TIRANË- Deputetët janë mbledhur në Kuvend në seancën e fundit të legjislaturës së X-të, ku janë përfshirë në debate për disa pika të rendit të ditës. Fillimisht opozita kërkoi debat parlamentar për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, duke e cilësuar si katastrofë mjedisore.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve. Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se kërkesën për debat ta bëjnë sipas rregullores dhe mos ta përdorin çështjen për propagandën e ditës.
Tabaku: Sot asnjë nga inceneratorët nuk punon, Kuvendi duhet të marrë përgjigje për tre kontrata korruptive. Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja.
Spiropali: Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregulloja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës.
Edhe në këtë senacë, opozita vijoi akuzat ndaj mazhorancës për zgjedhjet e 11 majit. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku tha se qeveria është penguesja më e madhe e procesit të integrimit. Deputetja shprehu kritika për faktin se po mbyllin një legjislaturë, gjatë së cilës nuk arritën dakordësi për të mundësuar një proces gjithëpërfshirës integrues.
Sipas saj, opozita s’e ka penguar procesin e integrimit por qeveria. Duke e cilësuar integrimin vetëm në letra, Tabaku tha: “Në këtë legjislaturë kemi dështuar, për t’u ngritur mbi llogoret dhe interesat politike që kishte maxhoranca me çdo ligj ne debat në Komisione. Kemi dështuar për t’i dhënë shqiptarëve një proces gjithëpërfshirës, një proces i mbyllur në sirtarët e qeverisë, që nuk sjell asgjë për shqiptarët. Integrim vetëm në letra nuk i shërben askujt.”
Por, nënkryetari Gogu i kujtoi raportet e BE kur tha se Tirana konsiderohet kampionia e rajonit dhe pararojë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Gogu ironizoi edhe opozitën për deklaratat e Sali Berishës në sy të ndërkombëtarëve, ku quajti Shqipërinë narkoshtetin e vetëm në Europë.
“Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar, të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë”, tha Gogu.
Pjesë e diskutimit ishte çështja e kompanisë Bankers. Ministri i Financave Petrit Malaj nuk ka bërë asnjë koment, ndërsa interesit të opozitës ju përgjigj duke thënë se është çështje në hetim. Ndërsa socialisti Erion Braçe tha se kompania ka 20 vite që i imponohet shtetin për regjimin fiskal.
Lajm në përditësim...
Dashnor Sula
Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
“Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës.
Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë.
Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar.
Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.
Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro projektligjin 'Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit'. Ndërkohë, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 kaloi me 71 vota pro, ndërsa projektligji për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa u miratua me 71 vota pro dhe 1 abstenim.
Ndërkohë, opozita nuk ka qenë e pranishme në kuvend gjatë votimit.
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, reagoi sot në Kuvend edhe ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram.
Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram.
“Gënjyet kur thatë që shalqiri është 10 lekë. Në momentin që flasim bashkë, grumbullohet me 17 lekë dhe nëse keni fermerë, mund t’i drejtoni në pikat e grumbullimit”, u shpreh Balla.
Ai theksoi se prodhuesit shqiptarë po përballen me konkurrencën rajonale dhe është e zakonshme që çmimi të ulet në fazat e mëvonshme të sezonit, kur edhe vendet e tjera të rajonit nxjerrin prodhimin e tyre.
“Çmimi fillon i lartë në ditët e para, kur jemi të parët në treg, dhe pastaj zbritet kur edhe rajoni del në prodhim. Por bilanci përfundimtar i fermerit fillon që me çmimin e parë”, u shpreh ligjvënësi socialist.
Balla nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendas:
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fermerin, koleg Baçi, është të promovojmë sa të kemi mundësi prodhimet vendase dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë mallra ‘Made in Albania’. Nuk mjafton të jesh patriot apo atdhetar duke brohoritur ‘Fitore, Shqipëria!’ në stadium, por të tregohesh patriot duke konsumuar mallra të prodhuara në Shqipëri”, deklaroi Balla.
