Kronikë

Atentat për hakmarrje në Sarandë! Mjeti hidhet në erë me tritol, vritet 58-vjeçari brenda saj (EMRI+VIDEO)

4 Tetor, 23:24| Përditesimi: 5 Tetor, 01:06

  • Share

SARANDË- Një 58-vjeçar mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Sarandës. Një mjet u hodh në erë më tritol, ndërsa 58-vjeçari Isuf Jaçaj që ishte brenda në makinë humbi jetën menjëherë pas shpërthimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. Shpërthimi tronditi qytetin bregdetar, ndërsa Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohen dëmet e mëdha që janë shkaktuar në makinë nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa është dëmtuar edhe një tjetër mjet aty pranë, si edhe disa biznese. Një grup hetimor po punon për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërsa do të sekuestrohen edhe kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Vrasja e 58-vjecarit dyshohet të jetë për motivet e hakmarrjes. Pasi i biri i tij, Klaus Jaçaj, 31 vjeç, është përfshirë në një ngjarje kriminale më 17 korrik në qytetin e Sarandës dhe aktualisht ndodhet në burg.

1759618261_makina.jpg

Mjeti i cili u hodh në erë me tritol

Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Ishte Klaus Jaçaj, ai i cili e ndihmoi Zoton të largohej nga vendi i ngjarjes, bashkë me të vëllanë Erjon Canaj, 36 vjeç. Klaus Jaçaj u arrestua vetëm 1 javë pas ngjarjes, ndërsa vetë Ramadon Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.

Por vetëm 2 ditë para arrestimit, Klaus Jaçajt iu hodh mjeti në erë më tritol. Makina ndodhej e parkuar po në lagjen numër 3, ku sot i vranë babanë, por 31-vjeçari nuk ishte në makinë. Shpërthimi me tritol i 22 korrikut në mjetin e Jaçajt mbeti një ngjarje e pazbardhur, pasi nuk dihet nëse ishte thjesht një paralajmërim, apo atentatorët dështuan të ekzekutonin të riun, ndërsa sot u hakmorën duke i vrarë babanë.

*Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët, Limos Didani dhe Sokol Dema

 

Ora 00:04
U vra në atentat, kush është Isuf Jaçaj! Të birit i hodhën mjetin në erë me tritol 3 muaj më parë dhe plagosja me armë në Sarandë

1759615212_isufjacaj.jpg

Viktima Isuf Jaçaj

Isuf Jaçaj, 58 vjeç mbeti viktimë e një atentati me tritol mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, pas një shpërthimi i të fuqishëm që tronditi qytetin bregdetar. Dyshohet se ai është vrarë për hakmarrje, pas një plagosje në të cilën u përfshi i biri më 17 korrik po në qytetin e Sarandës. Ai ndodhet në burg dhe akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi ka ndihmuar dy autorët Ramadan dhe Erjon Canaj, të cilët qëlluan 2 të rinj pas sherrit për tokat në bregdet.

Ndërkohë, vetëm 3 muaj më parë, më 22 korrik, Klaus Jaçajt i hodhën në erë mjetin me tritol. Mjeti ishte i parkuar pranë një pallati, po në lagjen numër 3, në të njëjtën zonë ku babai i tij humbi sot jetën në një atentat me tritol.

Ora 23:55
Del FOTO, ja kush është viktima e atentatit me tritol në Sarandë

1759614893_sarande.jpg

Viktima Isuf Jaçaj

Report Tv ka siguruar foton e viktimës së atentatit me tritol në Sarandë. Viktimë ka mbetur Isuf Jaçaj, 58 vjeç. Ai ka humbur jetën pasi mjeti iu hodh në erë me tritol. 

1759615212_isufjacaj.jpg

Viktima Isuf Jaçaj
SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?