Tiranë-Krerët më të lartë të shtetit dhe drejtuesit e politikës kanë uruar këtë të diel besimtarët mysliman për përmbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe për kremtimin e Fiter Bajramit.
Nga Komuniteti Mysliman Shqiptar Presidenti Bajram Begaj uroi për begati, lumturi dhe paqe, ndërsa vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Kreu i Shtetit u prit nga kryetari Bujar Spahiu, të cilit i përcolli urime për Fitër Bajramin.
“Dita e sotme është një ditë mirësie dhe solidaritet. Gëzuar Fitër Bajramin, qoftë kjo ditë e shënuar, një ditë solidariteti dhe një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e kuranit dhe të urtit profetit Muhamed le të shërbejnë për çdo shqiptar si shembull frymëzimi në jetën e përditshme. Ti shtrijmë dorën njëri tjetrit, të ndihmojmë të pamundurit dhe të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë fetare të dialogut ndër fetar dhe të interesit kombëtar”, tha Bajram Begaj.
Ndërkohë, edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali uroi Komunitetin Mysliman Shqiptar me një vizitë në seli dhe të gjithë besimtarët.
“Një ditë që na bën bashkë, pas muajit të agjërimit, të sakrificës, edhe të lutjeve të muajit të Ramazanit. Besimtarët myslimanë vijnë për pranimin e sakrificave, e lutjeve të tyre. Por kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman dhe gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët, këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë, të gjithë trevat shqiptare. Dua në fund t’i uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit, por së pari ata myslimanë, për shëndet, gëzime, për mbarësi e më shumë dashuri në jetët e tyre”, tha ajo.
Një urim për besimtarët u bë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ai ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit', shkruan ai në Facebook.
Kreu i PD Sali Berisha teksa uroi sot besimtarët mysliam për festën e Fitër Bajramit, premtoi se nëse PD vjen në pushtet do dyfishohen fondet për komunitetet fetare dhe do të përcaktohet me ligj falja ditën e premte.
'Unë garantoj se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën për këtë. Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare', tha ai.
Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Bajrami u festua edhe në qytetet e tjera të vendit, ku besimtarët kryen faljen e namazit.
Kreu i PD Sali Berisha uroi sot besimtarët mysliam për festën e Fitër Bajramit.
Pas vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar në një prononcim për media, ai tha se nëse PD vjen në pushtet do dyfishohen fondet për komunitetet fetare dhe do të përcaktohet me ligj falja ditën e premte.
'Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit. Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri', tha ai.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali uroi Komunitetin Mysliman Shqiptar me një vizitë në seli dhe të gjithë besimtarët, teksa dha edhe një mesazh për mediat pas daljes nga godina.
Ajo vuri në dukje se “vëllazëria dhe toleranca mes besimeve fetare dhe komuniteteve në Shqipëri nuk është një slogan, por realitet”.
Spiropali e cilësoi Komunitetin Mysliman si një vlerë që rrezaton përveç tolerancës dhe progres, harmoni, kundër përçarjes dhe që nxit paqen.
Kryeparlamentarja me këtë rast uroi të gjithë besimtarët shqiptarë kudo që ishin, edhe në trevat shqiptare në rajon por edhe Diasporë.
Fjala e kryeparlamentares Elisa Spiropali:
“Një ditë që na bën bashkë, pas muajit të agjërimit, të sakrificës, edhe të lutjeve të muajit të Ramazanit. Besimtarët myslimanë vijnë për pranimin e sakrificave, e lutjeve të tyre. Por kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman dhe gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët, këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë, të gjithë trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Greqi e kudo, sepse gjithmonë ne festat e të mirat i kemi ndarë me njëri-tjetrin, pavarësisht besimit fetar, dhe është një dëshmi e qartë sesi toleranca e vërtetë, vëllazëria e vërtetë mes komuniteteve shqiptare është një realitet dhe nuk është një slogan. Po ashtu dua të uroj edhe Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë dhe vlerat më të mira të popullit tonë, duke qenë një faktor progresi, që nxit harmoninë fetare dhe jo ndarjen, përçarjen dhe është një komunitet që mundohet t’i bashkojë të gjithë rreth festave, pavarësisht besimit fetar. Dua në fund t’i uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit, por së pari ata myslimanë, për shëndet, gëzime, për mbarësi e më shumë dashuri në jetët e tyre. Gëzuar edhe ju që na prisni gjithmonë pas takimeve tona”.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj
Kryebashkiaku i Tiranës ka uruar sot (30 mars) besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe përmbylljen e një muaji agjërimi.
Duke uruar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Veliaj uroi gjithashtu edhe që “Zoti t’ua pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat”.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Urime të gjithë besimtarëve myslimanë me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!
Zoti jua pranoftë lutjet dhe shpërbleftë sakrificat tuaja. Qoftë ky Bajram një ditë feste për të gjithë besimtarët musliman dhe çdo familje shqiptare; qoftë një burim dashurie për të afërmit tuaj, e sjelltë paqe e mirësi për të gjithë ju!”, shkruan kryebashkiaku në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.
Veliaj ndodhet i paraburgosur që prej datës 10 shkurt të këtij viti, me urdhër të SPAK dhe masë siguria nga GJKKO.
Urimi i kryebashkiakut Veliaj në Facebook
Komente

Z.Berisha,shteti shqiptar eshte shtet laik.Premtimi juaj ne favor te komuniteteve fetare eshte e gabuar.Ka probleme te tjera qe Shqiperia ka nevoj.
Përgjigju