Foto ilustruese

Lifestyle

Studimi: Konsumimi i ushqimit pas orës 20:00 ndikon negativisht në metabolizëm! Përkeqëson edhe cilësinë e gjumit

8 Korrik, 10:29| Përditesimi: 8 Korrik, 10:37

  • Share

Ngrënia vonë në mbrëmje mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, sipas një studimi të ri të publikuar nga Journal of Clinical Endocrinology.

Sipas studiuesve, konsumimi i ushqimit pas orës 20:00 ndikojnë negativisht në metabolizëm, përkeqësojnë cilësinë e gjumit dhe zvogëlojnë përqendrimin gjatë ditës tjetër.

Personat që hanë në orët e vona kanë tendencë të djegin më pak kalori, përjetojnë ndjesi më të forta urie dhe shfaqin rritje të nivelit të insulinës - një kombinim që rrit rrezikun për shtim në peshë dhe zhvillim të diabetit të tipit 2.

Gjithashtu, darkat e vona ndërhyjnë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin, duke e bërë më të vështirë fjetjen dhe rikuperimin fizik gjatë natës.

Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Mjekët këshillojnë që vakti i mbrëmjes të konsumohet brenda orës 19:00 dhe të përbëhet nga ushqime të lehta si:

Peshk i zier ose në furrë

Perime të ziera

Sallata të pasura me proteina

Këto zgjedhje ndihmojnë në tretje më të mirë, balancë hormonale dhe gjumë më cilësor.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?