Në përfundim të replikës, ministri theksoi:
“Asnjë kokërr shalqiri nuk ngelet pa shitur”, duke shtuar se çmimi ndjek një trajektore natyrale që përputhet me ligjin e tregut – fillon më lart dhe ulet me kalimin e sezonit.
Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën dhe janë larguar.
Bledi Çuçi bëri apelin për diskutuesit e PD, por as Sali Berisha, as Flamur Noka dhe as Ina Zhupa nuk ishin të pranishëm.
Ndërkohë, ministri Taulant Balla ironizoi duke thënë se e kanë braktisur për të fjetur gjumë.
‘Ora 5, ora e mirë për gjumë, në parlament asnjë deputet i opozitës’, tha ai.
Ministri i Financave Petrit Malaj nuk ka bërë asnjë koment mbi çështjen Bankers, ndërsa interesit të opozitës ju përgjigj duke thënë se është çështje në hetim. Ndërsa socialisti Erion Braçe tha se kompania ka 20 vite që i imponohet shtetin për regjimin fiskal.
“Kontrata me BANKERS është firmosur në vitin 2004, dhe është rishikuar në vitin 2009, nga ju me terma në disfavor të shtetit shqiptar. Çështja e Bankers është hetim i iniciuar nga hetimi, dhe hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira qoftë në evazion fiskal, qoftë edhe në pastrimin e parave”, tha Malaj.
“Kjo kompani ka 20 vite në vend. Me atë kompani është luajtur shumë. Çdo qeveri në këtë vend ka qenë afër, ngjitur, në krah me të. Edhe brenda qeverive vetë ka pasur kontestime të mëdha midis ministrave. Ka pasur ministra që kanë mbrojtur regjimin fiskal të imponuar nga kompania Bankers. Ka prevaluar gjithmonë favori fiskal që Bankersit i është legjitimuar kohë pas kohe. Ajo që ka ndodhur dje është qëndrim i tatimeve për kundrejt regjimit fiskal që Bankers i ka imponuar Shqipërisë”, tha Braçe.
Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Tabaku, e cila u shpreh gjatë qeverisjes së socialistëve sipas saj ka rënë bujqësia. Balla ka replikuar me batuta dhe ironi ndaj Tabakut dhe më pas ka vijuar edhe me deputeten Vokshi dhe Zhupa.
"Përpjekja për të gënjyer me shifra dhe pse nuk thua asnjë shifër, thua që ka rënë bujqësia, madje thua dhe një përqindje, pa e ditur nëse ato janë saktësuar, që ato janë mollë, dardha, kastraveca, domate, qingja, lopë. Mos ik zonja deputete, dëgjoj këtu me kujdes dhe shihi në Facebook. Eksportet bujqësore në 2025 kapin shifrën e 579 milionë euro ose tre herë më shumë se në vitin 2023, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore. Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës ne importonim 9 kg, tani importojmë 3 kg. Për kastravecin përgjigjesh ti Ina, jo unë. (I drejtohet Ina Zhupës). Përsa i përket investimeve, janë më shumë se 1 mijë projekte në fshatra. Ajo që na dallon është që në kohën tuaj nuk kishte agroturizëm, ndërkohë që jemi afër 1 mijë në këtë mandat. Fshati llafe nuk do, edhe këto gocat e qytetit që kanë qenë në qytet dhe që bëjnë sikur i qajnë hallin fshatit, duhet të dinë se nuk duhen llafe, por do vaditje."-tha Balla,
Gjatë fjalës së tij, Balla u ndal dhe te deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, të cilës i tha se edhe nëse merr leksione, "nuk bëhet".
"Nuk e kam për ty, se mund të marrësh leksione gjithë jetën, nuk bëhesh. Nuk ka lektor në botë, me përjashtim të utarakut, nuk ka leksion që ti e perfeksion".-vijoi Balla.
Më pas, Balla i ka kujtuar deputetëve demokratë Bashën.
