Mbetjet e dyshuara toksike që dolën nga Shqipëria dhe kishin destinacion Tajlandën kanë ngjallur një sërë reagimesh, nga ato politike deri te lëvizja e prokurorisë shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare, siç është OLAF, me një sërë paqartësish që presin të marrin përgjigje.
E sigurt është se mbetjet të cilat siç thuhet zyrtarisht janë të ish-kombinatit Metalurgjik, kanë tronditur edhe vetë KURUM-in, i cili ka ndërprerë aktivitetin në uzinat e çelikut dhe petëzimit, dhe ka nxjerrë në rrugë disa qindra punëtorë që mbanin familjet me bukë.
Sipas KURUM fabrikat janë mbyllur më 1 dhe 15 gusht dhe se në negociata me sindikatën, një numër punëtorësh, pa saktësuar se sa, janë larguar por do i jepet rroga për 3 muajt në vijim, me mundësinë e rikthimit në rastin më të parë të rifillimit të punës në fabrikë, por pa dhënë afate se kur. Pjesa tjetër e punonjësve – sqaron KURUM, po përfundojnë investimet që sipas shoqërisë po bëhen për modernizimin e prodhimit.
Të gjitha këto zhvillime sipas, Kurum, s’kanë lidhje me mbetjet e dyshuara toksike, por më situatën e vështirë financiare të shoqërisë.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolla, zbuloi gjatë një bisede telefonike me Report Tv, se në marrëveshjen që KURUM pretendon se ka arritur, punonjësit janë përfaqësuar nga Taf Koleci, që sipas tij, më 29 dhjetor 2022 është shkarkuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë.
Pra thënë thjesht, punëtorët janë përfaqësuar nga një krye-sindikalist i shkarkuar! Sipas Kol Nikollës, KURUM po kërcënon punonjësit, dhe po i përçan, duke manipuluar drejtuesit e punonjësve.
Report Tv kontaktoi edhe me Taf Kolecin, i cili pohon të ketë përfaqësuar punëtorët në negociatat me KURUM, pranon gjithashtu se ka një vendim gjykate që s’e njeh më kryetar, por thotë se e ka ankimuar në apel, edhe pse sipas vendimit të cilin Report Tv e lexoi, vendimi është i formës së prerë pasi brenda afateve ligjore, s’është bërë asnjë ankimim.
I kritikuar në disa shkrime në mediat online, se nuk ka qenë në mbrojtje të punëtorëve por të kompanive private, Taf Koleci në bisedën me Report Tv, thotë të tjera informacione nga ato që dihen deri më tani dhe që KURUM ka deklaruar.
Uzina e Çelikut sipas tij ka 6-7 muaj mbyllur, por është fabrika Petëzimit e cila është mbyllur prej 1 jave.
“Janë bërë marrëveshje individuale që punonjësit e larguar të marrin 60% të pagës”, thotë ai – duke shtuar se të njëjtët do të rikthehen në punë, pasi siç Taf Koleci thotë - do jenë në pritje të ardhjes së një firme kineze rreth fillimit të nëntorit. Kjo kompani, për të cilin Koleci thotë se nuk ka dijeni për emrin, do të rimarrë në punë të larguarit që sipas tij nuk janë 500, por vetëm 250 punëtorë.
Një grup i krimit ekonomik te Durrësit zbarkoi ne ambientet e KURUM, ndërsa prokurorët kanë nisur hetimet për mbetjet e dyshuara toksike që dolën nga Porti i Durrësit përmes kompanisë “Sokolaj”, edhe ajo në hetim e mbrojtur pas faktit se ka eksportuar oksid të parrezikshëm hekuri e jo mbetje toksike.
Uzina e Kurum është vënë edhe nën monitorimin e Inspektoratit të Punës, për të parë nëse nuk janë shkelur të drejtat e punëtorëve, e se si do të mbrohen ata në rast se janë hedhur në rrugë.
Kurum ka mbyllur plotësisht repartin e çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit. Përmes një deklarate shoqëria ‘Kurum’ thotë se shkak për mbylljen janë bërë vështirësitë ekonomike dhe se nuk ka lidhje me skandalin e mbetjeve toksike, të cilat janë blerë nga forma ‘Sokolaj’ si ‘oksid hekuri’, por që brenda kontejnerëve kishte mbetje të rrezikshme.
