Kush kalon sot një vit në paraburgim, pra i arrestuar por ende i padënuar me vendim të formës së prerë, i konsiderohet në fund sikur të ketë kryer një vit e gjysmë dënim. Ky raport 1 me 1.5 për një ditë paraburgim bënte që personat që ishin në qeli të zvarrisnin sa më shumë të mundeshin gjykimin e tyre, pasi, ju leverdiste llogaritja e kohës në paraburgim si kohë shtesë në fund të dënimit.
Kjo bënte që shumë gjyqe të dështonin apo të shtyheshin me manovra false nga avokatët dhe të pandehurit, në rastet kur e kishin të qartë se nga ky proces nuk do të dilnin të pafajshëm. Kështu sot, nëse ke kaluar 2 vjet në paraburgim, të quhet sikur ke bërë 3 vjet burg. Por kjo nuk do të vazhdojë më, sipas Kodit të ri Penal të hedhur për konsultim.
Drafti i ri nuk njeh asnjë diferencë mes kohës së kaluar në paraburgim, apo në burgim, diferenca mes të cilëve është, nëse je në një qeli dhe i dënuar me vendim të formës së prerë, apo je në pritje të vendimit. Sipas nenit 148 të Kodit të ri, futen disa koncepte të reja për llogaritjen e paraburgimit: një ditë paraburgim është baras me një ditë burgim; ose baras me shtatë mijë lekë gjobë nëse gjykata do ta konvertojë kështu dënimin, ose baras me njëzet orë pune në interes publik. Pra kemi një shtrenjtim të ditës së paraburgimit, pasi me kodin aktual është 5 mijë lekë ose 18 orë pune në për interes publik.
Një ditë arrest shtëpie është e barabartë me një ditë burgim; ose me tre mijë lekë gjobë; si dhe është e barabartë me pesëmbëdhjetë orë pune në interes publik.
Hera herës, gjykatat në Shqipëri, kur e shihnin se të pandehurit shtynin gjyqet vetëm për të përfituar nga koha e paraburgimit, gjobisnin avokatët si dhe vendosnin që këtyre të arrestuarve të mos ju njihej bonusi i paraburgimit për atë periudhë.
Si është aktualisht llogaritja e paraburgimit në Kod Penal
Si bëhet llogaritja e paraburgimit në Kod Penal të propozuar
Komente
