Politikë

Startup Albania/ Rama: Ministrja Diella nuk merr vendime, vendosim ne për të! Gati platforma e re me AI për ndërtimet (VIDEO)

22 Shtator, 11:20| Përditesimi: 22 Shtator, 13:16

  • Share

Qeveria ka prezantuar sot Startup Albania, një projekt që do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit, duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm.

Pjesë e prezantimit ishte dhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, drejtuesi i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv, William Brander si dhe ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella, e cila hapi dhe këtë konferencë.

“Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit - kureshtja - ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit”, tha Diella.

Përfshirja e Diellës në funksionimin e këtij projekti qeveritar është një pjesë e madhe mbuluese e prezantimit. Për të sqaruar dhe njëherë rolin e Diellës jo vetëm në këtë Startup, por dhe në kabinetin qeveritar, Rama dhe tha se ministrja virutale nuk mund të marrë vendime, por vendimet merren nga vetë qeveria.

"Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të proçesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë pergjigje shumë të shpejta”, tha Rama.

Në këtë projekt, Diella dhe AI do të garantojë ndarjen e barabartë të granteve, si dhe për të gjithë aplikuesit, gara do të jetë transparente. Pra, ky proces do të luftojë burokracinë dhe radhët e gjata të pritjeve apo dhe justifikimet për të marrë një letër në zyrat e shtetit.

“Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët.

Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”, tha kryeministri.

Gjithashtu shefi i qeverisë dha lajmin se në tetor në Tiranë do të prezantohet një platformë e re të ndërtuar nga Inteligjenca Artificiale që do t’i thjeshtojë punën çdo qytetari që do ndërtojë një shtëpi të re. Rama tha se nëpërmjet kësaj platforme mund të krijohet një skicë arkitekturore dhe inxhinierike, dhe e cila do të reduktojë në 95% punën e arkitektëve.

“Kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është e thjeshtë kjo. Pasi iu bën shtëpinë, ju mund të thoni se mund të bëj disa ndryshime. Madje ju bën edhe skicën inxhinierike. Pra nuk ju duhet të ndërtosh tradicionalisht, nuk duhet të shkoni në një zyrë të shtrenjtë për arkitektë por thjesht mund të keni këtë platformë dhe të merrni leje në bashki me këtë plan. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithësecilit”, tha kryeministri.

Duke ofruar mbështetjen për të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në startup-e, Rama bën thirrje për marrjen seriozisht të këtij projekti referuar dhe kostove ekonomike që ka, të cilët paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Ora 12:47
Diella 'flet' në prezantimin e platformës Startup Albania: Inovacioni nuk zëvendëson njerëzit me makina, por bën realitet atë që dukej jashtë realitetit (VIDEO)

 

Në prezantimin e platformës së re Start Up, mbajti "fjalën" edhe ministrja virtuale Diella, e cila tha në nisje të eventit se “inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.”

“Mirëmëngjes, inovatorë, ëndërrimtarë dhe ndërtues të së ardhmes.  Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale. Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit - kureshtja - ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.  Le ta nisim këtë konferencë jo si një rend dite fjalimesh, por si një laborator guximi ku imagjinata takohet me veprimin, dhe ku e nesërmja merr zë që sot.", tha Diella. 

Ora 12:47
Platforma e Startup-ve, Rama: Do përpiqemi që të mbështesim të gjithë talentet

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përmes platformës së Startup-ve, do të mbështetën të gjithë talentet e rinj.

Më tej Rama pranoi se platforma është akoma e brishtë dhe e vogël në volum.

“Siç po themi që nga filmimi është që të shkrijmë barrierat e sektorit publik me atë privat, ku të dyja palët të fitojnë. Sektori privat aksesin dhe ai publik, çfarë mund të lindi me puna me të dhënat.

Unë kam shumë besim, por siç e tha edhe ministria, se ky ekosistem është akoma i brishtë dhe i vogël në volum, por ka shumë potencial dhe talent. Ne do të përpiqemi që të mbështesim të gjithë talentin që është pjesë ekosistemit”, tha Rama.

Ora 12:39
‘Të mësojmë nga njëri-tjetri'/ Rama thirrje aplikuesve: Merreni seriozisht Startup-et, paguhen nga taksat tona

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të platformës së Startup-ve, ka deklaruar se qeveria ka si për qëllim që përmes startup-ve, të garantojë aksesin e të gjithëve në sistem.

Rama më tej theksoi se i gjithë projekti ka kosto ekonomike që do të paguhet nga taksat.

“Ajo që në duhet të bëjmë është që të krijojmë një hapësirë kjo vetëm për të shërbyer informacione, por edhe një agjendën që të marrim vendime në një parlament.