Sipas shoqërisë ‘Kurum po negociohet me Sindikatën e Punonjësve për një marrëveshje që punëtorët të paguhen edhe 3 muaj. Në fund të deklaratës së saj, kompania ‘Kurum’ thotë se shoqëria po bën remonte të linjave të prodhimit për të qenë konkurrues dhe se shpreson që të rifillojë në një kohë sa më të afër prodhimin.
‘Shoqëria Kurum International, në lidhje me lajmet për mbylljen e fabrikave dhe largimin nga puna të punëtorëve të saj, ju bën me dije si me poshtë:
Shoqëria Kurum International, deri me datën 26.08.2024, nuk ka bërë asnjë largim kolektiv nga puna të punonjësve të saj. Është e vërtetë që fabrikat e prodhimit të çelikut dhe petëzimit në Ish kombinatin metalurgjik Elbasan, kanë ndërprerë prodhimin që prej datës 1 gusht dhe 15 gusht respektivisht, por ky fakt nuk ka asnjë lidhje me njoftimet ne media per eksportin e sasive te pretenduara si mbetje te rrezikshme nga një kompani shqiptare, dhe as me sulmet mediatike ndaj shoqërisë sonë, si dhe fushatën denigruese të bërë në media deri më tani.
Shoqëria, duke parashikuar një përkeqësim të situatës ekonomike gjatë muajve në vijim, ka vendosur në fillim të muajit gusht, të filloje negociatat me sindikatën dhe procedure ligjore për një numër të caktuar punonjësish, duke u ofruar atyre alternativën e largimit nga puna pas 3 muajve kundrejt shlyerjes së të gjitha detyrimeve dhe pagesës se shpërblimit të vjetërsisë në punë sipas ligjit, me opsionin gjithmonë të rikthimit në rastin me të parë të rifillimit të punës në fabrika.
Kjo mase paraprake nuk cenon të drejtat e punëtorëve, të cilët po paguhen edhe pse nuk paraqiten në pune, sigurimet shoqërore dhe detyrimet e tjera ligjore janë paguar dhe do te paguhen sipas ligjeve në fuqi. Shoqëria është në negocim me sindikatën e punonjësve për të arritur një marrëveshje sa me të mire për të gjitha palët.
Të gjitha aludimet e tjera, për mendimin tonë, nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.
Ndërkohë shoqëria po bën remontet e duhura me punëtorët që janë aktualisht dhe mbeten në punë, për të përfunduar investimet e nisura për modernizimin e mëtejshëm te linjave te prodhimit, për të qene sa me konkurrues dhe eficente ne tregun rajonal, dhe shpreson te rifilloje procesin e prodhimit ne një kohe sa më të afërt.
Shoqëria jone, është e fokusuar në misionin e saj për të sjellë vlere të shtuar në ekonominë shqiptare prej me shume se 25 vitesh, duke prodhuar dhe tregtuar pavarësisht vështirësive të panumërta të industrisë dhe tregut shqiptar, çelikun shqiptar, markën Kurum, për atë që me mund e sakrificat e me shume se 700 punëtorëve kemi arritur te jemi lider ne vend dhe ne rajon, duke qenë prodhuesi më i madh industrial ne vend, si dhe prej vitesh eksportuesi me i madh ne vend.
Çeliku Kurum, plotëson te gjitha standardet evropiane dhe botërore, për me tepër, plotëson kushtet për t’u konsiduar si çelik i gjelbër, prodhohet me riciklim te metaleve, me energji te gjelbër te prodhuar nga HEC tona, dhe ne një proces teknologjik te përmirësuar dhe modernizuar ne vijueshmëri gjate këtyre viteve, për te eksportuar markën shqiptare ne rajon e ne bote.
Megjithatë, si pasoje e faktorëve ndërkombëtare, situatës ekonomike globale ne tërësi, dhe situatës se industrisë se rende dhe industrisë se çelikut ne veçanti, ne dy vitet e fundit, pas fillimit te krizës energjetike ne Europë, fabrikat tona kane vuajtur këtë situate, duke ndërprerë here pas here ne dy vitet e fundit prodhimin, dhe duke mos patur vijueshmëri gjate vitit.
