Sociale

Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, uron politika: Gëzuar festën

1 Qershor, 07:59| Përditesimi: 1 Qershor, 18:51

  • Share

1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo ditë, është një festë e madhe e dedikuar tërësisht buzëqeshjeve dhe lumturisë së vogëlushëve kudo në botë. Nga ana tjetër kjo ditë është një ditë sensibilizimi, për t'i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Në kuadër të kësaj dite, figura politike kanë zgjedhur në mënyra të ndryshme të urojnë festën e fëmijëve. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

'Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij!', tha ai. 

Edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka uruar fëmijëve festën e 1 Qershorit.

 'Gëzuar festën e fëmijëve', shkruan Rama. 

1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925. Në të njëjtën ditë, përkoi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Vendet të cilat e festojnë Ditën Botërore të Fëmijëve më datën 20 nëntor e bëjnë këtë në përkujtim të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve miratuar nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1959.

Në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me organizime dhe aktivitete të larmishme. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

Ora 18:49
Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur asnjë ditë së punuari për fëmijët tanë

1748797154_ee.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. 

“Si sot, 9 vjet më parë, këndi i lodrave te Parku i Liqenit ishte dhurata e 1 Qershorit për fëmijët e Tiranës. Prej asaj dite nuk kemi rreshtur një ditë së punuari për ta: ndërtuam dhjetra kënde lojrash nëpër lagje, ndërtuam çerdhe, kopshte e shkolla të reja, bëmë më shumë hapësira të gjelbra e terrene sportive. Për disa prej tyre, ashtu si për këndin te Liqeni, na u desh edhe të bënim debate, të komunikonim më shumë, të merrnim vendime të vështira, por të drejta: të ecnim përpara. Për fëmijët e Tiranës, për dritën e syve të çdo prindi, ia vlejti. Gëzuar 1 Qershorin kalamaja!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. 

Ora 15:53
Sot 1 Qershori, presidenti Begaj: Urojmë që çdo fëmijë të ketë festë në jetën e tij

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi për të festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve. Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat.

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë! Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij! U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi. Një përqafim për të gjithë!”, tha ai. 

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit.

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja! Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.”

Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.

Ora 11:33
1 Qershori, Policia: Jeni thesari më i çmuar i shoqërisë sonë! Do jemi pranë jush për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj

Foto: Policia me fëmijët

Policia e Shtetit ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Përmes një deklarate Policia shprehet se do të jenë gjithmonë pranë fëmijëve për për të mbrojtur buzëqeshjen e tyre dhe për t’i garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Mesazhi i plotë:

Të dashur fëmijë,

Në këtë ditë të veçantë, Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar 1 Qershorin!

Ju jeni thesari më i çmuar i shoqërisë sonë, e sotmja që na frymëzon dhe e ardhmja që na udhëheq. Jeni shpresa, garancia e një të ardhmeje më të mirë, zëri më i pastër i jetës dhe kujtimi më i shenjtë i çdo sakrifice.

Për Policinë e Shtetit, siguria juaj është mision, përgjegjësi dhe prioritet i përhershëm. Ne jemi gjithmonë pranë jush, në shkolla, në komunitet, në rrugë, për të mbrojtur buzëqeshjen tuaj dhe për t’ju garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.

Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë të dashur, jemi pranë jush, kurdoherë që keni nevojë.

Ora 09:44
Sot 1 Qershori, Meta: Le të ecim gjithmonë dorë për dore me ta për t'u garantuar një të ardhme të sigurt dhe europiane

Foto: Ilir Meta me fëmijë

Kreu i PL, Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet që duhet të jemi pranë fëmijëve gjithmonë për t’i ruajtur buzëqeshjen dhe për t’i garantuar një të ardhme të sigurt.

“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë! Le të ecim gjithmonë dorë për dore me ta për t’u ruajtur buzëqeshjen, për të mbrojtur të drejtat e tyre, për t'u realizuar ëndrrat dhe për t'u garantuar një të ardhme të sigurt dhe europiane në Atdheun tonë!, shkroi Meta në Facebook.

 

Ora 08:32
Sot 1 Qershori, kryeministri Rama uron: Gëzuar ditën e fëmijëve!

Sot është 1 Qershori, festa e fëmijëve.

Urimeve për këtë ditë i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama që në orët e para të mëngjesit.

Kreu i ekzekutivit ka ndarë një foto dhe urim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërsa ka postuar bashkëngjitur edhe një foto me dy fëmijë që luajnë dhe bëjnë xhiro me skuter (një djalë dhe një vajzë).

“Mirëmëngjes dhe gëzuar ditën e fëmijëve!”, shkruan kryeministri, teksa e shoqëron edhe me dy emoji, një i gëzueshëm dhe tjetri një zemër.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook
Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haka Tekizoti: 01/06/2025 10:11

    Domethënë, sipas të pendehurit Metaj të ardhmen europjane fëmijëve do t'ua sigurojnë hajdutët!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?