TIRANË- Një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve ka pasur gjatë 24 orëve të fundit, ku janë konfirmuar 17 raste të reja, 11 më shumë se një ditë më parë, megjithatë, është një tregues se kurba ka pësuar një zbritje. Numri total i të infektuave në Shqipëri ka shkuar në 400, ku mësohet se 58 prej tyre janë të shtruar në dy spitalet COVID në Shqipëri. Specifikisht te spitali infektiv janë 52 të shtruar (5 prej në terapi intensive) e ndërsa të "Shefqet Ndroqi" 6 pacientë, nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Që do të thotë ka pasur ulje të numrit të pacientëve që janë shtruar në spitale, e ndërsa një shifër optimiste vjen edhe sa i përket numrit të të shëruarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, e në total kjo shifër ka shkuar në 154.
Nga 17 rastet e konfirmuara pozitiv, 9 janë në Tiranë, 1 në Elbasan, Fier 6 raste dhe Shkodër 1, fatmirësisht nuk ka shtrirje të koronavirusit në qytetet e tjera të prekura deri më tani. Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste, e ndërsa kanë humbur betejën me këtë sëmundje 22 qytetarë.
Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv
Nisur nga hetimet epidemiologjike, siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë, transmetimi i infeksionit ka ndodhur në rrethet familjare, shembulli konkret ishte Shkodra, e për pasojë drejtoresha e Institutit të shëndetet Publik, Albana Fico u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe masat mbrojtëse edhe brenda rretheve të familjes.
"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19", tha Fico.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
- Tiranë 190 raste
- Durrës 38 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 12 raste
- Fier 32 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 17 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 45 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 rast
- Has 12 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste
TIRANE-Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi që u infektua me koronavirus në datë 31 mars është shtruar prej 4 ditësh te Infektivi nën kujdesin e mjekëve. Pasi mësoi lajmin në fund të marsit, Koraqi fillimisht u izolua në shtëpi, 4 ditë më parë, pra në datë 4 prill, Report Tv mëson se u shtrua te Infektivi. Koraqi është njëkohësisht zv. dekan i Fakultetit të Mjekësisë u shtrua në spital një ditë pas mjekut Roland Xhaxho.
ELBASAN - Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan i ka kërkuar policisë hapjen e kamerave të biznesit ku rezultuan pozitiv me koronavirus dy pronarë burrë e grua. Pak ditë më parë u publikua rasti i këtij çifti, i cili në të njëjtën kohë kur nuk lejohej kishin mbajtur të hapur lokalin e tyre.
Më synim gjurmimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me këtë situatë tashmë ISHP ka kërkuar ndihmën e policisë.
Deri më tani burime bëjnë me dije se janë marrë 45 monstra të personave që kanë patur kontakt me çiftin gjatë kohës që lokali qëndronte hapur. Kjo ka ndodhur në dy kohë të ndryshme. ISHP fillimisht ka marrë 20 testime, ndërsa më pas ka shtuar edhe 25 të tjera.
Gjithsesi mbetet e vështirë për të identifikuar të gjithë personat që kanë marrë shërbim gjatë kohës kur biznesi ka qenë i hapur.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 27 personel shëndetësor.
"Edhe 5 të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. 1 mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP.
Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Ccovid19❗ FORCA", shkruan ministrja.
Në komunikimin e Ministrisë së Shëndetësisë, harta e të prekurve është zgjeruar në qytetin e Fierit me 6 raste të reja. Rastet e konstatuara janë të gjithë pjëstarë të një familje. Menjëherë pas deklaratës së Ministrisë janë dezinfektuar rrugët, muret dhe rrugicat që cilat janë frekuentuar nga familja e prekur.
Në qytetin e Fierit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 6 persona, anëtarë të një familjeve. Gazetari i report Tv, Kristaq Thano bën me dije se ditën e djeshme 7 pjesëtarëve të familjes iu morën tamponët për të bërë analizat, nga të cilët 6 rezultuar pozitiv, 1 prej tyre është një fëmijë i moshës 10-vjeç. Familja jeton në një fshat të qytetit të Fierit dhe nuk dihet si janë infektuar. Ndërkohë në total numri i të infektuarve në 32.
Shkon në 154 numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në vend, pasi 23 persona të tjerë u kanë rezultuar negative testeve pas infektimit ditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.
Kryeministri, por edhe ministrja Manastirliu e kanë cilësuar shërimin e 23 pacientëve të tjerë gjatë 24 orëve të fundit si një lajm të mirë.
"Lajm i mirë, 23 të shëruar sot", shkruan Rama.
Deri tani 154 persona janë shëruar pas infektimit nga virusi vdekjeprurës i COVID-19 në Shqipëri, 22 prej të cilëve janë mjekë dhe infermierë, pjesë e personelit shëndetësor.
Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit! Ditën e sotme nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383. Ndërsa deri tani janë regjistruar 22 viktima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
Tiranë 181 raste
Shkodër 44 raste
Durrës 38 raste
Fier 26 raste
Korçë 17 raste
Lezhë 14 raste
Has 12 raste
Elbasan 11 raste
Kavajë 8 raste
Lushnje 5 raste
Krujë 5 raste
Vlorë 5 raste
Rrogozhinë 4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste
Berat 2 raste
Si do si te vij puna 97 nuk ja fute kush.
Përgjigju