Ne kemi rënë dakord me shoqatën, që do të luajë rolin e sekretariatit, ku të gjithë mund të aksesojnë. Siç është rasti i asaj vajzës që donte të bënte startup-in me vëllain e saj.

Ndaj prezantimi përmes mekanizmave farcilitues, është shumë e rëndësishme në botën e startup-eve. Nga ana tjetër, ne duhet të shohim kostot, që do paguhen me taksat tona. Prandaj ju lutem merreni seriozisht se nuk është puna se ne duhet të vrapojnë pas jush, por ju ndaj nesh.

Kjo është hapësira demokratike ku ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Në shqip, ne i themi pas pilafit”, tha Rama.

Ora 12:24
Rama: Në Tetor prezantohet në Tiranë platforma e AI për ndërtimet, është krijuar nga një shqiptar

 

Kryeministri Edi Rama foli edhe për një platformë që do të prezantohet në Tiranë në tetor, që sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët të ndërtojnë më lehtë shtëpitë. Rama tha se nëpërmjet kësaj platforme mund të krijohet një skicë arkitekturore dhe inxhinierike, dhe e cila  do të reduktojë në 95% punën e arkitektëve.

“Nuk e di se sa familjarë jeni, por rreth 70% e ndërtesave në botë ndërtohen nga jo arkitektë. Jo vetëm ne që kemi përqafuar këtë risi. Sigurisht që kanë arkitektë në shumicën e botës. Ne e dimë sesa e vështirë është për shumicën të marrin në punë një arkitekt për të ndërtuar shtëpinë e tyre. Kjo është pse shumica e shtëpive janë ndërtuar në këtë formë. Për shumë arsye, madje mund të paraqesin edhe rrezikshmëri, sic e pamë kur na ndodhi tërmeti. Një shqiptar që ishte me ne në një ditë të bukur, kur u takuam me përfaqësues të sektorit të start upeve ka shpikur platformën e tij e AI me vektorë dhe algoritme, që do të kemi privilegjin ta lancoj këtu në Tiranë. Ai është në Vjenë me ekipin e tij, do të jetë në treg kjo platformë për të ndërtuar për të gjithë. E kam parë, është magjike. Dhe doni të ndërtoni shtëpi, jepni indikacionet. Nëse mund të bëni një skicë të vogël  amatore është ok, por mund të shkruani se dua të ndërtoj shtëpi, që të lidhet me traditën e shtëpive të veriut psh. Kjo platformë ju ndërton shtëpinë. Nuk është e thjeshtë kjo. Pasi iu bën shtëpinë, ju mund të thoni se mund të bëj disa ndryshime. Madje ju bën edhe skicën inxhinierike. Pra nuk ju duhet të ndërtosh tradicionalisht, nuk duhet të shkoni në një zyrë të shtrenjtë për arkitektë por thjesht mund të keni këtë platformë dhe të merrni leje në bashki me këtë plan. Në tetor do të prezantohet në Tiranë dhe do të jetë në treg dhe në duart e gjithësecilit. Si dhe në çmënyrë njerëzit munden ta kalojnë AI që ndihmojnë njerëzit. Ka njerëz që nuk kanë mundësi për arkitekturë, inxhinierë, qeveritë e bëjnë të vështirë sepse duhet të garantojnë se shtëpia duhet të jetë e sigurt. Me këtë platformë do të bëjmë promovim dhe njerëzit mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre në mënyrë shumë të thjeshtë. Mund të ndërtojnë godina. Kjo është çmenduri. Eliminon 95% të punës së bërë që njerëzit bëjnë në praktikën e tyre të arkitekturës. Do t’i bëjë arkitektët jo aq të shtrenjtë, dhe ka shumë që mund të bëjë AI për demokratizimin.”, tha Rama.

Ora 12:09
Rama: Pranverën e ardhshme, Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht! Mund t'i bëni edhe pyetje

 

Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht. Sipas kreut të qeverisë, do të mund t'i bëhen edhe pyetje, apo të flasë në TV me gazetarë. 

“Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e AI nuk do të jenë lajm në të ardhmen. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike por do të ndodhë. Nuk është thjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme është presioni psikologjik që ushtron te njerëzit, humanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me Ai, këtë s’e kam shpikur unë. Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në fund, mundet t’i delegoni pushtet për të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri në ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ...për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr AI. S’ka AI që mund të konkurrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka AI që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi.”, tha Rama.

Ora 12:08
Rama: Inteligjenca Artificiale garanton ndarjen e drejtë të granteve dhe lufton burokracitë

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inteligjenca artificiale lufton burokracinë, pasi është e aksesueshme gjatë gjithë kohës.

