55 154 hektarë sipërfaqe janë djegur deri më tani nga zjarret që kanë prekur Shqipërinë. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) të BE-së tregojnë se Shqipëria vazhdon të “kryesojë” në rajon për sipërfaqet e djegura. Mekanizmi i BE thotë se 100 vatra zjarri janë regjistruar.
2025-a shënon edhe rekordin më të zi për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pesë vitet e fundit. Vitin e kaluar u dogjën 46 623 hektarë në vend ndërsa vitet paraardhëse kanë shifra më të ulëta.
Shifrat rekord për sipërfaqet më të mëdha të djegura ndonjëherë nga zjarret në Shqipëri janë shënuar në vitin 2007 me 127.491 hektarë tokë të djegura. Në 2011 u dogjën 54 370 ndërsa vitin pasues u dogjën 53 459.
2014-ta ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë pasi regjistroi vetëm 3 zjarre dhe 431 hektarë të djegur.
Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, referuar të dhënave tëe deritanishme për 2025-ën, e dyta më e prekur është Bosnje-Hercegovina me 26 705 hektarë të djegura, ndjekur nga Maqedonia e Veriut 26 522 hektarë, Mali i Zi 24 054 hektarë, Kosova me 11 892 hektarë të djegura ndërsa më pak e dëmtuar nga flakët është Kroacia me 2 944 hektarë.
Situata nga zjarret në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm në vendin tonë teksa para disa ditësh flakët prekën disa zona, më shumë Delvinën dhe disa fshatra të Gramshit. Disa vatra mbeten ende aktive, por me intensitet të ulët dhe janë mbajtur nën kontroll.
Komente

Zjarret i vene ata qe paguhen më pas per pyllezimin e zonave te djegura. Mafie krimale dhe korruptive.
Përgjigju