Sociale

Shikoni si është çarë muri i ujëmbledhësit të HEC 'Sasaj' në Bunec! Ministria e Mbrojtjes: Kishte 15 mijë metra kub ujë

16 Janar, 15:29| Përditesimi: 18 Janar, 11:05

  • Share

Ministria  e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me çarjen e murit rrethues të ujëmbledhësit Sasajt, në Bunec të Himarës.

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje.

Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
Nuk ka probleme në njerëz.
Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

Report Tv sjell videon ku duket si është çarë muri rrethues i ujëmbledhësit

 


Lajmi kryesor:

Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?