit ? Ja ku u hapem! Pergjegjesine e ka gjithsecili! Ne Itali ka raste kur 5 here tamponi i ka dale pozitiv! Kshuqe duhet kujdes e pergjegjesi! Te "fortet" ta lene fortesine e tyre ne dite normale andej nga blloku! Sot kemi nevoje per pergjegjsi nga gjithsecili sa nuk eshte vone !

    Përgjigju
  • Dr_112: 15/06/2020 11:24

    Se kuptoj cfar prisnit që të ndodhte pas hapjes që u bë, cfar menduat se numri do vinte në ulje!? Kafshë kjo gjë dihej me atë lloj bagëtie që ka Shqipëria ku larjen e duarve e quajnë lux.

    Përgjigju
  • GENTI: 15/06/2020 11:11

    Kur njerezit jane DELE? Cfare pret qeveria te bej maskat ne publik te detyrueshme? Duhet ndonje inteligjence e vecante? Do tju thoshja njerezve, O DELEEE, KU VETE KESHTU?

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 15/06/2020 10:48

    Ca faji ka qeveria kur ke robq*ra qe bejn demonstrata dhe mitingje per nje cope barange ne mes te tiranes .u do.qire motra kelysheve te PD dhe aleances se teatrit se infektuan populin

    Përgjigju
    • truth: 15/06/2020 11:52

      O rahman kush te ka mesuar teknologjine ty ka bere krim. ti duhesh lene te kullosesh bagetine dhe te jetosh neper shpella si gjithe brezat e tu me para. po kshu eshte kur katunari vjen ne qytet atdheu eshte ne rrezik. beji nje nder ketij vendi dhe vetes tende kthehu aty ku e ke vendin.

  • Mileti: 15/06/2020 10:48

    Fajin e ka mileti qe sillet sikur nuk ka degju asnjehere per covid. Maska nen gushe e japin doren njeri tjetrit e nuk rreskektojne distanca. Ska faj shteti qe eshte populli drru

    Përgjigju
  • Turi: 15/06/2020 10:39

    Rritja ka ardhur nga paaftesia e institucioneve, duke filluar nga Kryemilistria, Parlamenti e Presidenti, e duke perfunduar me institucionet e shendetesise e mjeket qe dalin neper televizione. Asnje prej tyre nuk e ka marre me seriozitetin e duhur lete pandemi, nuk kane dhene kurre mesazhe koherente dhe (sidomos) nuk kane dhene kurre shembullin personal duke rrespektuar rregullat e distancimit dhe te mbrojtjes personale!!! “Beni si them une por mos beni si bej une”....

    Përgjigju
    • @Pjetër: 15/06/2020 18:04

      Reaksionet e virologëve??? Ishin reaksione politikanësh injorantë në materie dhe primari i S. Raffaele tha pa lënë mundësi interpretimi që virusi klinilisht ka vdekur e ka një carico virale infinitesimale piccolo dmth nuk ekziston më si covid-19. Këtë tha shkencëtari dhe jo politikani apo "il medico prezzolato " Pastaj gjithsecili është i lirë të besojë cfarë të dojë. Normalisht nëse politika bën ligj dhe na detyron të dalim me maskë e doreza duhet të bindemi edhe po nuk na pëlqeu por llogjika flet vetë me fakte. Tung vllai.

    • Pjeter: 15/06/2020 12:00

      Per "o turo"ai primari i san raffaele,ne milano tha qe virusi klinikisht nuk egziston,e kupton çfare dote thote? Sepse ai eshte primar specialist reanimacioni,(mos harro reaksionet e virollogeve dhe epidemiollogove,dhe presidentin e keshillit tekniko-shkencor te shendetesise Italiane, Franco Locatelli)qe do te thote qe ka dhe po trajtohen raste me te pakta reanimacioni me covid,dhe pse kjo? Fale dhe eksperiences se krijuar dhe ilaceve qe po perdorin.Je ne gjendje ti ta thuash te njejten gje ne Shqiperi? Lombardia 244 te prekur ne 24 h e fundit 23 te vdekur,ata te vdekurit te duken aljene?

    • Gezim: 15/06/2020 11:37

      Rritja ka ardhur nga njerezit krejtesisht te pandergjegjshem! 1. Duhet te vene maska 2. Te mos puthen si e kane zakon shqiptaret. 3. te mos kete grumbullime njerezish neper pazare etj. Kryeministri e tregoi veten: Shqiperia eshte i vetmi vend ku nuk pati shtrirje te gjere te epidemise, dhe kjo fale kryeministrit - rri shtrember fol drejte! Por shqiptaret po nuk e humben ndeshjen e futbollit ne minutat e fundit nuk ndjehen kurre te qete dhe sillen si budallenj. Eshte e çuditshme por konstatoj me keqardhje se na persekuton e njejta mendjelehtesi ne shkalle kombi. Me siguri, keshtu i kemi humbur edhe luftrat dhe betejat me te huajt: atehere kur fitoren e kishim ne xhep, silleshim si torollake! DISIPLINE DHE RREGULL deri NE FUND! Flama eshte ende aty!

    • O Turo: 15/06/2020 11:19

      Ja fusin kot me shifrat, gënjeshtra pa fund. Virusi vdiq. Varrimin ja kanë bo në Milano ka tre javë. Shpalljen e dha Primari i repartit të pneumologjisë në San Raffaele, shkencëtarë burri botës jo pilitikan injorant që kërkojnë të mbajnë ndezur panikun në popull.

    • Eri: 15/06/2020 10:59

      Dmth qe eshte tallje trapi,kur se marin ata seriozisht qe dine ca gjera me shume se ne si mund ta mari seriozisht populli.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?