Skandal me të dhënat private, pagat e mbi 637 mijë shqiptarëve dalin në publik! Nisin hetimet për Drejtorinë e Tatimeve! Qeveria: Nuk ka rrjedhur nga Ministria e Financave

22 Dhjetor 2021, 12:50| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 21:37

  • Share

Një skandal ka ndodhur me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e tyre, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë. Pagat e mbi 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale duke bërë që çdokush të ketë akses në të dhënat personale të tyre.

Lista e pagave, një dokument në formatin “excel” është duke qarkulluar në “Whats App” duke përbërë një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Report Tv siguron listën e këtyre të dhënave, por që ka zgjedhur të mos e publikojë për ruajtjen e të dhënave personale. 

Kjo ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nis menjëherë hetimet për Drejtorinë e Tatimeve nga dyshohet se mund të ketë rrjedhur informacioni. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që të jetë ndërhyrë nga jashtë në serverat e këtyre dy institucioneve, por që pritet që gjithçka të zbardhet nga hetimet. Në rast se verifikohen ndërhyrje në servera, ato do të sekuestrohen.

Rrjedhja e këtyre të dhënave rrezikojnë dhe vjedhjen e identitetit apo abuzimet në rrjetet financiare apo bankare para keqbërësve dhe hakerave.

Lista i përket muajit janar 2021, ku nga të dhënat rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.

Qeveria mohon që ky informacion të ketë dalë nga Ministria e Ekonomisë dhe se dokumenti që ka rrjedhur nuk ka të njëjtën paraqitje me dokumentin zyrtar që disponon kjo ministri, nuk përmban emrin e plotë dhe se është bashkim i disa copave të ndryshme.

Për skandalin me publikimin e pagave reagoi edhe presidenti Ilir Meta dhe Partia Demokratike. Meta e cilësoi publikimin e këtyre të dhënave personale akt kriminal që rrezikon paqen sociale, ndërsa PD ia faturoi qeverisë duke thënë se është pjesë e skemës së patronazhimit.

Ora 20:23
'Krim që synon destabilizim', Erion Braçe reagon për skandalin me pagat: Një pjesë e rrogave ngjajnë si produkt lavatriçesh, si ka mundësi që Duka merr veç 40 mijë lekë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve. Deputeti i PS shprehet se duhet të hetohet dhe përgjegjësit e kësaj situate të ndëshkohen.

 “Po është krim! Madje synon destabilizim! Ndaj duhet te hetohet që ç’ke me të, ligjërisht, plotësisht, në mënyrë gjithëpërfshirëse e deri në fund! Të ketë gjykim e ndëshkim për cilindo të përfshirë, ky duhet të jetë fundi” - shkruan Braçe.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Braçe shkruan se është habitur nga fakti që në listën e pagave nuk rezultojnë disa nga punëmarrësit e famshëm, ku sipas tij këtu kemi të bëjmë me informalitetin me pagat, ku ato ose nuk deklarohen fare, ose deklarohen më të ulëta sesa punonjësit realisht marrin.

“Tani! Kurrë nuk kam patur kuriozitet për rrogën e dikujt, sa paguhej. Më së shumti jam interesuar për të rritur rrogën minimale, zeruar tatimin mbi rrogën dhe ngritjen e dyshemesë së të ardhurave të patatueshme, mbrojtjen e rrogave të shtresës së mesme të ulët. As ky file i sotëm nuk me ndezi kuriozitetin, madje as habinë për ca rroga që kanë shastisur shumëkënd, Po më bën përshtypje që mungojnë në listë emrat e disa punëmarrësve të famshëm, ata si mungojnë? Nuk ka mundësi që sistemi në versionin ligjor të jetë pa ta!

Ka vetëm një rast: Nuk është sistemi, por një material i prodhuar kriminalist që të duket si sistemi dhe pa të famshmit doemos të lidhur me këtë krim! Ndaj duhet hetim gërmë për gërmë! Ndërkohë, më tej, është e qartë se: Ne nuk kemi një treg pune ku çmimi paguan meritën, ekspertizën, përvojën, punën e cilësinë e saj; Tek ajo listë ka shumë emra që dëshmojnë këtë, por mua më bëri përshtypje një, specialist finance i quajtur Armand Duka me rrogë 40 mije lekë!

