Një situatë me intensivitet të lartë të reshjeve ka prekur lumin e Vjosës ditën e djeshme dhe ka vijuar edhe gjatë natës me një rritje të nivelit të ujit në shifra alarmante. Sipas njoftimeve nga Report Tv, si rezultat i prurjeve rreth orës 03:30 lumi i Vjosës ka çarë digën e Urës së Mifolit duke shkaktuar një depërtim të ujit në pjesën e poshtme të saj. Shifrat alarmante janë shtuar gjatë natës në 8 metra mbi nivelin e detit dhe sipas dëndurive të shumta të reshjeve niveli i ujit mund të shkojë në pikën kritike 8.2 metra mbi nivelin e detit. Deri më tani 11 famije janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm të lumit Vjosa. Në fotot e siguruara mund të shihet ndërhyrja me mjete të posaçme në Urën e Misfolit pas çarjes së digës nga reshjet e dënduara të cilat arritën deri në 8 metra mbi nivelin e detit
Lajmi kryesor:
Situata e rrezikshme e krijuar nga reshjet, në Vlorë Vjosa del nga shtrati! Ministria e Mbrojtjes: Jemi në terren, 30 familje të evakuara! Ministria e Bujqësisë: 1000 hektarë tokë nën ujë
G.MO//ReportTv.al