Pas 12 viteve pushtet, me 3 mandate të fituara, 2 prej të cilave me “timonin” krejtësisht në kontroll të tij, Edi Rama u kërkoi qytetarëve ta besojnë edhe njëherë si shofer të zotë, me premtimin se këtë herë do t’i japë gaz për BE.
“Për ne sot këtu, nis e përpjeta e fundit të Europës. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën", tha Rama në hapjen e fushatës.
Në qendër të fushatës 30 ditore, ishte vet kryesocialsiti Rama, madje edhe slogani i këtyre zgjedhjeve për herë të parë mbante emrin e tij: Shqipëria në BE, vetëm me Edin dhe PS-në.
PS u zhvesh plotësisht nga ngjyrat dhe logot e saj, asnjë simbol dhe asnjë flamur partie në 30 ditë fushate. Element i mirëstudiuar për të mbështetur retorikën e Edi Ramës në këto zgjedhje, që votën e kërkoi përtej të majtës.
“Vota përtej së majtës, duhet të bëhemi bashkë për një moment historik”, shprehej Rama.
Sipas sondazheve të brendshme të PS, 56% të mbështetjes partia e gëzon prej grave. Për këtë Rama i dha një fokus të veçantë këtij fakti. Gjithnjë sipas mënyrës së tij, provokative.
Një vend jo të vogël, i kushtoi kundërshtarëve të tij të vjetër.
Ironisë dhe statirës që Rama përdori për Sali Berishën iu bashkëngjitën edhe elementë folklorikë.
Rama nuk i kurseu as partitë dhe figurat e reja të shfaqura në skenën politike.
“Janë si ndjesë pastë LSI-ja”, do të shprehej kreu i PS-së.
Dhe këtë herë, si kurrë më parë, basti i vënë prej tij është më i larti: 78 mandate
Komente
