Si u përmbyt Vlora? Pa investime e shkelje nga institucionet! Plehra e ndërtime pa leje në kanal! Hidrovori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës, as 30% funksional (VIDEO)

6 Tetor, 17:02| Përditesimi: 6 Tetor, 19:45

  • Share

Pamjet dramatike nga përmbytjet e vitit 2015 nuk kanë sjellë reflektim nga institucionet në Vlorë. Dy ditë më parë, sasi më të vogla reshjesh, sollën përmbytje edhe më të mëdha, që shkaktuan dëme të jashtëzakonshme teksa qyteti bregdetar jetoi për më shumë se 24 orë nën pushtetin e ujit.

Dy kanë qenë elementët kryesorë që sollën këtë situatë dhe që gishtin e drejtojnë nga disa institucionet, vendore por edhe qendrore, mospastrimi i kanaleve dhe ndërtimet pa leje mbi to si dhe mosfunksionimi i hidrovoreve.

Kanali i ujërave të larta ose të shiut siç quhet ndryshe, që nuk përballoi reshjet e së premtes, 4 tetor, dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në lagjen Karabash, siç duket edhe nga pamjet është thuajse totalisht i bllokuar.

Pamjet tregojnë plehra të hedhura nga qytetarët por edhe ndërtime pa leje, si në rastin e kësaj shtëpie, që ia ka bërë të pamundur misionin.

Që bllokimi i tij i solli përmbytjet më të mëdha për mikrofonin e Report Tv e tregojnë edhe vetë banorët.

“U pastrua para 6 vitesh me një skrep të madh zinxhir. 15 vite më parë e pastruan nga gomat e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri, tha një banor.

"Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit', thotë një tjetër banore.

Kanali është nën administrimin e Bashkisë së Vlorës ashtu si edhe shumica e kanaleve kulluese brenda qytetit, dhe do të duhet të ishte pastruar nga ky institucion, pra nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

Situatën e rëndë në kanalin e Karabashit e pranon edhe vetë kryebashkiaku i Vlorës Dredha, i cili gishtin e fajit e ngre edhe nga institucione të tjera që kanë legalizuar ndërtimet pa leje, fakt që Report Tv e vërtetoi edhe përmes burimeve.

“Situata në kanalin e ujërave të larta është shumë e rënda, edhe për shkak të veprimeve që kanë bërë individët, por edhe me ndërtimet pa lejë që institucionet i kanë legalizuar” tha Dredha.

Ndërtimet pa leje dhe mbetjet ishte një prej shkaktarëve edhe të mosfunksionimit me kapacitet të plotë edhe të hidrovorëve në Vlorë, që përveçse nuk parandaluan përmbytjet masive bënë që uji të qëndronte me orë të tëra në rrugë, shtëpi, biznese, shkolla, biblioteka etj.

Vlora ka 2 hidrovore. Një që është i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit, por që menaxhohet nga vetë Bashkia e Vlorës, dhe një tjetër i Ujësjellës Kanalizimeve, drejtori në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Report Tv u interesua në Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, që mbulon edhe Vlorën, dhe drejtori Theodhor Sefa tha se hidrovori i Vlorës është i vetmi në jug që nuk është nën administrimin e kësaj drejtorie por i pushtetit vendor.

Vetë kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha pas përmbytjes tha se Hidrovori ka qenë në punë me kapacitet të plotë, por duhen investime të reja.

“…këto janë të mbartura, janë investime të vjetra, duhet parë mundësia që më vonë të paktën nga 4 pompa që kemi, 2 t’i zëvendësojmë se 2 i kemi pak më të reja, ato punojnë por ndikon edhe vjetërsia, pat deklaruar Dredha.

Për të vëtetuar mungesën e investimeve, një prej pompave të hidrovorit u përfshi edhe nga zjarri gjatë kohës që duhej të largonte ujin, duke bërë që për një periudhë të stakoheshin të katërta.

Hidrovori tjetër ai në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës problematikat i ka edhe më të mëdha. Nga 3 pompa që ka hidrovori vetëm 1 ka funksionuar me kapacitet 70%, ndërsa 2 të tjerat kanë qenë jashtë funksionit.

Kjo ka bërë që largimi i ujit të bëhet me sasi shumë të vogla, dhe kjo ka shkaktuar që Vlora të mbetet nën ujë për orë të tëra, me dëmet që janë bërë edhe më të mëdha.

Gjithashtu në përmbytje kanë ndikuar edhe ndërhyrjet në rrjet, dhe në dalje janë bashkuar ujërat e bardha me ujërat e zeza, duke e bërë edhe më të madhe prurjen.

