TIRANE-Kosova heq taksën 22 euro të dezinfektimit në doganë për kamionët. Report Tv ngriti shqetësimin e bizneseve që transportojnë mallra në Kosovë, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi të çuditshëm këtë vendim. Qeveria e Kosovës vendosi që të pezullonte këtë taksë pas reagimeve politike dhe të bizneseve. "Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare" njoftoi ministria e Brendshme e Kosovës.
Por problem mbetet kalimi i qytetarëve nga Shqipëria në anën tjetër të kufirit të Kosovës. Sot Shqipëria rihapi kufijtë tokësorë pas mbylljes prej muajit mars për shkak të pandemisë. Rihapja e kufijve bëri që shumë qytetarë të nisen drejt Kosovës, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, por jo gjithçka shkoi sikur e kishin planifikuar për shkak se hasën një surprizë të pakëndshme.
Pavarësisht se qeveria rihapi kufijtë, shqiptarët janë lejuar që të kalojnë lirisht pa asnjë pengesë vetëm në drejtim të Malit të Zi. Për të kaluar në Kosovë qeveria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti vendosi dy kushte; e para të tregojnë tamponin që ka bërë dhe kanë rezultuar negativë, jo më i vjetër se katër ditë dhe e dyta nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme.
Vendimi është marrë nga qeveria e Kosovës mbrëmjen e djeshme duke i kapur në befasi qytetarët shqiptarë dhe është në fuqi deri në datë 20 qershor. Vendimi i qeverisë Kurti i ka kapur në befasi qytetarët nga Shqipëria dhe jo vetëm, pasi pala kosovare në doganë është shprehur se mëngjesin e sotëm janë njohur me urdhrin për masat e reja. Kjo ka bërë që shumë qytetarë shqiptarë që u nisën drejt Kosovës të ktheheshin duke shkaktuar radhë të gjatë në pikën doganore.
Ndërkohë që situata vijon që të mbetet e pandryshuar përsa i përket Greqisë dhe Maqedonisë, vende që nuk i kanë hapur kufijtë normalisht si përpara pandemisë. Greqia e hap normalisht kufirin me Shqipërinë në 15 qershor. Në pikën kufitare të Kakavijës me Greqinë prej mesnatës hynë mbi 60 shqiptarë, kryesisht këmbësorë dhe pak me automjete.
Drejt Greqisë kalojnë vetëm shqiptarët me nënshtetësi greke dhe punëtorët sezonalë pas kontratës, ndërsa të tjerët ashtu si në rastin e Kosovës duhet të tregojnë tamponin që tregon nëse je apo jo negativ me COVID-19, raporton gazetari i Report Tv Piro Nase. Nëse ata nuk e kanë bërë, atëherë duhet ta kryejnë nën koston prej 120 euro në Greqi dhe mund të lëvizin të lirë apo të punojnë atje ose të kthehen.
Në pikat kufitare me Maqedoninë sot është lejuar dalja e qytetarëve nga territori i tyre, por jo hyrjet nga Shqipëria edhe pse pala shqiptare ne të 3 pikat doganore të juglindjes ka rifilluar punën normalisht. Në doganën e Qafë Thanës, lëvizjet kanë qenë të pakta ndërsa studentët dhe punëtorët sezonale kanë qenë të parët që janë kthyer në atdhe pas bllokimit në Maqedoninë e Veriut për shkak të Pandemisë.
Burime nga dogana bëjnë të ditur se kufiri do të jetë i hapur për maqedonasit që duan të kthehen në vendin e tyre, ndërsa deri në këto momente nuk ka një urdhër të dyte sa i përket daljeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë. Pra pavarësisht se Shqipëria sot rihapi kufijtë, shqiptarët lirshëm mund të shkojnë vetëm në Malin e Zi.
Vendimi i qeverise se Kosoves per kufijte
Taksa 22 Euro e kamioneve per dezinfektim
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili vendosi që shqiptarët që hyjnë në Kosovë të karantinohen për 7 ditë, deri në daljen e rezultatit të tamponit. Thaçi kërkon që edhe kjo pengesë të hiqet për qytetarët e Shqipërisë, ndërsa vendosjen e taksës (e cila tani është pezulluar) e quan absurditet.
Sipas Thaçit, Albin Kurti hapi kufijtë me Serbinë pa asnjë procedurë, ndërsa e mbyll Kosovën nga Shqipëria.
"Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave. Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyll Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!", shkruan Thaçi në Facebook.
Ambasada greke në Tiranë ka shpjeguar 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohet. Ajo bën të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapet pas 15 qershorit dhe se të gjithë ata që hyjnë do i nënshtrohen tamponit dhe do i kërkohet qëndrimi një natë në hotel deri në daljen e përgjigjes. Nëse tamponi rezulton negativ, shtetasit shqiptarë duhet të vetëkarantinohen për ditë dhe nëse rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinimit 14 ditor nën monitorimin e mjekëve. Gjithashtu fluturimet pas 15 qershorit në Greqi do të lejohen vetëm në drejtim të aeroporteve të Athinës dhe të Selanikut.
