Bota

Izraeli kryen valë të re sulmesh ndaj bazave ushtarake në Iran, Teherani lëshon raketa në territorin izraelit! Goditen ndërtesa dhe zyra e Microsoft (VIDEO)

20 Qershor, 07:06| Përditesimi: 20 Qershor, 12:28

  • Share

Tjetër natë me shkëmbime sulmesh mes Izraelit dhe Iranit. Më shumë se 60 avionë luftarakë izraelitë u përfshinë në goditje, duke hedhur 120 municione.

Sipas IDF, objektivat që ata shënjestruan përfshinin disa vende prodhimi industrial të raketave në Teheran që dikur ishin "zemra industriale e Ministrisë së Mbrojtjes iraniane; vende ushtarake që prodhonin komponentë raketash; dhe fabrika që prodhojnë lëndë të para të përdorura për shkrirjen e motorëve të raketave".

Nga sulmet u godit gjithashtu edhe selia e projektit bërthamor SPDN. Irani po ashtu lëshoi disa raket drejt izraelit. Një prej tyre shkaktoi 7 të plagosur dhe dëme të shumta në Beer Sheva, në jug të shtetit hebraik, i goditur dhe gjatë sulmeve të një dite më parë. Një granatë u hodh dje në oborrin e rezidencës së ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, duke shkaktuar dëme të vogla

Sot në Gjenevë do të zhvillohet një takim i Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar me Ministrin iranian Araghchi dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme. Ka ende kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike, sipas britanikut Lammy. Irani ka emëruar një drejtues të ri të inteligjencës për Pasdaran, pas vrasjes së paraardhësit të tij nga Izraeli. 

Presidenti amerikan Trump ka miratuar planet e sulmit, por nuk dëshiron të nxitojë, duke iu druajtur rreziqeve të një misioni të papërfunduar. Sot në 11.00 (ora lokale) ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshillit të sigurisë, për të vlerësuar zhvillimet e fundit. Udhëheqësi Suprem Khamenei në një mesazh të regjistruar kërcënon me pasoja të pariparueshme në rast të një sulmi amerikan.

Lajm në përditësim...

Ora 12:16
Netanyahu: Do ta ndalojmë programin bërthamor të Iranit edhe pa Trumpin

Kreu i qeverisë izraelite duket i vendosur për aksionin ushtarak kundër Iranit. Madje ndalimi i programit bërthamor të Iranit do të bëhet edhe pa SHBA. Kjo është ajo që tha kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu në një intervistë me transmetuesin izraelit Kan. "Objektivi ynë kryesor është të ndalojmë programin bërthamor, të eliminojmë kërcënimin, ndërsa objektivi i dytë është të ndalojmë aftësinë balistike të Iranit. Nëse Trump dëshiron të marrë pjesë apo jo - thotë Netanyahu - është vendimi i tij, ai do të bëjë atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj atë që është më e mira për Izraelin". Shtapia e Bardhë, një ditë më parë njoftoi planin e Donald Trump për përfshirjen ose jo suhtarakisht kundër Iranit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha një ditë më herët se se Presidenti do ta marrë këtë vendim në dy javët e ardhshme. Sipas Trump, ka ende hapësirë për negociata me Iranin.  

 

Ora 10:39
Hrana: Të paktën 657 të vrarë në një javë sulmesh izraelite në Iran, 164 prej tyre ushtarakë

1750056625_20250615T132918Z1266854819RC213FA9JDA4RTRMADP3IRANNUCLEAR1024x683.jpg

Numri i viktimave në një javë sulmesh izraelite në Iran ka shkuar në 657. Mbi 2 mijë janë plagosur.

Kjo shifër bëhet me dije nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (Hrana), një organizatë joqeveritare iraniane e pavarur që merret me të drejtat e njeriut, saktësisht një javë pas fillimit të sulmit. 

OJQ-ja, e cituar nga Iran International, një portal i lidhur me opozitën jashtë vendit me seli në Londër, tregon se jo më shumë se 164 nga të vrarët janë ushtarakë ose anëtarë të forcave të sigurisë, me 263 vdekje të konfirmuara civile dhe 230 të tjerë që duhen identifikuar.

