Skenari pas tubimit të 2 marsit, Meta thërret Bashën në Presidencë! 60 minuta 'kokë më kokë' (VIDEO)

3 Mars 2020, 19:47| Përditesimi: 8 Mars 2020, 21:11

  • Share

Një ditë pas protestës Kreu i Shtetit Ilir Meta thërret në Presidencë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi i zhvilluar larg syrit të medias ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mendohet të jetë diskutuar në lidhje me manifestimin që u zhvillua një ditë më parë dhe hapat që do të ndiqen në ditët në vijim.

Report Tv publikoi pamjet ku makina e liderit të opozitës, Basha del pas përfundimit të takimit me Metën nga ambientet e Presidencës.

Mendohet se Basha u thërrit në takim nga Meta për ta falenderuar për mbështetjen që i dha gjatë tubimit të 2 marsit, por duket se kërkon ende mbështetjen e opozitës lidhur me skenarët e tjerë të mundshëm dhe veprimet që do pasojnë tubimin. Ishte vetë Presidenti Meta, i cili u shpreh gjatë manifestimit se 2 Marsi ishte vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalet deri në rikthimin e ligjshmërisë në vend për të rrëzuar atë që e cilëson 'grusht shteti' dhe kërkon të kap Kushtetutën e të marrë kompetencat e tij.

Në tubimin e 2 marsit, Meta firmosi para njerëzve të mbledhur në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' dekretin e tij të parë për rrëzimin e marrjes së kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit kërcënoi dhe paralajmëroi mazhorancën se nëse nuk ka reflektim nga ana e saj brenda 15 marsit dhe të tërhiqet nga veprimet e saj antikushtetuese, do të firmosë në të njëjtën mënyrë me popullin në krah dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij është ilegjitim dhe e cilëson 'parlament mavri' apo 'parlament dele'. Tubimi pritet të ketë efekte politike dhe presidenti Meta duket i vendosur për rivendosjen e saj që e quan 'sovranitetin e plotë të popullit shqiptar',  ku hodhi akuza dhe ndaj ndërkombëtarëve që i quajti 'organizatë mafioze' të cilët kanë luajtur me sovranitetin e shqiptarëve.

Për herë të parë gjatë një tubimi apo protestë, përdorimi i flamurit amerikan, solli një reagim të ambasadës së SHBA. Yuri Kim bëri një distancim të menjëhershëm, e cila u shpreh se nuk kishin asnjë lidhje me 'manifestimin'  në thonjëza të Presidentit. Një mesazh që më shumë se sa me përdorimin e flamurit u duk se i drejtohej vetë tubimit të Presidenti Meta dhe mesazheve që ai dha para njerëzve të mbledhur në shesh.  Sa për kërcënimet për shpërndarje të parlamentit, kryeministri Rama tha se Presidenti nuk e ka tagrin dhe të drejtën për ta bërë, ndërsa shtoi se nuk është aspak i çuditur nga "shpërthimet" e Ilir Metës apo sulmeve të tij ndaj ambasadorëve.

Makina e Bashes duke dale nga Presidenca

Komento

Komente

  • Johny: 04/03/2020 06:58

    Kisha degjuar qe Shqiperia ka bageti shum,por me 2 mars e pash se me shum kishe DELE me dy kembe...

    Përgjigju
  • njoni: 03/03/2020 23:26

    lul budallai eshte akoma ne kohe ti shpetoje Reçit por me duket se edhe ai fatin e Likes do kete, do bejne dush te dy me nje sapun ne Reç.

    Përgjigju
  • qumili: 03/03/2020 22:31

    U MBLODH koke me koke llumi I kombit,,,,krimimele-hajdute qe habitesh sesi I jep populli vota ketyre…..

    Përgjigju
  • QERRJA NGA QERRETI: 03/03/2020 21:13

    Ne dore te zotit un kjaj hallin mire se do ta dorezojne keta me deshire ose me detyrim se asht rrotacioni,por kush do ta qeverisin kete popull?NGA HAJNAT SHKOJME DHE TE HAJNAT VIJME.

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/03/2020 20:58

    Do ta di se q’ka i tha lulushit ajo sipatikja Amerikane para tubimit të djeshëm...!

    Përgjigju
  • PLEHU ilir KAK meta: 03/03/2020 20:28

    Ky ilir kaka bashk me shal ngjitmin jan bo si dordolec trangulli njerëz pa as një vler komplet pler.

    Përgjigju
  • populli: 03/03/2020 19:58

    Ska shanse se e pret Reci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?