Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar pretendimet e Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.
Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, ai tha se nëse do të ishin vjedhur 400 mijë vota siç pretendon PD, në sheshet e Tiranës duhej të ishin ngritur qytetarët në protestë.
Ai shtoi se Partia Demokratike ka pasur komisionerë dhe numërues në të gjitha qendrat e votimit, ndryshe nga partitë e tjera që nuk i kishin.
'Si ka mundësi numëruesit e PD nga këta 300 mijë të trenit bullgar nuk kapën asnjë votues në flagrancë. Si ka mundësi nuk ka asnjë krim zgjedhor të kapur në flagrancë në 11 maj. PD ka komisionerë dhe numërues, partitë e tjera nuk kishin. Kjo partia ankohet për trenin bullgar dhe për devijim të votës. Si ka mundësi që në shesh nuk dalin as 400 veta të protestojnë kur qënkan vjedhur 400 mijë vota. Si ka mundësi që populli nuk është duke protestuar? Si ka mundësi që nuk i mbushin dot sheshet. Si ka mundësi që këtë herë ka heshtje dhe ka vetëm konferenca nga PD. Ku janë njerëzit që iu grabit vota’, tha ai.
Një koment e pati edhe për kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar përjashtimin e këshilltarit të presidentit Bajram Begaj, Ilirjan Rusmali, nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).
'Funksioni i tij në KAS është part -time, nuk është rrogëtar i përhershëm, por është përkohësisht. Është qesharake që një parti të hyj në juridiksionin e kreut të shtetit dhe të thotë shkarkoje. Rusmali ka qenë këshilltar i Berishës kur ka qenë president, por kjo si jep të drejtë që të mos jetë edhe këshilltar kur është president një tjetër person. Rusmaili votoi pro kërkesës së kanditatëve të PD, ai doli kundër anëtarëve të KAS dhe votoi pro numërimit të votave', tha ai. .
Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të ishin të bashkuara dhe jo të rivalizonin njëra-tjetrën.
Partitë e reja kanë arritur që të fusin nga një deputet në Kuvend. Gjithë elektorati gri kërkonte një opozitë të re vetëm ata kishin urrejtje ndaj njëri- tjetrit dhe më shumë sfidonin njëra- tjetrën sesa donin që të rrëzonin Ramën ose Berishën. Dhe këtë e kuptuan me vonesë, ose nuk donin që ta kuptonin. Unë kam qenë mbështetës i partive të reja gjithmonë, por ato duhet që të shfrytëzonin momentin. Në këto zgjedhje u shkri PL, që kishte 19 deputet në zgjedhjet e kaluara, u shkri PDIU që kishte 5 deputë, u shkri Lulzim Basha që ka qenë edhe kandidatë për kryeministër dhe sot nuk ekziston më. Një parti e re duhet që të shfrytëzojë momentin’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar me ironi interpretimet e opozitës mbi urimin e Ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se mesazhi i ambasadës amerikane ishte urim dhe jo, siç e paraqet PD, një “ngushëllim për dështimin e zgjedhjeve”.
‘Mesazhi i SHBA ishte ndryshe nga ai i BE. Nëse BE legjitimoi zgjedhjet dhe uroi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, SHBA kanë një qasje tjetër dhe është si pasojë e një lobimi të fuqishëm që ka bërë PD. Për 4 ditë rresht demokratët thanë që SHBA nuk po njeh zgjedhjet dhe SHBA dërgoi një mesazh urimi. Ka shumë që thonë uroi popullin, po dhe e uroi për zgjedhjet, ishte urim dhe jo ngushëllim. Partneriteti nuk është me opozitën është me qeverinë. Në gjithë zgjedhjet në Europë SHBA, kanë thënë mesazhe duke thënë kundër kujt janë dhe pro kujt janë, kanë bërë thirrje mos votoni Albin Kurti, kurse në Shqipëri nuk kanë ndërhyrë', tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet e kandidatve të saj.
Ai theksoi se pretendimi i Berishës për devijimin e 300 mijë votave është një fyerje për qytetarët shqiptarë.
'Diplomatët u habitën që PD bashkoi votata me PS kundër hapjes kutive për vjedhjet e kandidatve të saj. Një nga pretenidmet e PD është treni bullgar dhe kjo ndodh kur një votues merr një fletë votimi dhe e plotëson në sytë e atij që të jep lekët më pas hyn në qendrën e votimit merr fletën bosh, futet tek pjesa ku votohet dhe pastaj kur del në kuti ai hedh fletën që kishte të plotësuar dhe atë që ishte bosh e fut në xhep. Në konceptin e Berishën do të thotë se u devijuan 300 mijë vota, dhe kjo është një fyerje për shqiptarët që paskan shitur votën për 50 euro. Nëse atij i janë shitur aq njerëz, me çfarë të drejtë i kërkon shtetit zgjedhje të lira kur të janë shitur', tha ai.
Komente