"Greqia pranon përsëri vizitorë, sipas programit me tre faza si më poshtë:
Faza e parë. Deri më 15 qershor.
Kufijtë tokësorë mbeten të mbyllur për qytetarë të vendeve të treta, me përjashtim të atyre nga vendet anëtare të BE dhe të Marrëveshjes Shengen. Fluturime ndërkombëtare lejohen vetëm drejt aeroportit të Athinës. Të gjithë ata që mbërrijnë, pa përjashtim, i nënshtrohen testit për COVID-19 dhe qëndrojnë për një natë në një hotel që u rekomandohet. Nëse testi rezulton negativ, atëherë vizitori i nënshtrohet një vetëkarantinimi shtatëditor. Nëse testi rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinës 14 ditore, nën monitorimin e mjekëve.
Faza e dytë. Nga 15 deri 30 qershor.
Mbërritjet përmes kufijve tokësorë nga Shqipëria do të lejohen që prej datës 15 qershor dhe në vazhdim. Vizitorët do t’i nënshtrohen vetëm kontrollit të marrjes së kampionëve gjatë mbërritjes. Fluturime ndërkombëtare lejohen vetëm në drejtim të aeroporteve të Athinës dhe të Selanikut. Nëse vizitori vjen prej një aeroporti jashtë listës së vendeve të prekura, të Agjensisë Europiane të Sigurisë së Aeroporteve (EASA), atëherë do t’i nënshtrohet vetëm marrjes së kampionit gjatë mbërritjes. Nëse vizitori vjen prej një aeroporti që përfshihet në listën e vendeve të prekura, të hartuar prej Agjensisë Europiane të Sigurisë së Aeroporteve (EASA), atëherë i nënshtrohet testimit për COVID-19, gjatë mbërritjes së tij. Kërkohet qëndrimi për një natë në hotel. Nëse testi rezulton negativ, atëherë vizitori vetëizolohet për shtatë ditë. Nëse testi rezulton pozitiv, atëherë vizitori i nënshtrohet karantinimit 14ditor nën monitorimin e mjekëve.
Faza e tretë. Nga 1 korriku e në vazhdim.
Lejohen fluturimet ndërkombëtare në drejtim të të gjitha aeroporteve të Greqisë. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së kampionit në mbërritje. Mbërritje nga kufijtë detarë do të lejohen që prej 1 korrikut dhe në vazhdim. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të marrjes së kampionit, në mbërritje", shkruan ambasada greke.
Radhë në kufirin në Vërmicë
Ministria e Brendshme e Kosovës ka hequr taksën prej 22 euro që u kishte vendosur kampionëve që hynin në territorin e Kosovës. Kjo taksë paguhet nga importuesit për dezinfektimin e kamionëve, si pjesë e masave anticovid.
"Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare", njofton Ministria e Brendshme e Kosovës.
Reagimet për këtë ishin të shumta, deri te kryeministri Rama, i cili tha se bllokimi i kamionëve në kufi ishte i çuditshëm qoftë edhe si pjesë e dezinfektimit dhe masave të marra për pandeminë. Ndërsa shumë qytetarë shqiptarë që u nisën drejt Kosovës janë detyruar të ktheheshin duke shkaktuar radhë të gjatë në pikën doganore.
Në pikën kufitare në Vërmicë kamionët me mallra nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pa iu nënshtruar procedurave të dezinfektimit, kostoja e të cilës është 22 euro. Këtë masë po e kundërshtojnë drejtuesit e mjeteve si kosto financiare per bizneset ku ata punojne. Ata thonë se nuk po i përballojnë më taksat e shumta që po vendosen.
"Për mua është e padrejtë, pse makinat e Kosovës nuk dezinfektohen, pse vetëm ne? Është shumë e madhe, binari (trau) po, këtu në kufi po. Nuk është e drejtë, sot hyri në fuqi taksa" tha njëri.
Një tjetër theksoi se "Shumë, shumë keq, unë jam shofer nuk paguaj gjë nga xhepi, por rëndohet firma, ka shumë taksa, tuneli, skaneri 23 euro, 22 kjo, shkojnë 50 euro, 50 letrat, deri në fyt jemi të mbytur".
"Është absurde, nuk është normale kjo. Dikur ka qenë 5 euro, por 22 euro është skandal. Këto po ankohen për taksën e autostradës, 22 euro dezinfektim është skandal" tha një tjetër.
Report Tv tentoi te merrte një reagim edhe nga punonjësit që po kryenin shërbimin e dezinfektimit,ne Vermice dogana e Kosoves, por nuk pranuan të flasin. Nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thanë se nuk janë përgjegjës për aplikimin e kësaj mase.
Por sipas nje njoftimi ky urdhër në doganen e Kosoves ka ardhur nga ministria e shëndetësisë, ministria e infrastrukturës dhe ajo e punëve të brendshme e Kosoves. Brenda dite në terRitorin e Kosovës hyjnë mesatarisht rreth 400 automjete të transportit dhe vetëm një kompani ka rreth 100 kamione mallrash.
