Sociale

Video bën xhiron e rrjetit! Një balenë në Karaburun? Peshkatari: U takon specialistëve ta përcaktojnë

6 Shtator, 12:20| Përditesimi: 6 Shtator, 18:48

  • Share

Një specie e rrallë, që ngjan me balenën, është parë në Gjirin e Vlorës por për peshkatarin e njohur, Sherif Dyrmishi mund të jetë thjesht një peshkaqen. Sipas tij, është e pamundur që balenat të qëndrojnë në ujëra të cekëta.

***

Një video 7-sekondëshe ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale, mbi praninë e një specie të rrallë që noton në ujërat tona, ndërmjet Pashalimanit dhe Karaburunit.

Peshkatarët që e kanë filmuar dëgjohen të thonë në video se është balenë ose orkë... Por ndërkohë nuk përjashtohet mundësia të jetë një delfin i madh apo një peshkaqen?!

“Nuk e citoj dot nëse ka qenë balenë ose një specie tjetër detare që lihet në një pikëpyetje. Madhësia e saj dhe të tjerat krijojnë idenë e një balene në një pamje të parë. Por u takon specialistëve ta përcaktojnë se çfarë ka qenë”.

Për Sherif Dyrmishin, peshkatar me eksperiencë 20-vjeçare, vizitorët më të shpeshtë janë delfinët dhe peshkaqenët, të cilët ai vetë i ka parë gjatë peshkimit në Gjirin e Vlorës.

“Kjo zonë gjithmonë ka qenë e frekuentuar nga specie të ndryshme detare. Ndryshimi klimatik është shumë i madh. Është evidente, 1-2 gradë më lart temperaturat e ujit që shumë vite më përpara kolegë tanë kanë arritur kanë gjetur dhe një peshkaqen të bardhë, ishte rreth 2 kuintal, dhe në fund i përdorën dhëmbët për hajmali”.

Në rastin konkret, Dyrmishi thotë se për nga madhësia të krijon idenë e një balene, por sigurisht kjo është e pamundur të përcaktohet pa një pamje të qartë të saj. Ndaj nuk përjashton mundësinë e një peshkaqeni, pasi balenat nuk qëndrojnë në ujëra të cekëta, 50 metra.

“Balenat nuk lundrojnë në më pak se 50 metra ujë, nuk arrijnë që të hyjnë në ujëra të cekëta. Kroacia ka një peshkaqen tipik, i thonë ‘peshkaqeni engjëll’ dhe ai ngjan me një balenë, ushqehet me plantone, është efekt turistik sepse rri shumë mbi ujë, si në rastin konkret që është parë”.

Të gjithë këto janë hipoteza, sepse ende s’ka të dhëna konkrete nga specialistët, që dëshmojnë praninë e balenave në ujërat tona, as si vizitorë.

V.GJ /K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/09/2025 02:39

    Kush tha qe balenat nuk afrohen ne ceketina? A nuk ka patur plot raste ne bote kur grupe balenash te corientuara kane ngecur ne plazhe?! Ne mos gaboj ka ndodhur dhe ne Shqiperi nje here.Gjykuar nga menyra si leviz e ngjyra, ky nuk eshte peshkaqen.Ka shume mundesi te jete orca.Ato jane me te medhenj se delfinet,por pak me te vogla se balenat,levizjen e bejne si delfinet.Sa per dijeni,peshkaqenet jane specie te mbrojtura,gjuetia e tyre eshte e ndaluar,por ka vende si Kina qe bejne gjueti ilegale te tyre.Peshkatari thote qe u kap nga koleget e tij nje peshkaqen i bardhe,tregon dhe qe dhembet ja perdoren per hajmali.Si ja morren,e vrane ?!

    Përgjigju
  • Lacus labeatea: 06/09/2025 17:59

    Leviathan - labiatan eshte ndoshta bisha e deteve me origjin mitologjike nga lacus Labiatan?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?