Juristi Kreshnik Spahiu e sheh me pozitivitet protestat kur kanë qëllime të drejta, por edhe që vendi të mos kalojë në arrogancë pushteti.
Por ai shpjegon se protestat e opozitës kanë dhënë produkt vetëm për PD-në në afat të shkurtër ku Berisha mori vulën e partisë, por në afat të gjatë, atë elektoral, ai e sheh opozitën të humbur.
Juristi mendon se dyshja Rama-Berisha kanë interesa nga kjo lojë politike dhe protestash që bëhet, duke shfaktorizuar partitë e vogla opozitare, partitë e reja dhe duke e menaxhuar vetë pushtetin politik.
“Shqipëria i ka të nevojshme protestat, kush mendon se janë të dëmshme, e kanë gabim. Shqipëria është e brishtë, çdo pushtet ka arrogancën brenda vetes, ndaj edhe protestat janë të nevojshme. Kemi disa çështje, si protesta, vota e diasporës, faktori ndërkombëtar dhe SHBA-të, si dhe zgjedhjet në Kosovë, si zhvillime aktuale. Administrata Trump po kërkon të vendos një rend të ri botëror dhe po ndërhyn kudo ku ka zgjedhje. Ne duhet të ndajmë mendjen nëse jemi Trumpistë apo jo. Për Gjermaninë dhe shtetet e tjera thanë mirë bëri që ndërhyri, kurse për Kosovën këta Trumpistë thanë është gabim. Do ndërhyjë edhe më 11 Maj politika amerikane në Shqipëri, por nuk e dimë se çfarë do ndodhë, askush nuk e di se çfarë ka në mendje Trump. Nuk mendoj se Trump ka në mendje gjithë kohën Shqipërinë, por mendoj se mund të jetë një ambasador, një njeri i afërt i tij apo i familjes. Unë po përpiqem që të mbaj të njëjtën linjë në lidhje me lëvizjet e Trump, sepse mund të ndodhë të jemi edhe antagonistë”, tha analisti në Report TV.
Ai mendon se ky polarizim është projekt i dyshes Rama-Berisha. Spahiu mendon se për Berishën ky është treni i fundit dhe shansi që ai ka që t’i hiqet non grata është që presidenti Trump t’ua heqë të gjithë personave të tjerë në të gjithë globin dhe jo për një person të vetëm.
“Protesta është e PD-së, dhe objektivat e saj janë krejt të tjera. Objektivat afatshkurtra janë realizuar, afatgjatë jo. Afatgjatë janë ato elektorale që janë të pamundura, afatshkurtër është çështja e vulës së partisë që mori Sali Berisha, duke mënjanuar edhe partitë e vogla opozitare, i ka shfaktorizuar
“Gjithë ky polarizim është skemë e Ramës dhe Berishës, deja-vu, polarizojnë konfliktin e tyre para zgjedhjeve, zhvillojnë protesta dhe antagonizmin për të defaktorizuar partitë e reja dhe ia kanë arritur qëllimit. Ata të çmontojnë, votuesi shqiptar do të jetë protagonist që vota të mos i shkoj dëm, pra do që të shkojë vota aty ku ka mbështetje apo që të mos shkojë dëm, çështje vektorësh dhe interesash. Këto dhe sondazhet apo faktori ndërkombëtar, e kur vijnë këto ti je një hiç. Vë bast se Trump një njeriu nuk ia heq non gratën, ai mund t’ia heqë të gjithë globit po. Berisha ka luftën e fundit 11 Majin, çështja nuk është non grata e tij dhe familjes, mendoj se është treni i fundit për të kapur linjën e pushtetit, të tjerat nuk kanë më interes pas 11 Majit”.
Në prizmin ligjor, juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Report Tv se vota e Diasporës nuk mund të pengohet, pavarësisht se kërkohet që ajo të dështojë.
Kjo votë mund të jetë vendimtare dhe i tremb partitë e mëdha, por ato kanë infrastrukturën për ta kontrolluar atë dhe analizuar 2 muaj para zgjedhjeve kur të përfundojë regjistrimi zyrtar më 4 Mars.