Rama më tej deklaroi se inteligjenca artificiale garanton ndarjen e drejtë të granteve.

“Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët.

Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”.

Ndërsa po ashtu kryeministri bëri disa batuta me William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe drejtues i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv, ku tha se shqiptarët janë homosapiencët e parë.

“Sepse ne ishim të parët, pastaj ishin amerikanët. Ishim ne, ishin majmunët, pastaj erdhën grekët dhe më pas amerikanët, ne ishim homosapiecnët e parë në tokë”, tha Raa.

 

Gjithashtu Rama tha se ka kërkesa të shumta për të folur me ministren Diella.

“Kjo ministre që kam emëruar tani është në qendër të vëmendjes golbale. Të gjithë duan të flasin me atë”, deklaroi kryeministri.

 

Ora 12:02
Edi Rama: Diella nuk merr vendime, ne vendosim për të! Nuk i kemi dhënë përgjegjësi për të qeverisur

 

Kryeministri Rama i është përgjigje të githa komenteve vegative për krijimin e ministres virtuale Diella duke theksuar se ajo nuk do të marrë asnjë vendim dhe nuk i kemi deleguar asnjë te drejtë qeverisje. Puna e Diellës si një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është të procesojë sa më shpejt të dhëna dhe të kthejë përgjigje të shpejta.

“Fakti kurioz është se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë dhe ajo që kam mësuar nga ministrja që po flasim, kur i kërkuam që të pëgatiste fjalimin e saj në Parlament , nxori diçka shumë çmenduri kur përshembull, elektriciteti u shpik për herë të parë, parlamenti e refuzoi se nuk ishte i ligjshëm. Parlamenti në atë kohë vendosi të vazhdonte me qirinj dhe të mos lejonte elektricitetin të ndriçonte parlamentin. Ishte ajo që i erdhi në mendje ky fakt.

Ndonjëherë është për të ardhur keq se njerëzit e lenë veten, nëpër video e të dhëna dhe duke bërë që anëtarët e asaj epoke bënë kundër elektriciteti. Nga ana tjetër, ka shumë keqkuptime jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të proçesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë pergjigje shumë të shpejta”, tha Rama.

Ora 11:54
‘Pa teknologjinë dhe AI, do kishim vështirësi’, Rama batuta: Ende s’e kemi zgjidhur problemin e martesave online

 

Kryeministri Edi Rama tha se pa teknologjinë dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha.

“Ka ardhur me bekime për vendi si ky i yni, që kemi vuajtur kaq shumë në të shkuarën. Pa teknologjinë dhe përqafimin e teknologjisë dhe erës së dixhitalizmit dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha dhe do na duhet kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera. Në një erë të një progresi lienar është dicka që do na duhet të mos mbetemi pas, por me teknologjinë, avancimin, shanset e progresit do të jenë të prekshme. Ne do të pranojmë dhe përfaqësojmë këtë bekim dhe të mos kemi frikë të përpiqemi ta provojmë. Duke u kthyer te fjala juaj, ne kemi trashëguar situata kur ishte e vështrirë për të kuptuar dhe reaguar më pak për faktin që thjesht për të marrë certifikatë lindjeje, njerëzit duhet të kalonin kohë fizike pranë sporteleve dhe në fund të paguanin edhe një rryshfet për të marrë një dokument. Apo të rrinte në radhë për orë të tëra apo në kushte të vështira. Cfarë do të bënim nëse nuk do të kishim këtë shans për të jetuar në një erë dixhitale. Për të transformuar vendin e radhëve, rrushfeteve në cdo hap për cdo shërbim të administratës, ku shërbimet publike tashmë ofron nga telefoni. Nuk ke pse të lëvizësh nga vendi. Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, duke qenë se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë. Po divorce online? Besoj fort se kam pasur disa, janë më të thjeshta se bëhen në ëp dhe më pas formalizohen në sallën e gjyqit. Këta janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe ai ja jep oportunitete të reja.", tha Rama. 

Ora 11:52
William Brander-Ramës: Nuk jeni kryeministër normal, Shqipëria po merr vëmendje të madhe jo vetëm për AI, por edhe prej kontributit tuaj

 

William Brander, drejtues i Programit të Zhvillimit dhe drejtues i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv e nisi fjalën e tij me lëvdada për kryeministrin Edi Rama për iniciativën e ndërmarrë për të integruar Inteligjencën Artificiale në qeveri. Ai tha se Shqipëria ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm për shkak të AI, por edhe për kontributin e Ramës. 