Gjate gjysmës se dyte te vitit 2023 dhe veçanërisht ne 6 mujorin e pare te vitit 2024, industria e rende dhe e metaleve ne përgjithësi, dhe ajo e prodhimit te çeliqeve për ndërtim ne veçanti, vuajtën faktorët përkeqësues ekonomike globale, nder te cilat frenimi i kërkesës për investime dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike si pasoje e interesave te larta financiare, rritja e kostove nga periudha e gjatë inflacioniste post-pandemike, dhe vështirësitë ne gjetjen e lendeve te para, çmimet e larta te energjisë elektrike etj.
Çmimet globale të çelikut, pas rritjes se konsiderueshme gjate viteve 2021-2022 (lufta Rusi-Ukraine dhe kriza energjitike), kane vijuar te kenë rënie graduale me gati 29 % brenda vitit 2023 deri ne 6mujorin e pare et vitit 2024. Ne 3 mujorin e fundit, faktori KINE, ka ndikuar serish ne rënien e menjëhershme dhe te konsiderueshme te çmimeve me 10-15 % me tej, duke arritur nen nivelin e çmimeve te kohës para pandemike, konkretisht nen 460-470 usd/ton.
Ritheksojmë edhe një here qe Shoqëria po bën remontet e duhura për te përfunduar investimet e nisura për modernizimin e mëtejshëm te linjave te prodhimit, për te qene sa me konkurrues dhe eficente dhe shpresojmë te rifillojmë procesin e prodhimit ne një kohe sa me te afërt.’- shkruan ‘KURUM’.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar për situatën e punonjësve të KURUM, ku pas mbylljes rreth 500 punonjës mbetën të papunë.
Përmes një deklaratë për media, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme e KSSH-së Kolë Nokollaj është shprehur se KSSH do të jetë në anën dhe përfaqësimin e punonjësve.
"Në lidhje me njoftimet publike për ndërprerje të kontratës të punës për 500 punonjës shpjegojmë se kjo deri më sot nuk ka ndodhur. KSSH denoncon tentativat e punëdhënësit për të biseduar me drejtues apo grupime punonjësish pa legjitimitetin e duhur ligjor dhe pa përfaqësimin ligjor në strukturat sindikale, vendore apo kombëtare. KSSH informon publikun dhe të gjithë punëmarrësit e kompanisë “Kurum International” sha se ashtu si në vitet 2002, 2008, 2016 apo dhe në 2021 KSSH do të jetë në anën dhe në përfaqësimin dinjitoz e avokatinë profesionale të tyre", tha ai.
Sipas tij, KURUM ka bërë investime të fryra për përfitime të padrejta.
"KSSH mendon dhe është e bindur se “lepuri” fle diku tjetër. Së pari kompania “Kurum International” sha është e paorganizuar, pastrukturuar dhe e paaftë të përballojë konjukturën botërore të çmimit të hekurit dhe të mbetjeve e skorieve të tij ku Kina po ndikon shumë në rritjen e çmimit. Investimet e kryera në vijimësi e veçanërisht ato të fabrikës së petëzimit kanë qënë të pasuksesshme dhe ndoshta të fryera qëllimisht për përfitime të padrejta. Së dyti kompania “Kurum International” sha duhet ta kuptoj se ka ardhur koha që nuk mund të manipulohet më tej me të drejtat e punëtorëve apo lirinë ekonomike në vendin tonë. Kjo kompani duhet të përgatitet për të përballuar suksesin dhe reformimin e shoqërisë tonë në sistemin e drejtësisë dhe të mirëqeverisjes në kuadër të hapjes së vendit tonë dhe standartizimit europian të tij në çdo fushë", tha ai.
Deklarata e plotë:
Pronuncim i KSSH në lidhje me situatën e krijuar në marrëdhëniet e punës në kompaninë “Kurum International” sha Elbasan.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në përmbushje të misionit të saj, statutit dhe legjislacionit të punës në fuqi kombëtar e ndërkombëtar të ratifikuar nga shteti ynë po e ndjek me vëmendje dhe nga afër situatën e krijuar këto ditë në lidhje me marrëdhëniet e punës në kompaninë “Kurum International” sha.
