Sipas sondazhit të fundit të Piepolit në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 11 majit, qarku i Vlorës nuk sjell surpriza në garën elektorale. Dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Koalicioni PD-ASHM, ruajnë të njëjtin numër mandatesh si në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa partitë e vogla, ndonëse me rritje në përqindje, nuk arrijnë të sigurojnë përfaqësim.
Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.7% të votave, duke marrë 8 mandate, të njëjtat si në zgjedhjet e mëparshme. Megjithatë, krahasuar me rezultatin e 2021 (57.9%), PS shënon një rënie prej 4.2% të votave.
Koalicioni PD-ASHM mbetet forcë e dytë në këtë qark me 32.6% të votave, duke ruajtur 4 mandate, edhe pse me një rënie prej 5% krahasuar me rezultatin e vitit 2021 (37.6%).
Partitë e vogla nuk marrin mandate as në këtë qark, ndërsa sa i takon votave, 5.6% e qytetarëve të qarkut të Vlorës do votonin partinë ‘Mundësia’ të Agron Shehajt, 5.4% ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt, 1.9% partinë ‘Lëvizja Bashkë’ të Arlind Qorit, 0.5% PSD e Tom Doshit (në rënie nga 0.6% në 2021), dhe nga 0.1% do votonin partinë ‘Koalicioni Euroatlantik’ të Lulzim Bashës dhe ‘Djathtas për Zhvillim’ të Enkelejd Alibeajt.
Lajmi kryesor:
Sondazhi ekskluziv i Piepolit për 11 majin/ PS fiton me 75 mandate, konfirmon rezultatet e 2021-shit! PD me aleatët rënie drastike, 9 deputetë më pak! 10 për Lapajn e Shehajn! Parashikimet në 12 qarqe
SI.E./ReportTv.al