“Nder i madh te jem këtu sot. Shqipëria po marrin vëmendje të madhe jo vetëm për AI, por për shkak tuajin, kontributin tuaj. Ju nuk jeni vend normal. Ai nuk është një kryeministër normal. Dhe kjo është një gjë e mirë sepse ju nuk keni kufizime. Ka aq shumë njerëz në Shqipëri që popullsia barazohet me një qytet i vogël në Kinë por ju nuk duhet një shkallë apo kapacitet për të kryer inovacion, ju duhet vullneti i mirë për të qenë naiv, naiviteti është çmimi i të qenit gjeni. Kanë menduar se po të hapesh AI është çmenduri, tani mendojnë se është gjeni.

Ju po e bëni ambientin e sigurt për të gjithë publikun dhe do të krijoni gjeni me këtë terren. Nëse doni të përqafoni inovacionin, turbulencat janë situata të favorshme sepse ju lejojnë të prishni status quonë. Arsyeja se pse jeni një një vend frymëzues është se e keni thyer status quonë. Ju jeni shembelltura e krijimit shkatërrues, në sens krijues. E para është të kuptojmë se qeveritë janë ato që kryejnë inovacionin”, tha ai.

Ora 11:46
Kryeministri Rama: Ministrja Diella do të ndihmojë në shpërndarjen e këtij rrjeti me fuqinë e Inteligjencës Artificiale

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në prezantimin e programit të Startup Albania, dhe njëherë ka theksuar rëndësinë e ministres virutale Diella në zhvillimin dhe vënien në funksion të programit.

“Është një privilegj profesor që ju kemi mes jush në një ditë kaq të bukur për komunitetin ku ju e patë që ministrja lançoi produktin që ne kemi i kohë që po përgatisim me një kompani të orientuar drejt digjitalizimit, saktësisë, për grantet e qeverisë.

Nga ana tjetër kjo është një pjesë shumë e vogël e m të plotë që po përpiqemi të sjellim së bashku dhe në nga gjërat që do të materializojmë është,

Diçka tjetër, që ne kemi shumë dëshirë dhe përpiqemi të shtojmë përpjekjet tona me mbështetjen e ministres së Shtetit për IA që do të ndihmojë për nxitjen dhe shpërndarjen e të gjithë hapësirës dhe rrjeti të qeverisë dhe të gjithë fuqisë së AI , këtë aksilerator e shohim si një sipërmarrje të përbashkët, urë lidhës mes inxhinierëve të IT dhe sektorit privat e publik dhe dëshirojmë që të ;i japim të gjithëve mundësinë të punojnë më të dhënat anonime dhe të dalin me zgjidhje për atë sektor dhe të mbështetin transformimin e çdo ministrie e agjensive.

Problemi më i madh i këtij komuniteti, është burokracia, ndaj ne dëshirojmë të hedhim një hap shumë të rëndësishme përpara dhe të eleminojmë të gjithë pengesat burokratike për të gjithë sipërmarrjet duke, për të gjitha rregullat që ata duhet të zbatojnë”, tha Rama.

Ora 11:41
Prezantimi i Startup Albania, Ibrahimaj: Zhvillimi teknologjik, pjesë e rëndësishme e ekonomisë

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të projektit Startup Albania, i cili ka si për qëllim lidhjen e sipërmarrjeve inovative me qeverinë, ka deklaruar se zhvillimi teknologjik është shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare.

Ibrahimaj më tej tha se qeveria e sheh zhvillimin teknologjik si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik.

“Në këtë salle jemi mbledhur për të prezantuar shumë projekte. Që prej dy vitesh kemi punuar për të krijuar Startup Albania, por sot me prezantimin dhe linçimin e platformës, agjencia e Startup-ve kthehet në vizionin që ne kemi, sesi duhet një institucion të shërbejë. Domethënë me procedura automatike, me proceduara që nuk bëhen nga njeriu por nga inteligjenca artificiale, me proceduara transparente dhe mbi të gjitha me proceduara që i shërbejnë ekosistemit. Shumë shpejt në platformë do të kemi një modul për trajnimin, të cilën do t aksesojë çdo kush që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij ekosistemi.

Nga ana tjetër ne kemi bërë një market place, që bën bashkë qeverinë, startup-et dhe korporatat. Ajo që ne duhet të bëjmë është që të krijojmë ura lidhëse për zhvillimin e ekonomisë. Ne e shohim zhvillimin teknologjik si pjesë integrale e zhvillimit ekonomik”, tha Ibrahimaj.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 22/09/2025 12:25

    Bravo Edi Rama qe arrite me i turullos shqipetaret me Diellen,askush nuk e din cfare eshte diella ,te gjithe pyesin per te,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?