Në lidhje me njoftimet publike për ndërprerje të kontratës të punës për 500 punonjës shpjegojmë se kjo deri më sot nuk ka ndodhur. KSSH denoncon tentativat e punëdhënësit për të biseduar me drejtues apo grupime punonjësish pa legjitimitetin e duhur ligjor dhe pa përfaqësimin ligjor në strukturat sindikale, vendore apo kombëtare.
KSSH informon publikun dhe të gjithë punëmarrësit e kompanisë “Kurum International” sha se ashtu si në vitet 2002, 2008, 2016 apo dhe në 2021 KSSH do të jetë në anën dhe në përfaqësimin dinjitoz e avokatinë profesionale të tyre.
Aktualisht që në fillim të muajt gusht, kjo kompani ka kaluar në remond fabrikën e qelikut dhe këto ditë është pezulluar pjesërisht fabrika e petëzimit kjo në mënyrë të beftë dhe të paplanifikuar. Me dakordësi mes palëve punëmarrësit po konsumojnë pushimet vjetore deri në fund të këtij muaji.
KSSH po konsultohet nga afër me strukturat shtetërore dhe po përgatit kapacitetet e saj ligjore dhe profesionale për t’u përballuar me çdo të papritur të cilat mesa duket janë të paevitueshme, si “pushim kolektiv nga puna”, apo lëvizje të menjëhershme të punëdhënësit në drejtim të QKB-së apo gjykatës për të ndryshuar regjimin aktiv apo për të kaluar në faliment në mënyrë të qëllimshme.
KSSH mendon dhe është e bindur se “lepuri” fle diku tjetër. Së pari kompania “Kurum International” sha është e paorganizuar, pastrukturuar dhe e paaftë të përballojë konjukturën botërore të çmimit të hekurit dhe të mbetjeve e skorieve të tij ku Kina po ndikon shumë në rritjen e çmimit. Investimet e kryera në vijimësi e veçanërisht ato të fabrikës së petëzimit kanë qënë të pasuksesshme dhe ndoshta të fryera qëllimisht për përfitime të padrejta.
Së dyti kompania “Kurum International” sha duhet ta kuptoj se ka ardhur koha që nuk mund të manipulohet më tej me të drejtat e punëtorëve apo lirinë ekonomike në vendin tonë. Kjo kompani duhet të përgatitet për të përballuar suksesin dhe reformimin e shoqërisë tonë në sistemin e drejtësisë dhe të mirëqeverisjes në kuadër të hapjes së vendit tonë dhe standartizimit europian të tij në çdo fushë.
Për 25 vite kjo kompani si shumë biznese apo punëdhënës të tjerë kanë qënë të privilegjuarit e çdo qeverie. Qeveritë syleshe të viteve 2002 që falen fabrikat e oksigjenit dhe të gëlqeres, të 2007 që miratuan kryerjen e dyshimtë të investimeve për kapacitet prodhues 550.000 ton/në vit apo në vitin 2010, 700.00 ton/në vit.
Kthimin për kusur të TVSH-së në vitin 2012 të 4 hidrocentraleve si “privatizim strategjik”. Pa harruar këtu dhe kontratën e konçensionit ROT të vitit 2013 për rafinerinë e Cërrikut etj. Këto tregojnë qartë tangjentën dhe influencat politike të qeverive shqiptare në vijimësi duke e vlerësuar këtë kompani si të përkëdhelur dhe të favorizuar.
KSSH vazhdon ta ketë të freskët situatën e falimentit të shpallur nga kjo kompani në vitin 2016 si dhe diversifikimin e dyshimtë të portofolit të saj në minerale dhe energji. Kjo situatë po rrotullohet çdo ditë përpara syve tanë. Mosdhënia e informacionit dhe mospronuncimi për publikun nga kompania ashtu dhe nga strukturat përgjegjëse shtetërore e shton dyshimin tonë mbi manipulimin e qëllimshëm të kësaj situate.