Për përgjegjësinë e institucioneve duke filluar nga Bashkia e Vlorës, Ministria e Infrastrukturës, ato që kanë bërë legalizime të ndërtimeve të paligjshme në kanale apo edhe vetë banorët që kanë ndërtuar pa leje burime nga Prokuroria e Vlorës bëjnë me dije se ende nuk ka nisur një procedim, ndërsa ajo që institucioneve i mbetet tashmë për të bërë është vetëm llogaritja e dëmeve kolosale, që do të rëndojnë mbi xhepat e qytetarëve shqiptarë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 07/10/2024 02:17

    Fajin e ka nongrata e nongratave

    Përgjigju
  • Baba: 06/10/2024 21:35

    Hajd se e rregullo rama kete pune mandatin tjeter

    Përgjigju
  • EBRIETA: 06/10/2024 21:13

    Eshte e trasheguar kjo situate s,mund te fajesohet njeri apo tjetri.Kur nuk i dini gjerat mos flisni kot

    Përgjigju
    • Nikolin: 07/10/2024 11:09

      Eeee motra ti i di keto pune se sa ke thyer ti . Ste thone kot ebri ndjenandrydhura

    • Alb: 07/10/2024 07:03

      Po pse, të gjithë ata që janë përgjegjës paskan vdekur? Pikërisht, këtë po thonë të gjithë, të dalin përgjegjësit para drejtësisë. Çfarë lidhje ka që është e trashëguar?

  • Xxx: 06/10/2024 20:28

    Ky vend ka mbaruar.Kuptohet eshte faji i Dredhes qe nuk i ve levat ne pune e te kontrolloje gjithçka.Kur behet fjale per te tjere futen ata ne burg

    Përgjigju
  • xXx: 06/10/2024 19:55

    Ky djali i babit e ka mendjen qe te bej parkimet me leke ne Vlore...

    Përgjigju
    • Emigrante: 06/10/2024 23:14

      Shume mire ben. Ndryshe nuk behen njerez kafshet qe parkojne makinat ne shitje e te tjera kalbesira rrugve

  • Aljon: 06/10/2024 18:13

    C,pune ka Kananaj te mbaje pergjejsi jeni mire ju apo e keni inat se eshte njesh

    Përgjigju
    • Ermali: 06/10/2024 18:21

      Kananaj eshte drejtori I Ujesjedhes Kanalizimeve, pompat e hidrovorit qe administrohet nga ai nuk funksiononin. Nga inati qe kemi te gjithe per ate po paguajm edhe faturat e tij. Kush I ben gropen tjetrit bie vete thote populli. Rregulloni pompat çuna! Me rralle eshte kjo pune, sot e vuajti populli neser do jeni ju.

  • Iliri: 06/10/2024 17:56

    Kananaj apo Ermali ? Kush do i mbaj pergjegjsit e pompave? Po ky Jahaj kur shëtiste neper Vlore dhe bente foto I kishte pare pompat qe nuk punonin? Jeni te gjithe njesoj! Eshte per te ardhur keq qe vuan populli mëkatet tuaja.

    Përgjigju
    • Gjeni fajtorin e vertete: 06/10/2024 21:26

      Sa faj ka Ermali? Per mendimin tim i vetmi faj qe ka Ermali eshte qe ka njerez te korruptuar edhe te paafte qe drejtojne institucionet e Vlores. Mbi kanale jane bere ndertime dhe legalizime para se te vinte Ermali. Ata qe miratuan keto ndertime coni ne burg Drejtuesit e Ujesjellesit, mirembjatjes se rrugeve edhe dranazhimeve te rrugeve duhen hequr nga puna dhe proceduar penalisht. Te njejten procedure duhet te ndjeki me gjithe punetoret e bashkise te cilet kane marre denoncimet e qytetareve neper vite edhe i kane injoruar edhe lene pas dore. Kete duhet te beje Ermali. Te pastroje administraten nga korrupsioni dhe paaftesia. Halli i madh eshte edhe ajo pune. Sepse nuk e di nese keni komunikuar ndonjehere me ndonje punetore te administrates ne Vlore, por t’ju thuash kafshe eshte ofendim per kafshet. Nese fjala injorant edhe idiot do te kishte nje fotografi ngjitur me perkufizimin e fjales ne fjalorin Shqip, gjithe fotot e administrates do gjendeshin atje. Nuk mund te drejtosh nje administrate me specie te tilla, edhe sikur te jesh me i zoti edhe me i pregatituri, cilesi qe Ermali i ka, eshte e pamundur. Vlores ja kane bere Vlonjatet vete. Administrata me Vlonjate edhe vlonjatet qe hedhin plehra ne cdo vend pa pergjegjesi. Keto plehra bllokojne kanalet e dranazhimeve qe jane te lena edhe pas dore. Vlora per Vloren. Ermali ka pune te veshtire ne mes te nje populli te eger, pa kulture, edhe pa moral dhe pergjegjesi shoqerore edhe ndaj detyres.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?