Shpresë për Shqipërinë/ Franca: Po konsultohemi me Gjermaninë për negociatat

9 Tetor 2019, 17:53| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 19:03

  • Share

Franca po vazhdon konsultimet nëse Shqipëria duhet të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave në 15 Tetor. Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak u shpreh se Parisi po konsultohet me Berlinin, që në fakt tha 'PO' duke hapur dritën jeshile për negociatat.

"Nuk jam në gjendje të përgjigjem. Autoritet shqiptare e dine që vendimi do të merret nga autoritet më të larta, në kthim nga Njo Jorku zoti Rama na nderoi me pjesëmarrjen e tij te homazhet për Zhak Shirak. Në Shiqpëri e dinë të gjithë se për vendime kaq të rëndësishme zyrtare ka konsultime të gjata. Unë nuk jam në gjendje t’ju them këtë gjë pasi konsultimet vazhdojnë, mes palëve me njeri tjetrin  dhe ata janë konsultime të gjata dmth në Gjermani. Unë do t'ju kërkoja të merrni parasysh këtë aktivitet kaq të bukur se jeta vazhdon dhe ne do të kemi rastin të flasim për këtë temë qe i intereson të gjithëve më vonë" tha ambasadorja Christina Vasak për Vizion Plus.

Franca zyrtare deri me tani nuk ka dhënë as një sinjal në lidhje me qëndrim që do të mbajë në 15 tetor, ndërsa më parë Presidenti Macron është shprehur se përpara zgjerimit Europa ka nevojë për reformim, por konsultimi me Berlinin është shpresplotë për Shqipërinë, pasi Merkel vendosi të japë dritën jeshile për negociatat. Ndërkohë që edhe Holanda ende nuk ka vendosur por la derën hapur.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?