Si të forcojmë sistemin imunitar? Këto vitamina mbajnë sëmundjet larg dhe rrisin imunitetin...

9 Dhjetor 2020, 11:49| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 12:08

  • Share

TIRANË- Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ ishim me farmacisten Erina Hila, për të folur për sistemin imuntar, si ta forcojmë atë.

Periudha në të cilën po jetojmë është tepër e vështirë për shëndetin tonë dhe për këtë arsye është koha që ta forcojmë sistemin tonë imunitar sa më shumë.Sipas farmacistes Erina Hilaj ka disa mënyra se si ne mund të ndërhyjmë në sistemin tonë imunitar, në mënyrë që ta forocjmë atë dhe kështu të shmangim sëmundjet e ndryshme nga të cilat mund të prekemi:

‘’ Ndërhyrja e parë është të flejmë gjumë mirë çdo ditë, duhet të flemë 7-8 orë çdo ditë brenda 24 orëve që ne të marrim maksimumin nga trupi ynë. Duhet të mos bëjmë një jetë sedentare, duhet të ecim dhe të lëvizim, të bëjmë sporte, ecje në natyrë, minimum 30 minuta ecje në ditë duhet ta gjejmë mënyrën që ta bëjmë gjithësecili prej nesh sidomos në një kohë të tillë ku na duhet që të jemi të fortë, të jemi të përgatitur për çdo situatë.E treta është stresi, duhet të evitojmë stresin sa më shumë, stresi psikologjik është një nga faktorët kryesorë që ndikon në dobësimin e imunitetit tonë’’ u shpreh ajo.

Ndërsa theksoi se një tjetër pikë e rëndësishme për forcimimin e imunitetit, është vaksinimi:

‘’Unë dua ta theksoj këtë gjë sepse ka një opinion të përgjithshëm kundër vaksinave, ka shumë njerëz që flasin kundër vaksinave por mendoj që teleshikuesit dhe të gjtihë ata që na ndjekin duhet të besojnë tek shkenca është e bazuar mbi evidenc, duke qenë mbi evidencë ajo I ka të provuara ato që I ka si konkluzione definitive…Sipas studimeve të fundit njeriu në 100 vitet e fundit ka dyfishuar jetëgjatësinë e tij dhe ky dyfishim ka ardhur edhe si rezultat I evitimit të sëmundjeve infektive, shumë nga sëmundjet që ne sot I kemi banale, sic është përshembull lija e dhenve kanë qenë sëmundje vdekjeprurëse që bënin që njerëzit të vdisnin në moshë shumë të re ‘’ tha ajo.

Ndërsa e pyetur nëse dietat ushqimore janë të mjaftueshme për të marrë të gjitha vlerat ushqimore që ka nevojë trupi, ajo u shpreh se trupi ka nevojë edhe për ndihmë , të cilën mund ta marrim atë nëpërmjet vitaminave:

‘’ Mund ta marrim përmes vitaminave, dhe kemi parë që kohët e fundit multivitaminat janë ato që po përdoren më shumë për forcimin e imunitetit. Dhe sidomos kombinimi që po jepet dhe po merret nga të gjithë pacientët të cilët edhe sëmurën me covid, është vitaminca c, d dhe zink në doza të larta’’ u shpreh ajo.

Por pavarësisht se sa të mira janë vitaminat për sistemin imunitar përdorimi i tyre veç e veç nuk është i këshillueshëm.

“Marrja e shumë vitaminave, disa kokërrave nuk është as komode nuk është edhe shumë e shëndetshme sepse ndodh mbidozimi”tha znj. Erina Hila.

Megjithatë mënyra më e shëndetshme për të forcuar sistemin imunitar është një dietë e shëndetshme, e pangarkuar me ushqime të konservuara.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?