Spahiu parashikon edhe lëvizjen e patronazhistëve për të bindur ata që nuk janë emigrantë votues të partisë së tyre. Por për analistin, vota e emigrantëve do vijë nga zgjedhjet në zgjedhje dhe do sjellë rotacione në të ardhmen.
“Nëse këto ndryshime nuk gjejnë konsensusin e dy partive, përsëri ekziston kuadri ligjor, ua njeh të drejtën e votës së emigrantëve. Nëse nuk votohen këto ndryshime, kjo nuk i zhbën të gjitha regjistrimet e deritanishme dhe do avancojnë me këta që janë regjistruar. Vota e emigrantëve do jetë determinante në këto zgjedhje dhe në të ardhshme, ku numri do vijë duke u rritur. Parashikoj se regjistrimet dhe votimet vijnë me rritje dhe më e madhja do jetë kur të ndjehet rotacioni politik. Sikurse edhe rasti Albin Kurtit ku mori 90% të votës së diasporës dhe i dhanë qeverisje i vetëm. Por ky proces është në rrezik, sepse ka shkelje mënyra e votimit, manipulimi, votimi kolektiv. Vota e diasporës këtë herë mendoj se do prishi edhe interesin për zgjedhjet”, shpjegon Spahiu.
Më tej ai shpjegon edhe se si veprojnë strukturat partiake dhe për çfarë do luftohet pas 4 Marsit. Spahiu thotë se rezultati i zgjedhjeve mësohet javët e para të muajit Mars, teksa parashikon që të ketë të paktën 190 mijë të regjistruar me këtë trend.
“Partitë politike sot nuk janë ato të para 20 viteve, elektorati shqiptar është i vogël. Partitë e dinë se 90% e këtyre votuesve se të kujt janë. Rezultati i zgjedhjeve del ditët e para të Marsit, sepse nuk del më 11 Maj. Por sa të dali lista e personave të diasporës, do shkojnë të analizojnë emrat se për kë votojnë ata dhe të bëjnë llogaritë. Këto 190 mijë vota do orientojnë trendin politik të 11 Majit, se do merret vesh se sa përqind janë të njërës dhe tjetrës dhe në varësi të saj do shihet nëse do ketë garë konkurruese apo është përcaktuar fituesi”, shprehet juristi.
Ndërsa në fund analizon edhe mënyrën se si menaxhon votën partia në pushtet, teksa nuk ndan mendim të njëjtë me një nga të ftuarit në panel, se do shtyhen zgjedhjet.
“PS ka strukturë të frikshme të patronazhimit të votës, ata do shkojnë kudo ku nuk janë votat e tyre. Pra do shkojnë dy muaj tek votuesi për t’i bindur dy muaj me radhë. Do jenë edhe racional te lekët, do i kursejnë lekët për votat që nuk dinë. Unë mendoj se zgjedhjet nuk shtyhen”, përfundon Spahiu.
Juristi Kreshnik Spahiu shpjegon se kujt qëllimi i shërbejnë protestat, teksa analizon se përqindjet sipas sondazheve për zgjedhjet, pavarësisht marzhit, tashmë janë të njohura dhe nuk mund të ndodhë përmbysja e rezultatit.
“Protesta është e PD-së, dhe objektivat e saj janë krejt të tjera. Objektivat afatshkurtra janë realizuar, afatgjatë jo. Afatgjatë janë ato elektorale që janë të pamundura, afatshkurtër është çështja e vulës së partisë që mori Sali Berisha, duke mënjanuar edhe partitë e vogla opozitare, i ka shfaktorizuar. Nuk mbaj mend që PD të ketë bërë protestë te kryeministria prej një viti. Partitë e reja ose janë kapur, janë të dikujt prej këtyre, ose nuk kanë mundësi. Ka disa sondazhe që janë të përafërta, me PS që është e para por s’e kalon 50%. Kemi PD që shkon deri te 30%, prirjet janë këto, është e vështirë që rezultatet të përmbysen. Sondazhi tjetër është që partitë e reja vijnë në rudhje dhe jo në rritje. Kanë arritur në 6% e më pak, kjo vetëm 4 muaj nga zgjedhjet”, thotë Spahiu.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)