Politikë

Shkarkimi i Veliajt/ Alibeaj: Ankimi pezullon vendimin e qeverisë! Kume: Pa njoftim nga GJK, Begaj mund të dekretojë zgjedhjet! Muharremi: Bashkia do kryetar

30 Shtator, 22:24| Përditesimi: 30 Shtator, 22:55

  • Share

Vetëm një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese, Qeveria i ka kërkuar sot Presidencës shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Por, për ish-deputetin Enkelejd Alibeaj, ankimi i Veliajt e rrëzon vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ai tha se kërkesa e sotme dërguar presidentit është në tejkalim të ligjit.

'S’ka nevojë GJK të dal me vendim sepse përcaktohet në Kushtetutë. Vendimin e shkarkimit e ka marr Këshilli i Ministrave dhe nuk hyn në fuqi automatikisht, në rastin që kryetari ankimon brenda 15 ditëve. Ka depozituar një ankim në GJK dhe është regjistruar dhe i interesuari e ka kryer veprimin e tij. Ka dy efekte depozitimi i ankimi, vendimi që nis të shqyrtohet dhe pezullohet vendimi që është marr nga Këshilli i Ministrave. Ajo që ka dërguar sot Agaçi nën udhëzimin e kryeministrit për ndërprerje të mandatit është në tejkalim të ligjit të këshillit të ministrave sepse ai ka bërë ankimin. Procesi për shkarkimin e Veliajt është i pezulluar për mënyrën se si janë zbatuar raste të ngjashme. Po u paraqit një ankim vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet’, tha ai.

Ish- kreu i KQZ Kristaq Kume, tha se presidenti Begaj mund të dekretojë datën e zgjedhjeve, nëse nuk i shkon një shkresë nga GJK për ta vënë në dijeni zyrtarisht për ankimimin e Veliajt në këtë gjykatë.

‘GJK sapo pranojë ankimin pas kësaj menjëherë, duhet që t’ja dërgojë Kryeministrisë. Sepse kështu veprohet me ligjin. Tek këshilli i ministrave të kishte dërguar një letër dhe të thoshte jemi në këtë situatë. Presidenti duhet që ti kërkojë informacion ashtu sikurse duhet që tja kishte kërkuar edhe Këshilli i Ministrave Gjykatës Kushtetuese, gjë të cilën nuk e bëri. Presidenti nuk ka dijeni zyrtare për këtë gjë sepse nuk i ka shkuar asnjë shkresë. Pra nëse presidentit i shkon shkresa që ti thotë ti do të dekretosh datën për zgjedhjet por ka një ankimin dhe nëse ja kërkon presidenti. Presidenti mund ta dekretojë sepse mund të thotë s’kam njoftim për ankimim’, tha ai.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i PS, Alfred Muharremi, tha se propozimi për shkarkimin e Veliajt u bë pasi Bashkia e Tiranës ka nevojë për një kryetar.  

‘Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por duke prevaluar interesi publik, ne e shohim si një vendim politik në funksion të kryerjes së punëve që bashkia e ka të nevojshme që të ketë një kryetar në zyrë. Mua më intereson që për ata që ne na kanë votuar për të drejtuar qytetin, për t’i shërbyer qytetarëve. Mund të hetohej në gjendje të lirë dhe të ushtronte detyrën, por nuk iu lejua. Ai ka vite që ka ushtruar funksionin e tij në krye të Bashkisë me përgjegjshmëri, e ka ndryshuar Tiranën dhe është drejtësia që e ka penguar që ta ushtrojë këtë detyrë, pa pasur një vendim të formës së prerë është lënë në izolim’, tha ai.

Për analistin Endri Tafani, shkarkimi i Veliajt është pezulluar pas ankimit që ai ka bërë në Gjykatën Kushtetuese.    

‘Ka një rrëmujë në të gjitha nuk shkon në sinkron kushtetuta me ligjin për pushtetin vendor. Presidenti ka 48 orë për të dekretuar datën e zgjedhjeve dhe bërja e një ankimimi deri 15 ditë dhe nëse Veliaj nuk do të kishte ankimuar tani por në ditën e 14 ose 15 dhe Begaj ta kishte shpallur datën e zgjedhjeve më herët. Për mua procesi për shkarkimin e tij është pezulluar’, tha ai.

Ora 22:55
A do të shpallë presidenti Begaj zgjedhje në Tiranë? Tafani: Do të ishte në kundërshtim me ligjin

 

Analisti Endri Tafani, tha se presidenti Bajram Begaj nuk duhet që të dekretojë një datë zgjedhjesh për Tiranën, në një kohë kur në Kushtetuese ka një ankim të bërë nga Erion Veliaj për të kundërshtuar shkarkimin e tij.

Sipas tij, nëse do të dekretohej një datë nga Begaj do të ishte në kundërshtim me ligjin.

‘Për mua është e paligjshme totalisht, presidenti nuk duhet që të marr vendim për të dekretuar një datë për zgjedhjet për Tiranën. Problemi këtu është më madhor se fati i Veliajt, këtu është shkatërruar makina e qeverisjes, kur është bërë Kushtetuta është bërë në mënyrë të rakorduar me ligjet, dhe këta kanë futur duart aq herë në Kushtetutë dhe në ligjet e tjera saqë tani nuk rakordojnë me njëri- tjetrin’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juristi: 30/09/2025 22:57

    Presidenti i Republikës është përgjegjës për zbatimin e Kushtetutës. Në këtë rast Kushtetuta është e shkruar qartë. Prandaj, pavarësisht nga komunikimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e shkarkimit, ajo duhet zbatuar drejtpërdrejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?