Gjykata rrëzoi FSHF-në, Artan Shyti në Report Tv: Vendimi tregoi se futbolli në Shqipëri është 'njollë e zezë'! Duka ka përçarë komunitetin, shteti u vonua në ndërhyrje

11 Shkurt 2022, 12:43| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 13:30

  • Share

Artan Shyti, ish-zëvendës ministër i sportit, thotë se vendimi i gjykatës së Tiranës për të zhbërë asamblenë e shoqatës rajonale të futbollit në Tiranë, që u organizua nga FSHF, është një njollë e zezë për këtë sport. Në studion e Report TV Shyti fillimisht tha se futbolli nuk duhet të kishte përfunduar deri në dyer e gjykatave.

“Gjykata vendosi dhe nuk duhet të konsiderojmë asnjë palë fitimtare. Fakti që shoqata e Tiranës është ndarë në grupime është një anomali që nuk i bën mirë futbollit dhe jo vetëm fëmijëve. Fakti që këto shoqata janë pjesë e asamblesë dhe janë të kontestueshme …

Ne po shkojmë drejt një asambleje që e përçan futbollin. Njerëzit mund të mblidhen, mund të gjykojnë, për ti sheshuar këto gjëra. Më tepër se uniteti, demokracia ka rëndësi kush shkon të votojë dhe kjo është shumë e turpshme. Ta degdisin futbollin se kush voton dhe kush nuk voton, kush fiton, është një njollë shumë e zezë,”-deklaroi ai.

Vendimi i së enjtes i Gjykatës së Tiranës ishte i pari që kishte të bënte me futbollin dhe FSHF konkretisht. Kjo lëvizje sipas Shytit është një hap pozitiv.

“Për mua është një hap një plan institucional më i konsiliduar, por nuk më pëlqen që të shkojë në gjykatë sporti. Kur ne sjemi në gjendje të bëjmë zgjedhje në një organizatë jofitimprurëse vë në dyshim shumë gjëra, vërtetësinë e ndeshjeve, të tifozëve më të pakët në stadium. Nëse ke ndjenjur një kohë të gjatë në drejtim nuk ka nevojë të bësh artifica. Fakti që ka kontestime është një hap përpara në demokraci,”-tha ai.

Shyti u ndal edhe te pretendimi i FSHF-së se politika po ndërhyn në zgjedhjet e futbollit, duke i dhënë të drejtë kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe duke bërë një kritikë për ministrisë e Arsimit dhe Sportit.

“Ne nuk kemi një ndërhyrje politike me kryetarin e bashkisë. Unë them se ndërhyrja e ministrisë së sportit duhet të ishte më intensive. Ministrisë nëse nuk i pëlqen si vepron me ligjin mund t’ia heqë këtë të drejtë për të qenë federatë. Politika hyn kudo. Federata nuk është private. Shteti duhet të ishte më tepër prezent, se unë nuk e shoh një problem. Një nënkryetar partie është në komitet ekzekutiv, pra këta janë njerëz partiak. Një kryetar bashkia ka të drejtën e tij sepse menaxhon një bashki që ka 1 milion banorë. Unë kam rezerva për disa fjalë. Fjala që ska të drejtë të ndërhyjë politika nuk vlen sepse të gjithë presidentët e kategorive të para do shkojnë në FSHF për të votuar,”-përfundoi ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?