Ora 10:10
Ministri i Jashtëm iranian: Asnjë negociatë me SHBA sa kohë Izraeli sulmon

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thotë se nuk do të ketë negociata me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që sulmet izraelite vazhdojnë. Këtë të premte ai pritet të takohet me tre ministrat e Jashtëm të Britanisë, Gjermanisë dhe Francës.

Ora 08:39
Kërcënon Katz: Hezbollahu duhet të qëndrojë larg luftës

1750401772_israelkatz.webp

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka paralajmëruar udhëheqësin e Hezbollahut, Naim Qassem, të veprojë me kujdes, pasi komenteve se grupi i tij terrorist do të "veprojë siç e sheh të arsyeshme" në përgjigje të luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Iranit.

"Udhëheqësi i Hezbollahut nuk ka mësuar nga paraardhësit e tij dhe po kërcënon të veprojë kundër Izraelit", tha Katz, duke iu referuar ish-kreut të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra nga Izraeli në shtator.

"I sugjeroj përfaqësuesit libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se Izraeli ka humbur durimin me terroristët që e kërcënojnë", shtoi ministri i mbrojtjes, duke paralajmëruar: "Nëse ka terror, nuk do të ketë Hezbollah".

Ora 07:41
Shpërthim në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael, Tel Avivi: Dënojmë fuqimisht sulmin

1750398136_standardcompressed4390751565581b0baf2d4o.jpg

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e enjtes në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael në Herzliya, tha ministria e Jashtme norvegjeze, sipas raportimeve të mediave izraelite.

"Ne kemi qenë në kontakt me ambasadën. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit", tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Mediat lokale raportuan se një granatë u hodh në rezidencë, duke shkaktuar dëme materiale. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dënoi sulmin ndërsa njoftoi se kishte komunikuar me ambasadorin norvegjez Per Egil Selvaag.

"Më parë fola me ambasadorin norvegjez në Izrael, Per Egil Selvaag, në oborrin e të cilit u hodh një granatë sonte në mbrëmje. E dënoj fuqimisht këtë krim të rëndë dhe të rrezikshëm", tha ministri izraelit.

Ora 07:37
Kremlini: Vrasja e Khameneit dhe ndryshimi i regjimit iranian, i papranueshëm! Do të ‘hapte’ kutinë e Pandorës

1748265259_p04q27ct.jpg

Ndryshimi i regjimit në Iran është i papranueshëm dhe vrasja e udhëheqësit suprem të vendit do të hapte “kutinë e Pandorës”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për Sky News.

I pyetur se si do të reagonte Rusia nëse Izraeli, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, do të vriste Ajatollah Ali Khamenein, Peskov theksoi: “Shumë negativisht, ne do ta kundërshtonim fuqimisht atë.”

“Kjo do të çojë në një veprim që vjen nga brenda Iranit. Do të çonte në lindjen e atmosferave ekstremiste në Iran dhe ata që flasin për (vrasjen e Khameneit), duhet ta mbajnë mend këtë.”, tha Peskov.

Ai shtoi gjithashtu se “(ndryshimi i regjimit në Iran) është i paimagjinueshëm. Duhet të jetë i papranueshëm, madje edhe të flasësh për këtë duhet të jetë e papranueshme për të gjithë”.

Komentet vijnë ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të vendosë brenda dy javësh nëse Amerika do t’i bashkohet fushatës ushtarake të Izraelit kundër Teheranit.

Ora 07:35
SHBA-të tërheqin dhjetëra avionë luftarakë nga baza në Katar

1750397772_10000avionetamerikane.jpg

Dhjetëra avionë ushtarakë amerikane janë tërhequr nga pista e njërës prej bazave më të mëdha amerikane në Lindjen e Mesme, e cila do të mbronte pajisjet nga sulmet e mundshme nga Teherani.

Kjo lëvizje në një kohë kur Uashingtoni po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Midis 5 dhe 19 qershorit 2025, baza amerikane e Al Udeid, në Katar, u zbraz pothuajse tërësisht nga avionët e dukshëm, sipas imazheve satelitore nga Planet Labs PBC.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?