Informaliteti me rrogat është dramatik, mashtrohet hapur e pa frikë por duke shkaktuar një dem kolosal, jo ne te ardhurat e buxhetit te shtetit por ne te ardhmen; Nëndeklarimet e rrogës reale deformojnë tregun, madje është e dukshme që më shumë para paguhen jashtë sistemit sesa në të! Ndërkohë një pjesë e rrogave duken te pajustifikuara, nuk ngjajnë si produkt i punës, por produkt lavatricesh (edhe në sektor që predikojnë transparencë) të cilat i tradhtojnë bilancet që dorëzojnë në organet fiskale që luajnë symbyllurazi!

E fundit; E kuptoni tani se kujt i shkoi pjesa me e madhe e favorit fiskal mbi rrogat e larta qe u votua ne nëntor e hyn në fuqi ne 1 Janar? Tani jam i bindur që dy propozimet e mia, ai qe llogaria e re të prekte rrogat nga 50 mijë lekë e lart dhe, tjetri, një ligj i ri për tatimin mbi të ardhurat që mbledh çdo të ardhur-fitime, divident, aksione, qira etj dhe i taton në shkallë progresive, ishin të drejta dhe janë beteje që vazhdon!”-shkruan Braçe.

Ora 16:37
Dalja e pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve, Komisioneri Publik: Mediat të mos i publikojnë, fshijini të dhënat

1640187858_unnamed.jpg

Pas skandalit të sotëm me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e mbi 637 mijë punonjësve në publik e privat, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë, ka reaguar edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Këta të fundit i bëjnë thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

"Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u njoh nga media me publikimin e lajmit për qarkullimin në platformën e komunikimit “Whatsapp” të një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, shoqëruar me të dhëna të tyre. Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”. Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve. Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale. I drejtohemi opinionit publik që të mos bëhet pjesë dhe të refuzoj këtë përpunim të jashtëligjshëm dhe ta fshij këtë bazë të dhënash."-thuhet në reagimin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ora 15:03
Skandali me publikimin e pagave, qeveria: Nuk ka dalë nga Ministria e Ekonomisë, dokumenti zyrtar nuk ka të njëjtat paraqitje

Qeveria ka reaguar për skandalin e publikimit të pagave të mbi 630 shqiptarëve që punojnë në sektorin publik e privat. Qeveria mohon që ky informacion të ketë dalë nga Ministria e Ekonomisë dhe se dokumenti që ka rrjedhur nuk ka të njëjtën paraqitje me dokumentin zyrtar që disponon kjo ministri, nuk përmban emrin e plotë dhe se është bashkim i disa copave të ndryshme.

Ministria e Ekonomisë do të denoncojë rastin në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje që e cilëson kriminale.

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar - prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën "Emri i Plotë" siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë.

Ora 13:50
Skandali me publikimin e pagave, Meta: Akt kriminal që rrezikon paqen sociale! Të nisin hetimet dhe të merren masat për mbrojtjen e të dhënave personale

 

'Akt kriminal që rrezikon paqen sociale', kështu e ka konsideruar Presidenti Ilir Meta skandalin me publikimin e pagave dhe të dhënave personale të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se ky akt është në shkelje flagrante të lirive dhe drejtave të dinjitetit njerëzor, teksa bën thirrje që të nisin hetimet. Po ashtu Meta kërkon që të merren masa të menjëhershme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Postimi i Metës:

U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cenuar sigurinë private të çdo qytetari.

I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ora 13:33
Skandali me publikimin e pagave, PD: Pjesë e skemës së patronazhimit, Rama nxori në pazar rrogat e shqiptarëve, të jap dorëheqjen

Skandali për publikimin e pagave dhe të dhënave personale të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat, PD ia faturon këtë qeverisë duke thënë se "nxori në pazar" taksapaguesit shqiptarë duke i bërë pre të lehtë për keqdashësit dhe hakerat.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria ka dështuar të mbrojë të dhënat personale dhe për këtë duhet të jap dorëheqjen, ndërsa këtë skandal e quajti vijimësi të skemës së patronazhistëve. Për Alibeaj përdorimi i informacioneve të tilla po përdoren nga qeveria për qëllime elektorale.  

"Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.  Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it. 

 Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. 

Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve  është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve.  Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.  

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.  

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet.  

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës. Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur  shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë', tha Alibeaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhiim: 27/12/2021 12:28

    Gazetare te merren se si eshte e mundur keta persona e politikane kane rroga disa milionshe, si i kane ato t ardhura, apo jane pastrim parash, e keto persona te tregojne nga i kane ardhur, ku eshte pergjegjesia tyre?