KSSH bën thirrje punëtorëve të Elbasanit por edhe të gjithë qytetarëve që të rrisin vigjilencën dhe të kenë besim tek sindikatat si avokate besnike të tyre. Të mos manipulohen apo të përçahen nga ndonjë sharlatan pseudo-sindikalist apo punonjës e drejtues shtetërorë i çfarëdo instance të jetë, apo ndonjë kockë që u hedh punëdhënësi si kompromis në kurrizin e tyre.
Për sa më sipër KSSH po konsultohet në mënyrë urgjente edhe me strukturat sindikale ndërkombëtare e veçanërisht Konfederatën Europiane të Sindikatave (ETUC) si dhe me këshillin ekonomik e social (EESC) të Bashkimit Europian për të marrë të gjithë asistencën e nevojshme dhe për t’u përballuar me çdo rrethanë që mund të ndodhemi së shpejti.
Asambleja e Përgjithshme e KSSH-së. President, Kol Nikollaj
SHTETI PRA EDI RAMA NUK E RRUAN PER JU,,AS PER PINETORET,,,ATA DUAN QE JU TE IKNI NGA SHQIPERIA,,,a e mbani mend kur larguan 500 veta nga rafineria e ballshit,,,,SEPSE KESHTU NUK PSGUAN PER PENSIONE,,,AS PER ILACE,,,DHE TE GJITHA KETO PARA I VJEDH.....KY ESHTE DESTINI YNE. PO MBAJTEM KETE HAJDUT NE PUSHTET,....AI DUHET TE LARGOHET SA ME PARE....
PërgjigjuReal, je me te vertete Real. Ama Rama e ka mbajtur fjalen, ne asnje rast te mbylljeve te ndermarrjeve apo largimit nga puna te puntoreve sindikatat nuk jane ndegjuar se ekzistoje, vetem kur do Rama. Ju kujtohet besoj Ballshi.Do ti shohim sindikatat edhe te kurum. Nje vend pa shtet ,pa qeveri por me ca drejtues hajdute, nje vend ku sindikatat nuk dihet nga kush paguhen, nje shtet ku nk dihet se keto sindikata ekzistojne me te vertete apo vetem ne listat e pagave mjer ky popull,
PërgjigjuKu dreqin eshte Rama?! Beri namin per nje interviste pa rendesi te RAI,e beri te madhe kur qeveria londineze tregoi me gisht /cunat e barit e gomoneve/,na doli e beri deklarate per vrasjen e atij djalit ne Pogradec,a thua se ishte min.i brendshem dhe per mbetjet toksike qe mbeten mall pa zot dhe per ata 500 punetore qe po flaken ne rruge,ka futur koken si struci ne rere!
PërgjigjuKurum ka te drejte. Vete padishau Rama i ftoi investorer e huaj me mburrje duke thene: Ejani tek ne se nuk kemi Sindikata. Dmth shkelini me kembe punetoret dhe shqiptaret se nuk i mbron kush. Italia imveston ne serbi 50 miliarde euro dhe padishau ketu ju lejon kampe perqendrimi dhe hapet Restorant Meloni. Shteti eshte rrezuar, ndersa shqiptaret nuk kane gjak.
PërgjigjuPo pse shteti Shqiptar nuk e mbyll kurzum tum tum pse se ēshtē e koruptuar e e diskretituar.
PërgjigjuKURUMI TE PERZEHET NGA SHQIPERIA SE PO QELB ELBASANIN DHE TIRANEN,,,SEPSE PUNON PA FILTERA,,,DHE TI SHTETEZOHEN TRE HIDROCENTRALET,,,DHE TE GJITHA FABRIKAT E TJERA,,,SEPSE I KA BLERE PER NJE CAPE BUKE...DHE TI KTHEHEN POPULLIT SHQIPTAR,,,SEPSE JANE PASURI E POPULLIT,,,DHE TE NISE SA ME PARE NDERTIMI I NJE RAFINERIE MODERNE NAFTE....
PërgjigjuPoëitikanet kryesore Rama, Berisha e Meta marrin valixhen me leke cdo muaj nga Kurum, prandaj nuk i hyn gjemb ne kembe.
Përgjigju“Shtet” rrembythje shqiperia kurre ska qene dhe kurre nuk do jete shtet per sa kohe degjohet injoranca
PërgjigjuSakt.