"Por mos harroni, që po të dish pak matematikë, po ju, ju ka lënë Luli mangët të gjithëve, se prodhimi i Lulit jeni. 18 përqindshi… Jo ti Bujar, ti je prodhim ekstra. Apo rritet GDP-ja? Fakti që ka qendruar 18 përqind është rritur në vlerë nominale. Se e keni në 2039 kandidatë për Ministër Financash."-vijoi Balla.
Përfaqësues nga prezenca e BE-së në Shqipëri nuk e kanë humbur rastin për të ndjekur seancën e fundit parlamentare në Kuvend të sezionist të legjislaturës 2021-2025, para se në atë sallë të vijnë deputetët e zgjedhur më 11 maj.
Siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga Report Tv, diplomatët e BE-së mbërritën të ndjekin seancën e fundit parlamentare, ku nuk munguan diskutimet dhe debatet mes deputetëve të dy kampeve, një pjesë e mirë e të cilëve nuk do jenë legjislaturën e ardhshme.
Deputeti socialist, Toni Gogu, iu përgjigj po me replikë kundërshtimit të koleges Jorida Tabaku, e cila tha se integrimin e Shqipërisë e pengonte mazhoranca me farsën zgjedhore.
Ai i kujtoi se Raporti i Brukselit nuk thotë se zgjedhjet u manipuluan, por se ishin konkurruese e se opozita pretendon se ato janë vjedhur.
Ligjvënësi socialist u shpreh se e vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, që gjithashtu u vodhën edhe në Primaret e partisë. Kurse për ankesat e opozitës ai tha se kjo prognozë opozitare ishte paralajmëruar më herët para zgjedhjeve se në fillim do deklaronin fitoren e më pas do ankoheshin për humbjen.
“Të marrësh dhe të keqcitosh raportet e BE-së nuk i bën nder këtij diskutimi. Deri tani ishim korrekt, raportet e BE për Shqipërinë kanë qënë këto: Zgjedhjet kanë qenë konkurruese, forcat politike dhe kandidatët kanë pasur mundësi të konkurrojnë, profesionale, profesioniste. Dhe patjetër që fusha ka nevojë të nivelohet, njëlloj siç ka nevojë të nivelohet në vende të tjera për të arritur standardet në një demokraci dhe aq më tepër një demokraci si e jona që është në ndërtim. Raporti thotë, pjesëtarë të opozitës pretendojnë se zgjedhjet janë vjedhur etj. etj., ku të gjithë shqiptarët në dritën e diellit panë se çdo kuti ishte ajo më 11 maj dhe të vetmit të vjedhur ishin kandidatët e opozitës, që u panë, e kjo filloi që me Primaret. Po thonë opozitarët që na kanë vjedhur. Por ata nuk e dinë që kjo kënga e opozitarëve ka nisur që në 90-tën. Kjo ishte paralajmëruar, që do i ngjajë prognozës së humbësve, në fillim do festojnë, pastaj do thonë na kanë vjedhur, do marrin çantat, do shkojnë në Strasburg ku do ankohen e kështu do vazhdojë”, tha Gogu.
Deputeti pati edhe një përgjigje për kolegun Gjekmarkaj që mbajti një fjalim me ironi dhe sarkazmë ndaj socialistëve.
“Kurse për kolegun që u përpoq të bënte sarkazmë në sallë (Agron Gjekmarkaj), mendoj se kolegu mendon se nuk i përket kësaj salle, kështu që nuk i përket kësaj salle”, tha Gogu.
Jorida Tabaku në parlament
Deputetja Jorida Tabaku iu kundërpërgjigj me replikë fjalimit të kolegut socialist Toni Gogu, i cili akuzoi opozitën për nxirjen dhe baltosjen e Shqipërisë në Europë si një vend narkoregjim.
Ajo tha se Gogu dhe PS nuk duhet të shqetësohen për opozitën, por për korrupsionin dhe mungesën e standardeve dhe zgjedhjeve farsë të 11 majit.
“Mos ia qani hallin farë opozitës zoti Gogu, mos u shqetëso aspak për opozitën. Ti duhet të shqetësohesh për baltën ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara në raportet që lexohen atje në Parlamentin Evropian, shqetësohu për korrupsionin dhe këtu citoj raportin që do lexohet më 9 korrik. Shqetësohu për baltën që ka hedhur mazhoranca dhe jo opozita.
