Kronikë

Stuhia ‘goditi’ vendin një ditë më parë, normalizohet situata në Vlorë

31 Gusht, 07:03| Përditesimi: 31 Gusht, 10:33

  • Share

Një ditë më parë i gjithë territori i vendit u pushtua nga një stuhi e fortë ere, shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Në qytetin bregdetar të Vlorës situata është normalizuar pas përmbytjeve të disa rrugëve kryesore, përfshirë këtu rrugën e Portit dhe rrugën Albano dhe Romina.

Një natë më parë në afërsi të fshatit Xhyherinë gjithashtu në Vlorë, reshjet e dendura të shiut shkaktuan çarjen e kanalit të ujërave të larta, duke rrezikuar përmbytjen e dy banesave dhe një subjekti pularie.

Si pasojë stuhisë 23 persona u paraqitën në spitalin e Traumës me lëndime nga sendet e forta që rrëzoi era. Në disa rrugë të kryeqyteit dhe rretheve u bllokua dhe qarkullimi.

Ndryshimi i papritur i motit solli gjithashtu disa problematika edhe në aeroportin e Rinasit, i cili pezulloi operacionet për rreth 30 minuta.

Një traget turistik i Maqedonisë së veriut, i cili ishte duke udhëtuar nga Shën Naumi në drejtim të Ohrit, u kap në befasi nga stuhia e madhe që përfshiu Juglindjen. I detyruar, trageti udhëtoi në pjesën Shqiptare shumë pranë afër bregut.

Shkëputja e kabujve të energjisë elektrike si pasojë e stuhisë së fortë të erës shkaktoi zjarr në shkurret e ferrat e rrethimit të Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Lajm në përditësim...

 

Ora 09:46
Stuhia këput litarin e tragetit në Vlorë, dëmtohet në krah marinari egjiptian

1756626557_tragetivlore.jpg

Një marinar egjiptian i në trageti të ankoruar në Portin e Vlorës është dëmtuar në krah nga goditja e një litari që u këput si pasojë e motit të keq në ditë më parë.

Marinari 34-vjeçar M.E. pësoi dëmtime të rënda në krah dhe është dërguar në spital, kurse policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Marinari ka qenë duke zgjidhur litarët e tragetit, teksa si pasojë e stuhisë njëri prej litarëve dyshohet se u këput aksidentalisht duke goditur në krah 34-vjeçarin.

“U referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 30.08.2025, shtetasi egjiptian M. E., 34 vjeç, marinar i një trageti, gjatë tentativës për të zgjidhur cimat (litarët), njëra prej tyre dyshohet se është këputur aksidentalisht për shkak të motit të keq dhe si pasojë, ka pësuar dëmtim të rëndë në pjesën e krahut. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Vlorës.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?