'Spastrimet' e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.
Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.
Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një "betejë të ashpër" ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.
Koçi thekson se mbështetja për nismën e Ramës nuk është thjesht politike: “Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën më të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ia ul legjitimitetin”, ndërsa përmend edhe aferën 5D me drejtorët në Bashkinë e Tiranës.
“Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata! Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore. Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.
Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.
Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/
Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.
Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta "socialistët" e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”, shkruan Petro Koçi.
Lajm në përditësim...
Komente

Shkoni tek inspektoriati shteteror i mbikqyrjes tregut , shikoni çfare bejn inspektoret tek verifikimet e programeve elektronike
PërgjigjuPo shume te drejt ke o Petro te nderrohe te gjithe. Se janbrre si shoku Sotir te Edhe ashtu edhe keshtu qe nga kori shkonte drejtor teatri dhe anasjelltas dhe keta shko nga pastrimi te gjelberimi nga bordi kullimit te punet publike ka 20 vjet qe jan nje grup i vogel emrash qe nderrohen me njeri tjetrin dhe qyteti cop cop qe nga pastrimi qe nuk del dot ne darke se bie era kalbesire dhe deri te hspesirat publike we jan zaptuar nga tavolinat lokaleve e ske ku kalo ecderi te rruga e sheqit ku cfo nate behen gara me makina
PërgjigjuBrunilda Dhami me Gazmiren e DRAPit ne Fier cfare nuk benè ne urdherat e Vilma Bellos.E shkaterruan arsimin
PërgjigjuPlotsisht dakord me z.Petro Koci. Shtoj se turpi i shtetit shqiptare eshte hipoteka e Fierit, punonjes te pa pergjegjeshm per detyrat qe kane. Nje aplikim per ndrrim destinacioni nuk dihet kur behet. Pastrimi i hipotekes nga punonjes qe paguhen mire e punojne kuder shtetit me mos kryerjen e detyrave ditore eshte nevoje urgjente per te rritur besimin tek shteti qe duam.Nuk eshte Shqperia qe duam me keto parazite.Do te punoja falas 2-3 muaj ne kete istitucion per te vendosur figuren e shtetit. Ndryshim dhe vetem ndryshim, lufte te pa meshirshme kunder korrupsionit e gangove te partive politike qe kane zene zyrat e shtetit. Fm.
PërgjigjuPo pse more Petro, prite derisa te flase udheheqesi suprem? Ke kaq legjislatura qe je deputet, pervec “ofiqeve” ne ekzekutiv! Kuptoj pavaresine e pushtetit vendor, por te ngrije zerin kunder korrupsionit ne bashkine e Fierit, nuk ta ka ndaluar njeri! Vaxhdoji me “lepe-peqe” se e keni te siguruar karrigen. Burreca!
PërgjigjuO mbret, shko nje xhiro nga inspektoriati mbikqyres se tregut se cfare gjobash nen dore venfos per programet kompiuterike, si taksidar marrin leke dhe zhduken
PërgjigjuPo re Pietro poo se ti e ndrite kur ishe drejtor Albetroli edhe gjith postet që mbajtur keto 30 vite.Tii bashk me xhaxhi Baton Baftjar zeqaj që rrri gjith ditën me luftar Pajën.Po tii mesues anglishte je bashk me teta Netën Antoneta dhima që sa her vjen në fshat ikën gjyshi se vetëm raki do teta neta.Jua bën mir aiii I gjatii apo harrove si u shkarkua shoku jot Baftjar zeqja që ja futii me tel.kokës aiii i gjatii??Ik o Pietro ku ishe tiii Kur bëri globin me hekura sheshi piaza në mes fierit??Edhe Un hoq.Ik o Pietro Boll hëngee sa mësuesa anglishtje ka në gjith vëndin??Iku koha Juaj jua bën mir aiii I gjatii ty Pandit vetëm ai ka ngelur Braçja.Ai është më negativi.Ik o Pietro ka plot para teje për kryestar bashkie aiii Sokrat ikonomi shoku yt u plak në bashki.Ske faj vap e madhe mosha moshë.
PërgjigjuO llaqi po ca ke me petron se te verteten tha qe komanden ne bashki e ben ben qimi.Po kurvicke armandos adela hyseni nje bushter qe bllokoj lejet e ndertimit.Po ashk e fierit me te korruptuarit e shqiperi.fallsifikatoret me te medhenj ne shqiper.Te gjitha ato qe tha petro ne 2021 ishin te verteta se harrova sulmoj dhe kryete korruptuarin Ervin zhabziun