Opozita e ka kryer detyrën e saj me përsosmëri. Nuk është bllokuar ky proces asnjëherë prej nesh, por prej jush. Prej mungesës së standardeve, ashtu siç do e bllokoni për zgjedhje, as në standarde ballkanike. Duhet të shqetësoheni për mungesën e standardeve, sepse nuk janë plotësuar, për këto duhet të shqetësoheni ju dhe jo për hallet e opozitës. Opozita i zgjidh vetë hallet e saj”, tha Tabaku.
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në rrugën drejt BE. Toni Gogu tha se deri më tani janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë. Ironizoi edhe opozitën për deklaratat e Sali Berishës në sy të ndërkombëtarëve, ku quajti Shqipërinë narkoshtetin e vetëm në Europë. “Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar, të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë”, tha Gogu.
Pjesë nga fjala e Toni Gogut
Urtësia na tregon që shpresa është si puna e atij yllit që nuk shihet në diell. Duhet të vijë nata që të shndërrisë dhe të të orientojë. Shpresa europiane, ka qenë ylli që ka shoqëruar të gjithë shqiptarët në këtë dekada edhe kur qielli i pol është nxirë por edhe kur fatkeqësitë i kanë rënë këtij kombi, pikërisht sepse bën shqiptarët ia kanë dhënë Europës prej kohësh. Në fund të kësaj legjislature, ndërsa marrim në shqyrtim raportin vjetor të Këshillit kombëtar të integrimit, duhet të flasim siç duhet. Atje ku Shqipëria ka mbërritur sot, po të kthejmë kokën mbrapa, jemi afër agimit të 2030, kur ky vend do bëhet pjesë e familjes që i është mohuar prej shumë dekadash. Sot, integrimi europian është konsensusi më i madh kombëtar që ne kemi, kjo u vu re edhe në punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku kryetarja jonë megjithëse vetmitare në shumicën e mbledhjeve qëndroi me stoicitet në krye të atij Këshilli, duke drejtuar me dhjetëra takime. Janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë, për të hapur tërësisht dialogun intensiv të shqiptarëve me Europën. Politika i jashtme e Shqipërisë është tërësisht e linjëzuar me politikën e BE. Shqipëria është aleati më strategjik, më i sigurt i BE në Ballkanin Perëndimor. Ajo që tha para disa ditësh nga Kos, që e ardhmja e Shqipërisë është në BE, është realiteti i çdo shqiptari. E kuptoj sikletin e kryetares që duhet të marrë pjesë edhe në takime ku dyshimi i madh sa është larguar Shqipëria nga BE, është vetëm në kokën e një njeriu që e ka të lidhur me fatinë tij personal dhe duhet të marrë pjesë edhe në ato takime ku i madh i vogël thonë që Shqipëria ka bërë punë titanike në punën për integrimin. Këtë se kanë bërë vetëm anëtarët e këtij këshilli, por çdo fermer shqiptar që është përpjekur të ndërtojë standarde punës me të gjitha vështirësitë dhe sfidat.
U përpoqët të bënit me baltë Shqipërinë si narko shtet, ndërkohë fermerëve u bie bretku nga mëngjesi në darkë të ushqejnë këtë vend, e njëjta gjë me mësuesit, zjarrfikësit. Patjetër që nxihet Toni Gogu kur dëgjon baltën që i hidhet Shqipërisë, Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar, të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë. Të nderuar kolegë, raportet e fundit të BE e shohin Shqipërinë si udhëheqëse në rajon, jo vetëm europianët, por edhe qytetarët shqiptarë. Ndaj kur diskutojmë punën e këshillit kombëtar të integrimit të jemi në lartësinë e detyrës. Besimi i BE te Shqipëria është absolut. Ne nuk trembemi nga kritikat, ato kritika janë tinguj që ne na bëjnë ti përvishemi më shumë punës, ndaj e shihni shumicën qeverisëse në bazë me qytetarët, me njerëzit, për të diskutuar si BE do shkojë në fshat, në tregun financiar, bankar, komercial.