    Përgjigju
  • Era: 23/12/2021 13:18

    Te pakten te sherbeje per nje te mire te pergjithshme kjo qe ndodhi, te sistemohen pagat e gjithe atyre qe ngjajne si orizore, te gjitha nga 30.000 leke, sepse 100% jane te paverteta. Nuk punon njeri gjithe diten, si i punesuar ne profesion me licence per 30.000 leke ne muaj!!!!!!! Eshte evazion i paster fiskal, ne dem te shtetit dhe vete te punesuarve, se do i vije edhe dita e pensionit te shkreteve.

    Përgjigju
  • meh: 23/12/2021 11:12

    eshte e lehte ta gjesh kush e ka bere, file excel qe qarkullon ka nje connection dhe del tek pc i meposhtem: C:UsersMoza_SerajDocumentsLP Punonjes.rpt

    Përgjigju
  • AltinTop: 23/12/2021 10:41

    Berisha e ka fajin…

    Përgjigju
  • Iris: 23/12/2021 02:46

    Dalja e numerave te ID eshte shume i rrezikshem,por nuk eshte ndonje gje shume e madhe.Ndodhin incidente te tilla ne cdo vend te botes dhe eshte e rregullueshme.Skandali i vertete jane pagat maramendese dhe diferenca me shumicen e popullit.Ne nje vend te varfer si Shqiperia,nuk eshte as e drejte,as e justifikueshme nje gje e tille.

    Përgjigju
    • Dori: 23/12/2021 03:59

      Nuk e di cfare background ose formim ke por qenke pyke ne diell! Ka rendesi thote sa e kane rrogen por jo te dhenat personale?????

  • Numri personal: 23/12/2021 02:02

    A duhet ndryshuar numri personal per gjithe popullin? Mendoj qe po pasi ka nje shkelje me te madhe te te dhenave! Uroj te mos jete nga ealbania me shoke apo programe si kjo por kjo tregon qe shqiperia eshte kthyer në nje xhungel , as qeveri, as opozite as rini! Ky duket si mesazh qe rinia te ngrihet në protest dhe te marre në dore fatin e vendit te tyre !

    Përgjigju
    • Kosto: 23/12/2021 09:24

      Rrofsh e vlla, të paguajmë përsëri nga xhepi jonë kartat e reja. Shumë faleminderit!

  • Pelioni: 22/12/2021 22:47

    Përsa i përket kësaj çështje, shkurt muhabetit,për pjesën dërmuese të popullit që paguhet nga 30000 - 70000 jo vetëm që nuk shqetësohen por për ne pagat reale qofshin këto të sektorit publik apo privat të jenë publike me ligj se ne aty me çpame kishte dhe paga shokësh,që thonë të menderosha paga kryeministri,presidenti,ministri,deputeti,profesori apo dhe shkencëtari,ç'janë këta çfar bëjnë që populli nuk e di,apo me sa shoh e gjukoj këta janë mafja e financave që pastrojnë para të pista,e bëjnë evazion fiskal,këta janë kanceri i Shqipërisë,.Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga publikimi por nga këta që janë pjesë e botës së krimit.

    Përgjigju
  • Lleshi: 22/12/2021 20:46

    SA TE JENE BUDALLENJ ME KARTELE..E KURVA ME PATENTE SI,,,BASHA,,ALIBEAJ,saliani,,duma,,tabaku,,NE PD,,EDI RAMA QEVERIS EDHE 50 VJET,,,OSE SA TE KETE JETE....

    Përgjigju
    • AltinTop: 23/12/2021 10:42

      FIKS vlla!

  • Arben: 22/12/2021 20:33

    Ku ka rendesi kjo?! Te publikojne ca te duan, rendesi ka dera qe u sulmua ne menyre barbare dje nga grupi i Saliut! Shqiperia nuk mban mend me teper brutalitet sesa dje, qe nga kohet e lashta! Te sulmohet nje dere ne ate menyre ne shekullin 21 eshte katastrofe jo vec per shqiptaret por edhe per stabilitetin europian dhe me gjere! Saliu eshte i vetmi problem ne kete vend!

    Përgjigju
    • Hasan: 22/12/2021 22:19

      Mire te keqen, merre me leng se mos mbytesh

  • Beshik: 22/12/2021 19:17

    Tatimet dhe Doganat jane e keqja me e madhe e ketij vendi.Jane bere nje bordello gjigante me kryehajdute ne krye qe dine vetem te krijojne skema vjedhje

    Përgjigju
  • Sifi: 22/12/2021 18:58

    Nxjerrja ne publik e te dhenave persinale eshte akt kriminal dhe duhet gjetur fajtori se sben.Mund te jete aktor per skenare te tipeve qe dihen.Komisioneri duhet shkarkuar dhe jo te jap doreheqe.

