Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Vlorë. Lënda shpërthyese është vendosur në një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen Isa Boletini, në banesën në pronësi të shtetasit Jovan Çela.
Report Tv ka mësuar se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e vendosjes së tritolit. Pronari ka deklaruar në polici se nuk ka patur probleme apo konflikte të mundshme me persona që mund të kenë vënë tritolin në banesën e tij. Burimet bëjnë me dije se 43-vjeçari është pronar i një biznesi të vogël zdruktharie. Një nga pistat ku po dyshon policia është dhe ajo e konflikteve për shkak të konkurrencës. Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të verifikuar hyrje-daljet në pallat. Një tjetër pistë është ajo se autorët e vendosjes së tritolit mund të kenë ngatërruar objektiv. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se në çdo rast ky ka qenë vetëm një paralajmërim.Pronari i banesës nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen "Isa Boletini", në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.
SHUME E CUDITESHME KJO ZV MINISTRJA E PUNEVE TE BRENDESHME THA MBREME NE INTERVISTE SE ME FORCEN E LIGJIT NJERZIT DUHET TE ECIN NATE PA PASUR FRIKE DHE TE TE FLENE TE QETE ME DYER TE HAPURA SE ASNJERI NUK TRAZON ME MADE IN RAMAPROPAGANDE
PërgjigjuE mori azilin Jaerti!
PërgjigjuE cuditshme...asnjehere nuk kan konflikte kta qe u vihet tritol