Duke marrë shkak nga zjarri në landfillinin e mbetjeve në Elbasan, opozita kërkoi debat parlamentar në Kuvend. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve.
Tabaku: Sot asnjë nga inceneratorët nuk punon, Kuvendi duhet të marrë përgjigje për tre kontrata korruptive. Ky skandal mjedisor vazhdon dhe agravohet. Nëse kuvendi nuk diskuton për këtë për çfarë do diskutojë. I bashkohemi kërkesë së Gjergjit për të pasur debat parlamentar për këtë çështja.
Spiropali: Bëjeni kërkesën siç ua kërkon rregulloja, jo duke u ngritur për propagandë të ditës.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, teksa po diskutohet në Kuvend për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit për vitin 2024, tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë procesin e integrimit. Sipas saj pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE nuk është opozita, por qeveria.
Mes të tjerash, Tabaku tha: “Në këtë legjislaturë kemi dështuar, për t’u ngritur mbi llogoret dhe interesat politike që kishte maxhoanca me çdo ligj ne debat në Komisione. Kemi dështuar për t’i dhënë shqiptarëve një proces gjithëpërfshirës, një proces i mbyllur në sirtarët e qeverisë, që nuk sjell asgjë për shqiptarët. Integrim vetëm në letra nuk i shërben askujt.”
Pjesë nga fjala e Tabakut:
“Opozita asnjëherë s’e ka braktisur procesin. Në raportin e fundit të paraqitur në qershor, edhe për zbatimin e ligjit ngritën disa shqetësime thelbësore për detyrat e Kuvendit, 37 nisma deputetësh për të diskutuar. Parlamenti ka humbur nocionin e kryerjes së një procesi legjislativ, duke anashkaluar interesat kombëtare dhe duke u shërbyer interesave shumë të vogla partiake dhe të biznesit. 26 institucione e mbyllin këtë legjislaturë pa raportuar si asnjëherë më par. Raporti përmend paaftësinë e Kuvendit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky kuvend po e përfundon legjislaturën edhe pa reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore. Në 12 vitet e fundit, veçanërisht vitin e fundit, nuk arriti do të të merret me rishikimin e ndarjes së mandateve në qarqe. Votimi nga diaspora i plotë, ashtu siç i takon Shqipërisë që ka hapur negociatat ta kryente, e kreu me një njollë të madhe dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Këto detyra dështoi t’i kryente.
Çdo ditë e më shumë shohim se si institucionet e pavarura e humbin nocionin e tyre të pavarësisë, se si komisionet parlamentare janë të paaftë të kryejnë punën e tyre se janë kthyer në zgjatime të qeverisë. Për herë po mbyllet kjo legjislaturë pa asnjë rezolutë për integrimin, asnjëherë opozita s’ka ceduar për të kryer detyrat e saj, nuk ka krijuar pengesa, nuk është përmendur në raportet për pengim në këtë proces. I vetmi bllokim që i ka ardhur shqiptarëve ka ardhur nga qeveria për pamundësinë së pari për të organizuar procese demokratike me standarte evropiane dhe duke përfunduar te çështje normale të funksionimit të një shteti, te prokurimet publike, shkelje e marrëveshjes të stabilizim asoccimit me gara pa tendera dhe duke përfunduar te bujqësia që akoma se kemi letrën e presidencën daneze për hapjen e grupkapitujeve se Shqipëria “shkëlqeu” me zbatimin e fondeve të IPARD dhe i vuri njollë për vjedhjen më të madhe të fondeve të BE jashtë BE”, tha Tabaku.
Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat. Ai i ndal edhe tek takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.
“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Tetari që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa.
Me tensione nisi seanca plenare në Kuvend, ku deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por nuk kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë. Deputetja demokrati mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.
Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.
Spiropali: Mos abuzo me procedurën...
Komente