Ashtu sikurse u lajmërua ditën e sotme janë hapur dhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Kufiri me Maqedoninë e Veriut është hapur sot vetëm për qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri. Është lejuar dalja e qytetarëve nga territori i tyre,por jo hyrjet nga Shqipëria edhe pse pala shqiptare ne të 3 pikat doganore të juglindjes ka rifilluar punën normalisht. Sipas burimeve nga autoritet doganore bëhet me dije se hyrje daljet pa kufizime ne shtetin grek dhe maqedonas varen edhe prej palëve respektive.
Në doganën e Qafë Thanës, lëvizjet kanë qenë të pakta ndërsa studentët dhe punëtorët sezonale kane qenë të parët që janë kthyer në atdhe,pas bllokimit në Maqedoninë e Veriut për shkak të Pandemisë.
Burime nga dogana bëjnë të ditur se kufiri do të jetë i hapur për shtetasit maqedonas që duan të kthehen në vendin e tyre,ndërsa deri në këto momente nuk ka një urdhër të dyte sa i përket daljeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë apo edhe Greqisë.
Në pikën kufitare të Kakavijës prej orës 1 të natës e deri më tani kanë hyrë në Shqipëri 60 shqiptarë, kryesisht këmbësorë dhe pak me automjete të cilat kryesisht kanë qenë me targa greke. Drejt Greqisë kalojnë vetëm shtetas shqiptarë me nënshtetësi greke por vetëm me një analizë apo tamponin që tregon nëse je apo jo negativ me COVID-19. Nëse ata nuk e kanë bërë, atëherë duhet ta kryejnë nën koston prej 120 euro në Greqi dhe mund të lëvizin të lirë apo të punojnë atje.Vendi fqinj vazhdon të jetë akoma i mbyllur për shkak të COVID-it.
Në Greqi kanë filluar të operojnë edhe autobuzë apo furgona me emigrantë që do të nisen më vonë. Sipas burimeve zyrtare, forcat e policisë janë në gatishmëri për të përballuar një fluks të mundshëm. në hyrje të pikës shqiptare. Është vënë një staf që merret me matjen e temperaturës, duke i pyetur për të kaluarën e tyre, nëse kanë shfaqur apo jo simptoma.
Edhe në doganën e Muriqanit ka pasur radhë të gjata nga hapja e kufijve, ku qytetarë të shumtë janë dyndur drejt Malit të Zi. Sot pas rreth 3 muajve i gjithë vendi është hapur dhe qytetarët kanë lëvizur lirshëm, por kjo ka sjellë edhe trafik të rënduar.
Qindra qytetarë me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytëzuar hapjen e kufijve pas një periudhe izolimi thuajse tre mujore, por në doganë janë përballuar me vendimin se për të kaluar duhet të ketë tamponin që tregon se nuk janë të prekur ose në të kundërt të bëjë 7 ditë karantinë. Në pikën e përbashkët kufitare në Morinë radhët e gjata janë drejt Kosovës ndërsa kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë ishin më të paktë.
Pala shqiptare ka hequr masat shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri, ndërsa pala kosovare ka masa më të ashpra për ata që hyjnë në Kosovë. Sipas Elbunit Kryeziut, mjek në pikën kufitare në Vërmicë nga ora 07:00 e mëngjesit deri rreth orës 11:00 janë kontrolluar rreth 300 persona.
Ai tha se personave që po hyjnë në Kosovë po u masin temperaturën dhe po u marrin të dhënat personale. “Prej orës 7 mëngjes i kemi kryer mbi 300 ekzaminime. matja e temperaturës i merren të dhënat personale numri i telefonit dhe mundet të kalojnë”, u shpreh Kryeziu. Në njoftimin zyrtar të qeverisë së Kosovës thuhet se në të gjitha pikat kufitare në hyrje të Kosovës do të aplikohet kontrolli shëndetësor për qytetarët.
Albin mor trim... dukesh nga mendja qe je fundurinë....
PërgjigjuJa sa patriot eshte Albin Kurti! Vetevendos kunder shqiptareve.
PërgjigjuPse cuditeni cdo shtet do mbroj njerzit e saj jo po si puna jon o burra sikur u lirum nga zinxhiret
PërgjigjuSerbia = 1308 raste dhe 28 te vdekur per 1M banore Albin patrioti hap kufirin Shqiperia = 397 raste dhe 11 te vdekur per 1M banore. Albin patrioti kerkon test dhe 7 dite karantine. Sikur nuk dalin fort llogarite!!!
Koqevaret me Al-binin ne krye te qeveries jan ber me katolike se papa,
PërgjigjuKy eshte patrioti Albin Kurti, qe keni shqyer gurmazat se vetem ky po punon per kombin shqiptar. Se ka inate personale me Edi Ramen, ua mat koken me pe shqiptareve qe shkojne per te shpenzuar para ne Kosove. Albin Kurti eshte nje neomarksist, nje palaqo qe fshihet pas nacionalizmave dhe kurren e kurres nje njeri i denje per lider te Kosoves se per me shume mos e dhente zoti.
PërgjigjuÇësht kshu???? Boll me kufij mes shqiptarve. Ky palo njeri që premtoj bashkim tani po na vendos kufi thjesht për faktin që nuk shkon me Ramën. Turp turp turp!!!!
Përgjigju