    Përgjigju
    • Enver: 29/12/2021 19:45

      Te tane ni mut Jan por me kec ankora esht rama me nje grup haidutash te cilet duhen arur ne mes tiranes I bei thirrje popullit ne revolution PA dallimm partial se vetem ne kete menyr

  • rrota e K: 22/12/2021 17:33

    o komisioneri me hajdut i te gjitha kohrave, o vemje e pushtetit te korruptuar, o burre legen. po pse merresh me qytetaret te cilet e moren ne telefon listen me paga? po cfare ben ti ne ate institucion qe je garancia e te dhenave tona? po si nuk i dhe pergjigje kur dolen te dhenat identitare te shqiptareve ne fushate zgjedhore? shqiptaret prisnin pergjigje per nxjerrjen e pergjegjesit ti sot merresh dhe na tregon "lojen" e rrezikshme e shkembimit te listes nen whatsapp? a je ne terezi mo Besniku i partise?

    Përgjigju
  • emri: 22/12/2021 17:26

    cdo gje eshte skandal deri ne momentin qe ndodh e nuk eshte me. kur lexoj lajme te tipit : Komisioneri për të Dhënat Personale paralajmëron ata që kanë listën e pagave: Fshijeni! Nuk është lojë, do të dënoheni nga ligji me vjen per te qeshur e per te qare bashke me keta hajvane qe akoma duan te trembin njerezit. shume njerez e kane vrare friken pas gjithe kesaj... e keto kercenime qe flakin lart e poshte me mir eti futin aty ku ... ju rine me mire

    Përgjigju
  • arseni: 22/12/2021 17:13

    Kjo eshte " foltore " ku njerzit shohin se si njeriu per njeriun eshte ujk. Kerkohet te behet vaksina per te zgjatur jeten atyre qe na lene pa lek, nuk na krijojne mundesine per tu ushqyer, mjekuar pale per tu kolturuar. Me sa duket " Saliu " tashti po cfaqet me te dhena diskretituse per sistemin. Mos prisni ndihme nga institucione dhe individ qe ne menyre te pamerituar merrin shuma maramendese per " shqiptarin " si kafshe e thjesht qe mund te katandiset edhe per " bar ". Ajo qe foltorja e rradhes nxorri tani, eshte nje realitet qe shqipetaret e kane ne shtepi, pune, spital, shkolle, kuvend qe nuk po pret diten e rilindjes se qenies humane.

    Përgjigju
  • Beluli: 22/12/2021 17:11

    Buk e kuptoj pse kaq zhurme per kete pune. Vete Kryeministri Rama ka deklaruar se numri i kartes se identitetit nuk eshte sensitiv, apo numri i telefonit, emailit etj. Cjane keto hetime kot! Jo per gje se po te ishin Ramen,Veliajn dhe te tjere do qene me kohe e vakt ne burg.

    Përgjigju
  • qerozi: 22/12/2021 16:44

    pse kane frike nga kjo liste, kjo liste duhet te publikohet cdo muaj ta dije populli per keta politiqener qe na pijme gjakun cdo dite, ka difference super te larte midis popullit te varfer dhe atyre qe ma pijme gjakun

    Përgjigju
    • Alb: 22/12/2021 19:32

      Po m vllai ska asnje problem po ca ka problem per ty se te publikoj pagat dhe te dhenat ska asgje,te detyroj dhe kercenoj me vend pune per vaksine asnje problem,te te vjedh pronen ska problem,te vjedhi voten ska problem.

    • Nastradini: 22/12/2021 17:13

      Keto juk jane politiqene por popull o Qeroso. Psh te ishin te dhena se me cfare karte krediti paguan familja kryeministrore do ishte ne dobi publike. Ku te dilte qe te gjitha blerjet do qene o me kartat e Luces o te Manes.

  • fisheku: 22/12/2021 15:59

    SKANDAL! Le te presim se kush do te mbaje pergjegjesi dhe kush do te shkoje ne burg per kete. Horoskopi thote si gjithnje ne shtetin e pandershkueshmerise ASKUSH.

    Përgjigju
    • Arbeni: 22/12/2021 16:47

      Alla vuçiç metod !

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?