Shpërthen në Vlorë skafi i Artjan Bylykut, kunati në arrati për vrasjen e Devi Kasmit

26 Gusht 2020, 22:50| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 23:03

  • Share

Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës në Triport të Vlorës ku një skaf u dogj dhe një person u plagos nuk është e rastësishme, ashtu si u njoftua nga policia.

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, 57 vjeçari Artjan Bylyku, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, ka tentuar që të shuajë flakët, duke u dëmtuar. Dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët, ky është njoftimi i policisë së Vlorës.

1598475598_5f46c97a79e06aabylyku.jpg

Artjan Bylyku dhe Domart Konjari

Artjan Bylyku është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Burime për "Report Tv" bëjnë me dije se Artjan Bylyku i plagosur në skaf është kunati i Domart Konjarit, që akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Devi Kasmit.

Ndërkohë skafi me rreth 500 litra benzene e me disa turistë në bord po përgatitej për të dalë shëtitje në det.

Po kush është Artjan Bylyku?

Ai ka dokumenta gjermane dhe është hetuar më parë për një vrasje të ndodhur në vitin 1992, ndërsa së fundmi kishte hapur një biznes për shitjen e makinave dhe pjesë këmbimi. Një vit më parë, atij iu bë atentat në Tiranë. Policia askokohe kishte ngritur tre pista hetimi për atentatin ndaj tij. Dyshohet për konkurrencë mes bizneseve, një sherri që ai kishte pasur për pronësinë, ndërsa nuk përjashtohej edhe hakmarrja ndaj kunatit të tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 27/08/2020 09:04

    Ajde lajm ajde. Jeni per m keq se ne monizem se ci duhet popullit ky lajm

    Përgjigju
  • Bajgëri: 27/08/2020 00:06

    Na myti llumi droga e bajgat

    Përgjigju
    • KADRIU: 27/08/2020 09:21

      hajvanistan or ti mik, marsupjala me allti me vete, S klasa pa fund, laca me syze floriri, spinela me puro ne dor, kokcepa orjental...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?